Kufijtë e një vendi janë vijë e vërtetë ose imagjinare që hiqet në sipërfaqen e tokës ose të ujit midis pikash të caktuara dhe që ndan territorin e një shteti nga ai i një shteti tjetër.
K. SH. përcaktohet me marrëveshje ndërkombëtare, në të cilat zakonisht marrin pjesë shtetet e interesuara, por ngandonjëherë edhe shtete të tjera.
Në këtë mënyrë janë përcaktuar edhe kufijtë e vendit tonë nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër, me vendimet e 22 marsit 1913 (për kufijtë veriorë e verilindorë) dhe të 10 gushtit 1913 (për kufijtë jugorë e juglindorë), të cilët përbëjnë një nga padrejtësitë më të mëdha të këtij shekulli në Evropë.
Përcaktimi në terren i tyre u bë me dy komisione ndërkombëtare, të cilat rezultatet e punës i fiksuan në Protokollet e Firences të viteve 1913 dhe 1926.
K. SH. i RPS të Shqipërisë tregohet me anën e shenjave të veçanta artificiale ose natyrore, të vendosura mbi sipërfaqen tokësore dhe ujore.
Vijat e hequra pingul (lart dhe poshtë) mbi vijën e kufirit në sipërfaqen tokësore e ujore përbëjnë përkatësisht kufijtë e hapësirës ajrore, të nëntokës dhe të shtratit e të nëntokës së ujërave të brendshme dhe të ujërave territoriale të Shqipërisë.
Gjatësia e K. SH të vendit tonë është 1094 km, nga të cilët 529 km është kufiri me Jugosllavinë, 271 km është kufiri me Greqinë dhe 316 km është kufiri detar.
Territori i vendit tonë është i patjetërsueshëm dhe kufijtë e tij të paprekshëm (neni 87 i Kushtetutës).
d.a. / dita

Shume e kemi share Rusine, por ajo harta e trete eshte propozimi rus…
Ti Nardi je budalla ose antishqiptar. Harta e trete eshte propozimi austro-hungarez. Rusia eshte per t’u share se ka mbrojtur edhe mbron akoma armiqte e Shqiperise. Vdekje armiqve te kombit shqiptar!
“Territori i vendit tonë është i patjetërsueshëm dhe kufijtë e tij të paprekshëm (neni 87 i Kushtetutës).”
or ti që ke shkruar këtë fjali nga kushtetuta,a të ka shkuar në mëndje se mund të ndryshohet dhe se po përpiqen ta tjetërsojnë??
gërku në bashkpunim me politikën shqiptare është gati për të marrë atë pjesë që duket në hartën e parë!!
prandaj mos na shkruani këto brroçkulla por thoni “popull hap sytë se po të coptojnë prapë”!!
Shqiperia e sotme ekziston fale austro-hungaris dhe italise.Ata ne krahun tjeter ishin rusia,greqia,franca,serbia.Turqia duhet te na ndihmoje te rimarrim territoret e humbura.
Botojeni ne faqen kryesore, mos u merni me Babalen tere kohen dhe me biletat e Telebingos