Mesditën e sotme u gjetën trupat e pajetë të Vilson Cutaj dhe Klement Pepaj në Malësi të Madhe, pas 5 ditësh të zhdukur.
Në kërkim nga policia është Daniel Pepaj, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së dy të rinjve ndërsa më pas dyshohet se është arratisur në Mal të Zi.
Tashmë fshatin Vrith ka mbërritur autoambulanca për të marrë dy trupat, të cilët do të dërgohen në morg. Ndërkohë, Klement Pepaj sipas News 24, është gjetur i vrarë me një plumb në ballë dhe viktima e dytë, Vilson Çutaj ka disa plumba në brinjë dhe në barkë.
Të rinjtë me lidhje farefisnore midis tyre, mësohet të kenë pasur konflikte për vjedhjen e lëndës narkotike që e kishin mbjellë zonën malore. Nga ana tjetër, pas vrasjes së dyfishtë mësohet se ka qenë babai i Danjel Pepajt, Rrok Pepaj ai që ka dërguar policinë pranë parcelave me kanabis.
Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur pasditen e 3 tetorit dhe të rinjtë janë gjetur disa metra larg njëri tjetrit të ekzekutuar me kallashnikov.
h.b/dita
