Vëllai i Zhaneta Josifit ka shkuar në polici më 2 korrik 2020 pasi prej disa ditësh nuk ka mundur që të komunikonte me motrën e tij dhe vajzat e saj.
Madje me vajzën e vogël, Anisa Josifin rrëfen se kishte më shumë se dy vite që nuk e kishte takuar dhe nuk kishte pasur mundësi kontakti.
“Prej kohësh motra dhe vajzat praktikonin një besim fetar. Gati 2 vite që nuk komunikoja me vajzën e vogël Anisën dhe sa herë që pyesja motrën, më thoshte se nuk gjendej në shtëpi”, mësohet të ketë thënë vëllai i Zhaneta Josifit, S.F.
Ai kishte shkuar edhe më herët në shtëpinë e motrës, ku i kishte kërkuar Zhanetës që të fliste me Anisën, por përgjigja e saj kishte qenë “Anisa është në moshë madhore dhe nuk ka pasur mundësi të flasë me njerëzit, por është shumë mirë dhe nuk ka probleme”.
Pas denoncimit të vëllait në polici, efektivët e komisariatit numër 6 kanë shkuar në banesën e familjes Josifi, kanë trokitur disa herë tek dera, por nuk ka pasur reagime.
Për këtë arsye është njoftuar shërbimi zjarrfikës për të bërë hyrjen në banesë. Kur është hapur dera e shtëpisë, janë konstatuar dy viktima Zhaneta Josifi dhe vajza Anisa, teksa Blerta Josifi është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore.
Zhaneta, e pajetë, ka qenë e ulur në gjunjë afër divanit të sallonit në pozicion lutje, ndërsa në dhomën e gjumit mbi një krevat dopio është gjetur trupi i pajetë i Anisës, e dekompozuar, e mbuluar me copa të ndryshme dhe me jorgan.
l.h/ dita

Nuk e pranoi vdekjen e vajzes asnjehere
Disa i merr vdekja shpejt pas humbjes se te dashurve te tyre nga vuajtja. Ti deshe te shkosh me pahir.
C’ke hequr moj grua