Ngjarja shokuese e Arapajt, ngre alarm të ri mbi nivelin e edukimit dhe sigurisë në shkollat publike

Bora Basholli

Përdhunimi në shkollën publike Myslim Hida në Arapaj të Durrësit ka ndodhur në përfundim të vitit arsimor.

8-vjeçarja është përdhunuar në grup, nga 5 djem të moshës 13-16 vjeç.

Ata e kanë marrë të miturën me forcë, e kanë lidhur dhe më pas në një prej klasave të katit të katërt të shkollës kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.

E mitura është gjetur e pamundur për të lëvizur, nga mësuesit e shkollës, të cilët kanë njoftuar policinë.

Kjo e fundit e ka dokumentuar ngjarjen, por nuk e ka bërë të ditur atë.

Sipas policisë është vepruar kështu sepse këtë ua kanë kërkuar prindërit e 8-vjeçares.

Vajza është pyetur më tej në prani të psikologes e punonjëses sociale, ndërsa është kryer edhe ekzaminimin mjeko ligjor që ka provuar përdhunimin.

Lidhur me ngjarjen janë shoqëruar grupi i djemve, por vetëm një prej tyre është ndaluar.

Kjo histori e re tronditëse ngre sërish alarmin për situatën e edukimit dhe për nivelin e sigurisë në shkollat tona publike.

Një shtet serioz, një shoqëri serioze nxjerr mësimet e duhura nga këto ngjarje të rënda dhe gjen rrugët për mospërsëritjen e tyre, jo për shou mediash e as për politikë dite apo imazh publik liderash, por për të gjetur rrënjët dhe për ta rregulluar në thelb situatën.

Ky është rasti i dytë brenda pak muajve në zonën e Durrësit. Kujtojmë se në shkurt të këtij viti një 13 vjeçare, ra viktimë e përdhunimit në grup nga djem të po të njëjtës moshë.

 

b.b/dita

Share This Article
13 Comments
    • Kryebashkiaku Veliaj,qe i ka ndare femijet ne kategori si sklleverit dikur,shpallet monument kulture dhe mbrohet nga…DITA!
      Censuroje,o moderator prap!

  • Jo te denohen prinderit qe kane edukuar keshtu femijet ! Po edhe shkolla cka ju meson : respekti i tjetrit nuk existon ne shqiperi e kjo qe ne majat e pushtetit ku poshterohemi deri ne femijet poshte qe marrin keso shembull.

  • Ne na rofshin pordhet e politikaneve tane qe kapardisen firmato si ordinere neper ekrane.

    Se kush do ti zgjidh keto probleme nese nuk merren ata, kush???

    Ah, po ne e shohim perdite cfare niveli kane.

    Injorante, bashibozuke, sharlatane, qe e kane mendjen te dukja e jo tek thelbi.

    Edhe kur dine te thurrin llafe te bukura si ky poturexhiu i Rilindjes, qellojne narciste te semure qe nuk nginjen me elozhe per veten.

    Mallkuar qofshi.

    Mjere ai popull e mjere femijet qe jetojne ende ne ate ferr moral e ç’edukues

  • Drejtori i shkolles duhet te ishte larguar nga shkolla. Cbene ministria dhe policia. Cfare sigurie krijon ky drejtor ne shkollen e tij ?

  • Siguria ne shkolle duhet te jete prioritet. Behet fjale per jeten e femijeve tuaj.
    Pa shume ngaterresa politike inistoni qe shkolla te detyroje mesuesit te survejojne gjithe femijet qe dalin nga klasa dhe te mos lene asnje mbrapa.

  • SHQIPERIA PO SHKATROHET NGA POLITIKANET dhe administrata e tyre intelektuale sherbetore dhe sklave e politikaneve bastard ! Te te gjitha ngjyrave dhe “bindjeve politike ”

    mashtruesit hajdutet dhe genjehstaret me te medhenje qe ka pare historia e kombit shqiptar jane pikerisht Politikanet e tranzicionit !

    Grindjet per pushtet konfliktet pa parime pa principe morale qytetare ne 30 vjet kane shkatuar nje rrenim te madh moral edhe ne popull !

    Peshku qelbur nga KOKA !!
    100% i kalbur !
    Duhet hedhur ne Plera !

    Mjerim i madh !
    Populli duhet te bojkotoj te gjithe politikanet e tranzicionit !

    Dyhet bere dicka !

    Eshte zeri i ndergjegjes kombetare shqiptare qe duhet te zgjohet !

    Eshte thirje deshperuese ne fakt, per te shpetuar shqiptaret nga zhdukja ! !

    ” Shqipetar mos rri po duku shqipetar !

    Sa me shpejt SPAK DHE BKH !

  • PALLAVRA!
    PALLAVRA!
    PALLAVRA!
    Askush nuk kujdeset per femijet,as shtypi!
    E japin thjesht si lajme,por faktet se pse ndodhin keto ngjarje nuk i botojne!
    Cdo gje eshte propagande si ne kohen e Hitlerit,kur trute gjermaneve te thjeshte i shplante Gebelsi,ndersa sot kete pune ketu e ben Veliaj!

  • .
    …. REVOLTIMI I KOMENTUESEVE DUHET TE JETE REVOLTE E TERE OPINIONIT ME KULTURE TE SHENDETSHEM, DHE E CDO SHQIPTARI , KUDO QE NDODHET, POR QE E DO ATE VEND.
    —- Te gjittha kategorite e medjes,.. duhet te jene shume te kujdeseshme ne dhenien, komentimin e ketyre lajmeve qe trondisin opinionin, corjentojne shoqerine apo bejne efektin e kundert , nxitjen dhe inkurajimin e e njerezve me prirje te deformuara dhe instinkte kriminale. …
    —- Krimet e organizuara e ne grup, qofshin spontane , sporadik apo nga autore te cdo moshe, duhen vleresuar si teper te rrezikshme , si fillesa te organizimeve te grupeve mafioze. Goditja e tyre duhet te jete e pa tolerushme dhe deri ne qelize.
    —-NGA MBARE OPINIONI ;— Duhet te vleresohen si nje paralajmerim e rrezik serioz per te ardhmen e qete e normale.—Duhet te detyroje qeverine dhe hallkat pergjegjese per te vene ne binare normale normat e edukimin ne shkolla ,shoqeri dhe familje … —- Tu vere fre medjave qe direkt e indirekt, ne forma e menyra te ndrushme jane bere nxiteset dhe burimi i kryesor i shperberjes dhe shkaterrimit te shoqerise . .
    …… Nese shteti dhe ligji , eshte duke dale jasht kontrolli – DUHET QE OPINIONI I SHENDETSHEM TE VETE-ORGANIZOHT , TU BEJE VET-GJYQESINE SHEMBULLORE (ekstreme) ,BARTESVE DHE SHKAKTAREVE., PER TU PRERE NE KOHE RRUGEN TE KEQIJAJE QE KANOSIN E RREZIKOJNE TE GJITHE SHOQERINE DHE KOMBIN SHQIPTAR.

  • Keni te drejte z.Voda,por kete opinion publik,qe te degjohet duhet ne radhe te pare ta mbeshtese media!
    Por sot media nuk e kryen ate rol,si zedhenese e mendimit te qytetareve,sepse ka marre rolin e seleksionimit dhe censurimnit te komenteve,replikave me kritika dhe fakte konkrete!
    Media duhet te censuroje shpifjet dhe sharjet,por jo faktet dhe arsyetimet llogjike te qytetareve!
    Keshtu me ka ndodhur edhe mua sot qe dergova nje koment ne kete faqe me fakte konkrete,por qe moderatori e censuroi sic ka bere dhe here te tjera kur kritikon me fakte kryebashkiakun Veliaj!
    Shteti dhe sidomos bashkia e Tiranes,kane lene pas doire argetimin,edukimin etj te femijve!
    Bejne spektakle reklame mashtruese,por per femijet nuk bejne asgje!
    Se femijet jetojne kudo jo vetem ne qender te Tiranes,por kryebashkiaku Veliaj kujton se Tirana eshte vetem derri te unaza e vogel e jo e gjithe teritori i bashkise se re!
    Veliaj i ka diskriminuar femijet duke i ndare me kategori si sklleverit dikur!

  • Mos u cidisni fare,

    shqiperia uropiane keshtu e ka.

    rrofte populli shqipetar, trim heroik dhe uropian.

  • Keta Femije kane gjetur zgjidhje kundrejt Varferise Filmimet porno ne Internet! Eshte habi qe ne Ministrine e Brendeshme nuk ka nje seksion kunder pedofilise dhe pornografise ku te ndiqen lidhjet e adoleshenteve perdhunues me websitet qe nxjerrin filmime porno me te mitur! Pse interneti eshte kaq free ne Shqiperi?? Pse AMA dhe AKEPI nuk vendosin filtra bllokues ndaj pornografise online! Pasi droga dhe armet nuk nxjerrin me leke ka ardhur koha e pornografise! Prisni tani plazhet Nudiste! Mos u Habisni!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *