Pas operacionit në zemër, kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, ka postuar një falenderim për të gjithë, por në veçanti për të shoqen, Mirelën.
Lexoni më poshtë tekstin e plotë:
Në botimin e parë të romanit “Njeriu me Top”, Dritëroi fut një nga ato skenat trashendentale, që veç njerëz të pakohë si ai mund t’i çpikin. Aty, plaku Mere, një natë dimri sëmuret dhe vdes, mblidhen njerëzia fshat e krahinë, e qajnë dhe nisen ta varrosin. Pastaj udhës për në varre, plaku Mere, që edhé s’kish vdekur, por kish rënë në një biçim letargjie, u ngjall dhe filloi t’i bjerë me grushte qivurit. Njerëzia ja dhanë vrapit të tmerruar, ndërsa plaku mbeti në krah të qivurit vetëm me hoxhën që këndonte duva për këtë mrekulli të paparë të Allahut. Nejse, në fund, plaku Mere kthehet në shtëpi nëpër të ftohtë dhe skena mbaron me të pranë zjarrit, duke kontrolluar listat se kush i kish vajtur në varrim e kush jo.
Pak a shume kjo me ngjajti edhe mua. Si u ktheva që andej prej nga rrallë bën vaki të kthehet kush, kam dy ditë që lexoj, e lexoj e, s’mbarojne mesazhet e njerezve njohur e panjohur, që m’i nisnin ndërsa as vet s’e dija në isha këtej a andej. JU FALEMINDERIT TE GJITHEVE! Të njohur e të panjohur, të afërm e të largët. I faleminderit Mirelës që në dyshimin e pakorrigjueshëm nëse duhej bërë a jo ndërhyrja, vendosi gjënë e drejtë (është hera e parë në jetë që merr një vendim pa më pyetur mua). Ju faleminderit të gjithë ekipit të mjekëve të operacionit 7-orësh, mjekëve që më ndiqnin në çdo çast, ndihmësmjekeve, infermjereve, e deri tek sanitarja më e fundit. Ju faleminderit juve që erdhët e me takuat në spital, apo që erdhët deri atje dhe u mjaftuat veç të pyesni në isha mirë. Ju faleminderit të gjithë ju që më ofruat gjithë ç’mundnit, nëse do kisha nevojë.
Unë nuk e di nëse u bë burrë më i mirë a më i lik plaku Mere, kur përfundoi egzaminimin e listave të atyre që i kishin vajtur a mosvajtur në varrim. Unë për vete jam bëre më i mirë.
Thelbi i besimit qëndron tek dy gjëra, tek dhimbja dhe tek tërheqja. Dhimbja, vuajtja fizike, e bën njerinë të kuptojë kotësitë e shumicës së botës materiale. Dhe tërheqja, shkëputja nga bota, e bën të fitojë atë distancë të domosdoshme që duhet për t’u ngritur mbi tollovitë e zallamahitë e ditës. Unë i kalova të dyja, ndaj më lejoni t’u them ç’kuptova në fund.
Mos u zini kot. Ka për të gjithë. Duajeni më shumë njëri-tjetrin. Nëpër ditët kur isha hequr mënjanë botës dhe orët i kaloja veç mes dhembjesh fizike që nuk mbaronin e nuk mbaronin, kuptova pikërisht këtë gjë. Shpikim e sajojmë mes nesh kaq shumë keqdashje, zili, cmirë, urrejtje, hile, që e bëjnë m’kot edhe më të dhimbshme botën tonë, që edhe pa to është plot dhimbje. Dhe që në fakt është plot njerëz të mirë e qëllim mirë, njerëz të vojtur e të ndershëm, njerëz të mësuar me mundimin dhe vuajtjen dhe që i kalojnë ato pa shume filozofi, thjesht i kalojnë. Ishte nje surprizë e pamatë për mua të shihja vajza e djem të rinj infermiere, që kalonin 12 ore turne nate, duke u kujdesur pa prerë, si t’i kishin prinder, për njerëz që as i njohin e as do i shohin më pas një a dy ditësh.
Bota mbështet mbi hapësirën dhe kohën. Atëhere në doni ta bëni një gjë, bëjeni, pasi kur të doni, ndoshta s’do mundeni dot më. Nëse doni ta hapni nje portë, hapeni. Eshtë gjithmonë bukur.
Krishterimi e humbi luftën me botën tokësore. I hyri një beteje qindravjeçare që në fillesat e kapitalit në Republikat Italike, apo nëpër qytetet racionale të Vendeve të Ulta, s’ka rëndesi. Por pavarësisht kësaj lufte planetare të humbur, ai s’harron kurrë që të na kujtojë disa të vërteta universale, sa herë që pranojmë të kemi veshë: Kot mundohemi për vete. Në rastin më të mirë të mundshëm, prapë ato të shkreta 2 metra dhé do marrim në fund. E vetmja mënyrë për të marrë diçka më shumë, është të japim. S’ka rëndësi çfarë, panem, amor, vitam.

Brilante! Eksperience, qe ne nje fare menyre, te gjithe e kane provuar, por shume shpejt e kane harruar dhe kane filluar perseri nga gërrrr-vërrrrret…
“…në doni ta bëni një gjë, bëjeni, pasi kur të doni, ndoshta s’do mundeni dot më. Nëse doni ta hapni nje portë, hapeni. Eshtë gjithmonë bukur”…jane keshillat me te vlefshme per cdo njeri (qe eshte njeri).
Nderime dhe suksese, z. Lame!
Artan, urime dhe te shkuara, e lexova shkrimin dhe me pelqeu shume,bravo, ke bere sh. mire qe ke shkruar……., po plaku Mere, lesht me i mire ka ardhur perderisa i ka lexuar te gjitha listat
Z. Artan te kaluara. JU uroj gjithe te mirat, Pushoni. Ju uroj te kthehesh sa me shpejt ne krye te detyres qe ka mbetur ne mes te rruges ka me teper se 10 vjet.nuk dua t,ju merzis por mendimi im eshte se po kalojme nje moment kur legalizimi ka filluar te zvenitet ose nqs do te shprehem si popull ka filluar te behet kap ketu e kap atje dhe jo “mbare” e me rregullsi por kush te kete ndonje te njohur dhe kush ta mbaroje me pare sepse sepse ka filluar frika se nuk ka me kohe. Nuk dua te flas per vehten time por diskutoj per tere mikro lagjen e cila eshte ndertuar e perfunduar pothuaj e gjitha 3 kate e vila shume te mira, qe ne vitet 1995-1996, dmth jo me pak se 20 vjet.po ashtu shume e vertete eshte se te trojet e ketyre jo me pak se 20 banesave(asnje jo per biznes) jane ndertur ne truall te pronarit te vetem KOKONOZI te cilat ndonese blerje parapraqke (sepse nuk kishte dale ligji per shitjen e tokave ne 1994) jane blere te gjitha me lek ne dore ne vitet 1994-1995 po keti pronari qe i del per zot me letra edhe sot. Por akoma me interesante eshte se qe ne vitin 2006 te gjitha keto banesa kane aplikuar per legalizim.Akoma me e çuditeshme se eshte paguar gjysma e legalizimit duke ngecur te pagesa e letrave me vlere(kete fakt mund t,ju a vertetojme me dokumenta te rregullt.Por akoma me e bukur: biles nga qeveria e JONE( sepse edhe une kam votur per JU , biles kam qene ne komision te votimeve pe JU). Megjithese kjo eshte e bukur por nuk ka rendesi per mua personalisht por per te gjithe lagjen ngjitur me rrugen ” Agim Prodani” perballe ish KINOSTUDIOS , tani Ministria e Kultures.Por vazhdon bukuria: Me sa marr vesh administrata e juaj paska bere copa-copa( ne nga Dibra i themi piça-piça) 4-5 banesa nga ato qe ju pershkrova me siper” legazimin” e tyre, ndersa per ne te tjerit thuhet nga ana e administrates tuaj: nje variant eshte se ish Lulezim Basha si i bashkise ne vitin 2011 na paska bere nje plan rregullues per banesa 7 kateshe; nje variant tjeter eshte se kjo qenka nje truall PPP( ndoshta i thone prone e pa percaktuar; nje variant tjeter eshte se disa banesa( me sakte tre nder to) 75 % e banese eshte ne trojen e pa percaktuar dhe 25 % e banesave eshte ne toke me pronare te cilit i eshte dhene edhe hipoteka ne vitin 2011 ndonese me objekte siper qe ne vitin 1995 ?!(kuptohet tani hipoteka). Vetem nje pyetje te fundit doshta ju bezdisa nqs do te keni rastin ta lexoni:Nuk do te ishte mire qe e gjithe mikro lagjeja qe ju pershkrova me siper( por edhe mund te vendoset si metode pune), te merrej ne studim me problematikat e veta dhe me procedure te shpejtuar te perfundonte legalizimi sepse do te ishte turp i madh qe te mbetej per legjislaturen e katert. Me falni edhe nje here per shqetesimin. Me thene te drejten nuk e kam patur deshire asnjehere me letra, por shfrytezova rastin.Fatkeqesisht me profesion jam inxhinjer ndertimi i diplomuar 1976. JU lutem keto radhe merri si argetim dhe jo si shqetesim.Te pershendes dhe nr, kontakti i im eshte 0682015715. Me konsiderate F.M.