Si u dergj burgjeve komuniste djali i kryeministrit shqiptar

Gazeta Dita

12 korrik 1942, 75 vjet më parë…..

Në bashkinë e Barit kryhej ceremonia e martesës së një çifti të ri. Dhëndëri ishte 27 vjeçar e quhej Petrit Merlika, inxhinier elektrik, i diplomuar në Universitetin e Grenoblit, në Francë.

Nusja quhej Elena Gjika, 22 vjeçare, që prej një viti profesoreshë e letërsisë, gjuhëve klasike e filozofisë në liceun klasik të Barit. Dhëndri ishte djali i parë i Kryeministrit Mustafa Kruja, ndërsa nusja ishte bija jetime e gazetarit atdhetar Sotir Gjika.

Dëshmitarët, nga ana e dhëndrit, ishin ministrat Mark Gjomarkaj e Shuk Gurakuqi, ndërsa nga ana e nuses ish konsulli shqiptar në Bari e mik i vjetër i dy familjeve, Gjovalin Kamsi dhe ministri i ekonomisë i Qeverisë Kruja, Kostandin Kote.

Historia e lindjes së këtij çifti kishte të pazakontën e saj, për kohën dhe Vendin në të cilin jetonin dy përbërësit e tij.

Nuk ishte një lidhje dashurie spontane, e lindur në sallat e studimit të universiteteve, apo në sheshet e qyteteve italiane, por një njohje e drejtuar nga prindërit e dy të rinjve, si pasojë e një përsiatje të gjatë të tyre në rrjedhë të viteve.

Mustafa Kruja e Sotir Gjika ishin miq e bashkëpuntorë.

Qe ndërhyrja e Sotir Gjikës, atëherë gazetar i së përditëshmes “Corriere delle Puglie”, në mjediset e Konsultës të vitit 1917, që bëri të mundur lirimin nga burgu e internimi që vuante Mustafa Kruja, si pasojë e një dënimi të dhënë nga Esat Pashë Toptani e, i kaluar për zbatim, autoriteteve italiane.

Më pas Mustafai u bë kryeredaktori i gazetës “Kuvendi”, të cilën Sotir Gjika e drejtonte në Romë. Ky bashkëpunim vazhdoi deri në dhjetor 1918, kohë kur Mustafai u kthye në Shqipëri, për të marrë pjesë në Kongresin e Durrësit.

Atëherë u ndërpre dhe bashkëpunimi veprues mes atyre dy personazheve të jetës kulturore e politike të Shqipërisë së fillimit të shekullit të 20. Sotir Gjika vazhdoi veprimtarinë e tij publicistike, ndërsa Mustafai atë politike.

Me mbylljen e gazetës “Kuvendi”, Sotiri u shpërngul përfundimisht në Bari, aty ku ishte qëndra e së përditëshmes ”Lajmëtari i Puljes”, në krahinën jugore përballë Shqipërisë, e cila ishte dhe ajo e origjinës së bashkëshortes së tij, Angela Lilly Quarta.

Ndërsa Mustafai pati peripecitë e tij në vorbullën e politikës shqiptare, në parlamentin e parë e, më pas, në mërgim në Shumadinë jugosllave, mbas dështimit të kryengritjes së Elez Isufit e Zija Dibrës.

U takuan përsëri, tashmë së bashku me familjet, në Krishtlindjet 1924, kur Zogu u kthye në Shqipëri dhe politika kundër zogiste mori rrugën e mërgimit të gjatë, duke filluar me zbarkimin në Bari e Brindisi të Italisë.

Aty në Bari lindi djali i katërt i Mustafait, Besimi, ndërsa Sotiri kishte një djalë e një vajzë, Aleksandrin dhe Elenën. Mustafai me familje nuk qëndroi gjatë në Pulje, u shpërngulën në Zara të Dalmacisë, atëherë territor italian.

Gjatë një udhëtimi në Shqipëri, më 1923, i dërguar nga gazeta për të hetuar mbi vrasjen mizore të Gjeneral Telinit, Sotiri pësoi një ftohje të rëndë, e cila brenda katër vitesh i mori jetën, në moshën 38 vjeçare.

Vitet kalonin, por kontaktet mes dy familjeve ruheshin dhe sa herë që Mustafait i binte rruga të vinte në gadishull, ai nuk linte rast pa parë familjen e mikut të ndjerë. Gjatë këtyre vizitave ai vinte re dhe rritjen e fëmijëve, sidomos të vajzës së Sotirit, Elenës.

Instikti prindëror për të pasur një nuse të shkolluar e të fisme për djalin e tij, merrte konture gjithnjë e më të përcaktuara në mendjen e tij. Erdhi 1939, pushtimi i Shqipërisë, ikja e zogut, dhe Mustafai u kthye me gjithë familjen në Shqipëri, duke lënë jashtë djemtë që vazhdonin studimet.

I madhi, Petriti, ishte student i Universitetit të Grenoblit, në fakultetin e inxhinierisë elektrike.

Tani vizitat në shtëpinë e së vesë së Sotirit u bënë më të shpeshta, e Mustafai vuri re me kënaqësi se vajza e mikut të tij ishte bërë një zonjushe e bukur që vazhdonte Universitetin e Napolit.

Atëherë shpresa e vakët që kishte përcjellë vitet e tij të mërgimit, ajo e një martese të djalit të tij me vajzën e Sotirit, mori shembëlltyrën e një projekti, të cilin ai u zotua plotësisht në vetvete t’a sendërtonte.

Bisedoi me të venë e mikut në lidhje me të e gjeti mirëkuptimin e duhur. Atëherë projekti hyri në rrjedhën e tij të zakonëshme, me njohjen e pëlqimin e ndërsjelltë të të rinjve. Nga kjo njohje e deri në martesën e 12 korrikut 1942, koha kaloi shpejt.

Martesa qe kurorëzimi i një ëndrre të re, të lindur në hapësirën e një ëndrre të vjetër. Sigurisht nga qielli pati bekimin e babait të larguar përgjithmonë, por që gëzohej sepse bija e tij po kthehej të ndërtonte çerdhen e saj në atdheun e tij, për të cilin ai punoi deri në çastet e fundit të jetës.

Po të gjitha këto dëshira të lindjes së jetës së re do të përballeshin me një realitet të vrazhdë, deri në mizori, që ishte lufta e dytë botërore dhe fundi i saj me ardhjen e komunistëve në pushtetin e Shqipërisë. Gjatë luftës çifti i ri jetoi larg politikës aktive.

Mustafai ishte aq shumë i zhgënjyer nga politika saqë i kishte ndaluar familjarëve të tij pjesëmarrjen në të, e ishte munduar të adresonte fatet e tyre në drejtimin e profesioneve.

Kështu edhe Petriti, së bashku me dy shokë të tij të shkollës, Petrit Daklin dhe Ismail Topçiun, themeloi një ndërmarrje elektrike e, deri në fundin e luftës, pati veprimtarinë e tij private.

Elena qëndronte në shtëpi, ku ndihmonte babain e saj të dytë të vazhdonte punën e tij të vyer me Fjalorin, e ku kujdesej edhe për djalin, Eugjenin, që lindi mbas më pak se dy vjet martese.

Me krijimin e Qeverisë komuniste ndërmarrja u mbyll dhe Petriti mbeti pa punë. Qenë pak muaj papunësie, gjatë të cilëve ai ndonjëherë vente e bisedonte me shokët e tij mbi gjendjen e Vendit.

Ishte koha e përgatitjes së zgjedhjeve të reja ku, zyrtarisht, “mund” të paraqiteshin edhe parti të tjera veç Frontit Nacional Ҫlirimtar.

Në një nga ato biseda u trajtua ky vështrim i gjendjes politike dhe u fol mbi mundësinë e krijimit të një partie të ligjshme të opozitës.

Pak kohë mbas kësaj bisede, Petriti u thirr në Ministrinë e Punëve Botore, ku Ministri Spiro Koleka i njoftoi emërimin në një Degë të posaçme të saj, e cila merrej me llogaritë e ndërmarrjeve italiane që kishin investuar në Shqipëri para dhe gjatë luftës.

Detyra ishte mjaft delikate, por Petriti e përballoi me mjaft sukses, duke u munduar t’i linte sa më pak detyrime Shtetit shqiptar kundrejt ndërmarrjeve italiane.

Por ndërsa ai vazhdonte punën e tij intensive në ministri, një ditë të marsit 1946 u arrestua nga Skënder Kosova, njëri prej kuadrove më mizorë të hetuesisë në kohën e tij. Arrestimi befasoi edhe vetë Ministrin Koleka, i cili ndërhyri personalisht tre herë për lirimin e tij, por pa dobi.

Në akuzën me të cilën u përball, veç emrit të Mustafa Krujës, ishte biseda e zhvilluar muaj më parë me shokët e tij.

Ajo i kushtoi gjyqin e dënimin me 15 vjet privim lirie e punë të detyruar. Ajo kartolinë e vogël që nga një anë ka të pikturuar një peisazh dimri e nga tjetra një frazë drejtuar gruas së tij, është një relike e asaj periudhe të jetës së asaj familje.

Ajo kartolinë ka në vetvete dashuri, dhimbje, mall, por edhe shpresë, kjo e fundit mjeti më i mirë për të përballuar fatkeqësitë e për të mbijetuar edhe atëherë kur jeta normale përbën një mirazh të paarritshëm, edhe atëherë kur vdekja quhet si shpëtim nga e keqja.

Ajo mbetet dëshmi e njërit prej miljona çasteve në të cilët kaluan mijëra vetë në Shqipërinë e regjimit komunist, dëshmi e një drame të fuqishme që luhej në shpirtin e njërit prej tyre, të ndarë përdhunshëm nga dashuritë njerëzore pa i bërë askujt as të keqen më të vogël.

Ajo shpreh edhe diçka tjetër veç dashurisë, vlerësimin e besimin tek gruaja shqiptare që, n’ata vite të tmerrshme, dha provën më madhore të gjithë historisë shqiptare, atë të qëndresës familjare e të virtutit vetiak që triumfoi edhe mbi fuqinë e verbër të diktaturës, duke ruajtur vlerat më të mira morale.

Edhe Elena, marrësja e asaj kartoline, e flijoi jetën e saj në odisenë e gjatë të kampeve të përqendrimit, pa çuar kurrë nëpër mend as vetëtimthi, se me një firmë mbi një dokument shkurorëzimi, mund të shpëtonte njëherë e përgjithmonë nga “skëterra shqiptare” e mund të kthehej në vendin e saj të lindjes, ku kishte familjen e saj e perspektivën e një jete krejtësisht të ndryshme.

Nuk e dij se si ajo minikartolinë ka dalë nga burgu në dhjetorin e vitit 1946 e se si është ruajtur për më shumë se gjysëm shekulli, në peripecitë e pafund të shpërnguljeve nga një kamp përqëndrimi në tjetrin. Mbas asaj kartoline, n’ato pak fjalë të ngrohta e të sinqerta, qëndron jeta e tre njerëzve.

Prandaj ajo kthehet në një relike e mund të shërbejë si e tillë në një muzeum, duke i u folur, me heshtjen e saj, vizitorëve për një kohë plot tragjedi e drama të njohura e të panjohura, që u përplasën mbi kryet e dhjetëra mijëra njerëzve të pafajshëm, duke shkatërruar të gjithë jetën e tyre.

Ajo kartolinë evokon një ndjenjë të madhe, dashurinë, që mbetet ndoshta arma më e fuqishme në përballimin e së keqes, të mizorisë së një pushteti e të një sistemi që ishte ngritur mbi bazën e urrejtjes e të largimit nga Perëndia dhe mësimet e saj.

Shqiptarja.com

Share This Article
9 Comments
  • Nuk ka asgje per t’u habitur ne kete histori!
    Djalin e kuislingut Merlika e denuan gjykatat socialiste me akuzen e caktuar,ndersa pas 90-tes,regjimi fashist i instaluar ne Shqiperi me emrin fallco demokratik,po te njejten gje beri me ne femijet e ish ushtarakeve!
    Kur babai im oficer ne malesine e Shkodres u nxuarr ne lirim ne vitin 1993,nuk i dhane as leket e muajit te fundit te punes,as leket e lejes se zakoneshme,bile kur shkuan ne repart per te marre rrogen,ushtari roje kishte mbyllur post-bllokun dhe u tha qe te iknin se ishin liruar me urdher te ministrit!
    Per 3 vjet rresht babait nuk i dhane fare pension dhe ne 3 femijet vuanim per buken e gojes,se edhe shtepine e kishim me qera,se kur erdhem nga Shkodra ne Fier,nuk na dha njeri shtepi!
    Babai kishte 3 semundje te renda dhe nuk punonte dot pune krahu,keshtu qe ne femijet u detyruam te shisnim banane qe te ushqeheshim!
    Nga mungesa e parave,nuk mundem te vazhdonim shkollen e larte te 3 femijet,por vetem njeri nga ne!
    Babai ka hapur gjyq per pensionin e pa paguar per 20 vjet,por as sot nuk kane mbaruar zvarritjet e seancave gjyqesore!
    Prandaj ne se veprimet e socializmit ju duken kriminale,mos u ankoni se edhe veprimet e kapitalizmit po aq kriminale jane,ndaj mos u ankoni!
    Kesaj i thone “SHAN I DHJERI TE PERMJERIN”!
    Edhe ju po luften e klasave po beni,duke na lene pa buke,pa shkolle,pa pune e pa te ardhme!
    Kemi 27 vjet qe jetojme ne shtepi me qera!
    Si ju duket kjo?
    A eshte kjo demokracia qe ju i premtuat popullit,apo eshte fashizem e nazizem si ato te Hitlerit e Musolinit?

    • NUK KA ASNJE GJE PER TU HABITUR …???? CFARE KULTURE QE PASKE MOJ VAJZE . TAMAN KULTURE KOMUNISTASH BOLCHEVIKE … NE CFARE VENDI NE BOT KE PARE TI INTILIGENCA QE TE DENOJNE KOT PA PROVA DHE PA AVOKAT PER TU MBROJTUR …. NE VENDET KAPITALISTE SHOQE COABNE …EDHE KRIMINELAT KAN AVOKATE PE TU MBRJTUR DHE SI FUSIN NE BURGJE PA PROVA ….ENVERI DHE BABI JOT TE VRISNIN KOT …. SA VETE KA VRARE NE KUFIJ BABI JOT QEN KOMUNISTI ????? NJA 200 … DHE E SHKRETA STE PASKAN NXJERRE SHKOLLEN E LARTE ..PO NE TIRONOSIT QE ENVERI NA MORI RININE DHE AS QE E MENDONIM TE SHKONIM NE SHKOLLAT E LARTA … NDERSA TI FEMIJE SPIUNEJE DON TE NA SHKOSH NE SHKOLLE ….DHA QENKE ME SHTEPI ME QERA … PO NE KOHEN E DIKTATURES .. TE DHA ENVERI SHTEPINE E SHKODRANEVE QE JA MORRI ME DHUNE SI HITLERI CIFUTEVE ..NDOSHTA …. DHE E SHKRETA TI .. MOS I NGATERRO KAPITALIZMIN ME RAMEN METEN BERISHEN DHE BASHEN .. SE KETO JANE KORRUPSIONI … SARKOZI HOLLANDE DHE NE GJITHE EUROPEN NUK JANE SI KAPITALSTAT KORRUPSION NE SHQIPERI ..PRANDAJ NDAJE SHAPIN NGA SHEQERI …… SI KENI JETUAR JU PER PAK VITE ..NE UNE DHE FAMILJA IME JETUAM PER 50 VJET …..

  • Pune e madhe!
    Edhe babai i tij burgosi dhe pushkatoi me mijra djem e vajza partizane duke i sherbyer pushtuesve!

  • Ju te DITA-s jeni qe jeni pa pune,a nuk na shkruani nje per nje edhe per “trimat” si Hamit Matjani,Isa Toska,etj dhe te gjithe femijet e tyre,se ia vlen qe rinia sot te njihet me bemat e tyre “patriotike” ne sherbim te armiqve te Shqiperise!

  • Shqiptaret ne vitet 40 nuk ishin me shume nga 1.200.000 banore dhe ne vitet 80 ariten ne dyfish e me shume. Keshtu qe boll na mbushet me brockulla per mijra te persekutuar se ata te vertetet nuk kane qene me shume se 1.500 vete pjesa tjeter ishin ordiniere qe me pas na dolen politike dhe sot qeveria socialiste nga taksat tona po u jep kestet e radhes. Kampet e perqendrimit i kishin nazistet, komunistet kishin kampe internimi. I biri i kuislingut mbase nuk ka pas faj drejtperdrejt per paudhesite e babes se vet por ato kohera ishin te mbushura plot me hakmarje e inate se dhe ata qe ishni djegur e vrare nga fashistet e nazistet e M.Krujes kerkoni shpagim. Duke denoncuar me kaq zell komunizmin per cdo gje ju ne fakt po beheni njesoj radikale duke mos aritur te jepni mesazhin e denimit demokratik te diktatures, perkundrazi duke i dale ne mbrojtje cdo personazhi te dyshimte edhe kur atehere ai eshte fashist dhe ju lini pershtypjen e revanshistit neofashist te diteve te sotme.

  • Eugen Merlika duhet te ndergjegjesohet se gjyshi i tij, Mustafai, ka qene nje ngatrrestar, mendjemadh, karrierist i paprincip dhe nje kriminel ne sherbim te pushtuesve fashiste te Shqiperise. Shpreh keqardhjen me te madhe per fatin e te atit, Petritit dhe te emes, Elenes.

  • KY KOMUNISTI ME BEN PER TE QESHUR ……. POR A E DIN TI COBAN QE FANCA NE 45 ISHTE 25 MILION… DHE NE 90 U BE 55 MILION… PO ITALIA QE ISHTE 30 MILION DHE U BE 50 MILION NE 90 …PO HOLLANDA QE ISHTE 2 MILION DHE U BE 6 MILION PO BELGJIKA QE ISHTE 2 MILION DHE U BE 5 MILION NE 90 DON TE VAZHDOJE KESHTU ME HISTORINE GEOGRAFINE NE EUROPE … MJAFT MORE KATUNAR SI TI NUK E DIN ..SI JETON EUROPA …NE FRANCE KUR BEJE FEMIJE E 2 TE JAPIN NDIHMA DHE KUR KE 3 4 OSE 5 TE JAPIN PER FEMIJE 150 EUROS ….. ME KUPTON FSHATAR ..APO TA BEJEN ME VIZATIME …. ENVERI CFARE TE JEPTE … ASGJE .. EDHE FLETORET NE KAPITALIZEM TI PAGUAN QEVERIA … PRANDAJ TE LUTEM LEXO ….MESO … DHE MOS U BE QESHARAK ……MERCI

  • A E DINI SE KU ESHTE DIFERENCA E HITLERIT ….DHE E ENVERIT ?????? JO SMA HA MENDJA … JU A TREGOJ UNE ……HITLERIN KUR GENERAL ERVIN ROMEL E TRADHETOI …. SEPSE NE ATENTATIN QE I BENE NE 44 GJENERALI ME I MADH NE GJERMANI E DINTE PER PUCIN ..ATENTATIN KUNDER HITLERIT …POR NUK FOLI ..SI TREGOI SHOKET ….. DHE GESTAPO E KUPTUAN DHE I SHKUAN EN SHTEPI…. HITLERI E DETUROI TE VRISTE VETEN …. DHE KESHTU U BE …. POR FAMILJA E TIJE GRUAJA DHE DJALI NUK U VRANE …NUK U FUTEN NE BURG …NUK U INTERNUAN ….JA REALITETI … …. NDERSA ENVERI .. E DETUROI MEHMETIN TE VRISTE VETEN ??????? DHE FAMILJEN JA MASAKROI ..JA FUTI NE BURG DHE I DENOI PER GJITHE JETEN NE BURGJE ..DERI SA CUNI E MEHMETIT VRAU VETEN …..NDERSA DJALI I GENERALIT ..ERVIN ROMEL .ESHTE AKOMA GJALLE DHE TREGON PER NGJARJEN ..ME GESTAPON…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *