Nga familjet mbretërore deri në vendet që janë në luftë sot është festuar Krishtlindja me një atmosphere të larmishme kudo nëpër botë.
Me bikini dhe nëpër plazhe kanë festuar australianët në këto ditë dimri të ftohta në kontinente të tjera të botës.
Disa të tjerë kanë vëndosur që t`i drejtohën Kishës ashtu siç është dhe zakoni fetar për Krishtlindje.
Familja mbretërore angleze ka festuar nën reshjet e shiut por më të gëzuar se kurrë, ku evidentohet dhe pamja perfekte e Mbretëreshës dhe Dukeshës së Kembrixhit.
I janë bashkuar kësaj dite të bekuar edhe ushtarakët, të cilët edhe pse larg familjes dhe të dashurve të tyre kanë festuar me njëri-tjetrin.


























