Si u mbështetën bolshevikët nga Perandori gjerman

DITA Online

 

Revolucioni rus i Tetorit konsiderohet si fitorja e punëtorëve dhe bujqve ndaj sundimit të carëve. Por ajo që shumë pak e dinë: në të ishte i përfshirë edhe Perandori gjerman. Ai i mbështeti bolshevikët më 1917.

Volker Wagener

Zyrih, 9 prill 1917. Në stacion ndodhen 32 emigrantë rusë gati për t’u nisur. Ata nuk janë të vetmit, që kanë ardhur. “Tradhëtarë, llum, derra”, u thërrasin kundërshtarët udhëtarëve. Edhe mbështetës të grupit të udhëtarëve kanë ardhur. Ata këndojnë Internacionalen. Për një kohë të shkurtër shinat bllokohen, por megjithatë treni vihet në lëvizje.

Është një tren i posaçëm gjerman, i Perandorit Wilhelm II në dispozicion për ta mbështetur revolucionin në Rusi. Sepse në njërin prej vagonëve ndodhet Vladimir Iljitç Uljanovi, i quajtur Lenin. Me ndihmën gjermane Lenini largohet nga azilimi në Zvicër dhe një javë më vonë mbërrin në destinacion: Në Petrograd, sot Shën Peterburg. Në Rusi sapo ka mbaruar revolucioni i shkurtit, që largoi nga froni Car Nikollën e II, një qeveri provizore është në post dhe ende as që ka shenja për revolucionin e madh në vjeshtë.

Bajonetat prusiane dhe grushtat e proletariatit rus

Kthimi i emigrantit personalitet në atdheun e tij ndiqet me vëmendje të madhe në Berlin. “Mbërritja e Leninit në Rusi ishte e suksesshme. Ai punon tërësisht sipas dëshirës”, informon kreu i ushtrisë së Gjermanisë Ministrinë e Jashtme. Një paradoks politik, siç duket. Wilhelm II në aleancë me Leninin komunist. Qëllimi i Perandorit gjerman është që të dobësohet përfundimisht perandoria e carëve me të cilën ndodheshin në luftë fuqitë e ashtuquajtura të mesme – pra Gjermania dhe Austro-Hungaria – që nga lufta më 1914.

Kalkulimi i Berlinit është i qartë: Lenini dhe bolshevikët e tij duhet ta destablizojnë Rusinë dhe në këtë mënyrë – në kulmin e Luftës së Parë Botërore – do të kontribuojnë në shtensionimin në frontin e Lindjes. Plani ka rezultat. Sepse Perandoria gjermane përdor një rregull të vjetër të diplomacisë: armiku i armikut tim është miku im.

Ideja dhe koncepti për këtë nuk janë krejt të reja. Ato e kanë prejardhjen nga një njeri, i cili mban emrin komunist të luftës “Parvus”, i vogli: Israil Lasareviç Helphand. Një hebre rus, i cili është pasuruar dhe përdor influencën e tij, për të ofruar një aleancë të nisur qysh në Kostandinopojë në fund të 1914 me ambasadorin gjerman mes “bajonetave prusiane dhe grushteve të proletariatit rus”.

Alexander Pavrus

Interesat e Gjermanisë dhe të revolucionarëve rusë janë identike, sipas Parvus-it. Pas një skepticizmi që mbretëroi në fillim ai më në fund merr një orar takimi në Berlin.

Kapitalist dhe bolshevik sallonesh

Helphand, i cili preferon jetën e salloneve dhe rrethohet nga gratë, kishte ardhur për herë të parë në Gjermani më 1891. Ai shkruante për gazeta të majta duke i ndryshuar pseudonimet dhe takohej me të gjithë komunistët drejtues të kohës: Rosa Luksemburg, Karl Kautski, Lenin dhe Leo Trocki. Për arsye të mënyrës josocialiste të jetesës, megjithatë shokët nuk kishin besim tek ai.

Pas së dielës së përgjakshme më 22 janar 1905, gjatë së cilës Cari dha urdhër të qëllohet ndaj demonstruesve të Peterburgut dhe ku si pasojë u vranë mbi 200 vetë, Helphand dhe Trotzky ishin ndër të parët rusë në emigracion që u kthyen në atdhe. Ata u vendosën në krye të këshillave, por u arrestuan njëri pas tjetrit prej policisë.

Helphand-i përfundoi si i burgosur në Siberi, prej nga mundi të arratiset dhe përmes një perandorie firmash u bë i pasur. Madje atij i përkisnin edhe banka. Kjo bëri që shokët e tij të vjetër komunistë të distancoheshin prej tij. Trocki madje shkruajti një “nekrologji për një mik që jeton”. Sidoqoftë me shpërthimin e luftës më 1914 vjen koha që Parvus-i të fitojë ndikim. Pas vizitës së tij në ambasadën gjermane në Perandorinë Osmane atë e presin në Ministrinë e Jashtme në Berlin në shkurt të vitit 1915.

Revolucioni rus në 23 faqe

Komunisti rus me kartierë publicistike nga Gjermania dhe me suksese si sipërmarrës në Konstandinopojë përpilon një skenar për Ministrinë e Jashtme për një revolucion. Ky është një plan kohor për atë që ndodh vërtet pak muaj më vonë. Helphand përshkruan në 23 faqe të daktilografuara, se si mund të arrihet rrëzimi i pushtetit dhe se si kjo mund të mbështetet nga jashtë. Bëhet fjalë për para, sabotim, rrezim qeverie. Një muaj më vonë Kancelaria e thesarit të Perandorisë miraton dy milionë marka “për mbështetjen e propagandës revolucionare në Rusi”.

Helphand është aktiv edhe personalisht. Interesat e biznesit dhe qëllimet politike nuk mund të ndahen. Ai është një përfitues klasik i luftës. Ai tregton me të gjithë dhe me gjithçka: armë, metale, konjak, kaviar, stofra. Meqenëse rruga për në Lindje bllokohet prej frontit, ndihmësit e tij bëjnë kontrabandë përmes fshatit suedez në kufirin finlandez, asokohe principatë e madhe e perandorisë ruse. Kufitarët marrin ryshfet dhe janë në dijeni.

Duke dëgjuar fjalinë: “Ju sjell të fala nga Olga”, revolucionarët rusë marrin material propagandistik, por jo vetem kaq. Edhe armët e dinamiti kalojnë nga njeri kufi në tjetritn. Me “dhuratat gjermane” mbyten anijet në Arkangelsk apo u vihet flaka porteve. Aksionet e Parvusit koordinohen nga ambasadori gjerman në Kopenhagë, Konti Ulrich von Brockdorff-Rantzau, i cili e justifikon mbështetjen për komunistët, nëse përmes kësaj përçahen koalicionet e luftës.

Me paratë ruse revolucionarizohet Gjermania?

Planet e Helphand-it realizohen. Më 7 nëntor 1917 arrihet kthesa, Revolucioni i Tetorit hyn në histori. Qeveria e përkohshme rrëzohet, sovjetikët marrin pushtetin dhe disa javë më vonë Rusia shpall aleancën e Antantës ushtarake me Francën dhe Mbretërinë Britanike. Ky është fundi faktik i luftës për këtë vend. Perandorit Wilhelm II. dobësimi i kundërshtarit të luftës, Rusisë i kushtoi (konvertuar në vlerën e sotme) rreth gjysmë miliardi Euro.

Parvusi vet vepron si personi direkt ndërmjetësues i Perandorit gjerman. Ai ishte një “tutor i imperializmit”, e dënon postum maksistja gjermane Clara Zetkin, njeriun që ndihmoi Leninin për revolucionin. Helphand ndërroi jetë prej hemoragjisë cerebrale në moshën 57 vjeçare më 1924 në Berlin. Roli i tij historik u mbulua prej heshtjes si prej sovjetikëve, ashtu edhe prej Perandorisë gjermane.

Fjalimi i Leninit mё 1917 nё Petrograd

Lenini, si pranuesi i ndihmës kapitaliste shumë shpejt u diskreditua prej komunistëve të Rusisë, e pas vrasjes së familjes së Carit më 17 korrik 1918 kaloi në ofensivë. Atij i është dashur shpesh të dëgjonte akuzën se ia doli ta rrezojë qeverinë vetëm me ndihmën e parave gjermane, është shprehur ai në një mbledhje të partisë. Po këtë ai nuk e ka mohuar asnjëherë, pranon ai. “Unë dua megjithatë të shtoj se ne me paratë ruse do të inskenojmë një revolucion të ngjashëm në Gjermani.”/DW

Share This Article
4 Comments
  • Kjo eshte me se e vertete ;;;.. LENNIN E CUAN GJERMANET NE RUSI PER TE DESTABILIZUAR CARIN ME LUFTEN E MADHE .. LENINI ISHTE SI REFUGJAT NE SVICER ..DHE SKISHTE NJE LEK ..POR POLITIKA GJERMANE E PERDORI LENININ PER QE RUSET .. TE TERHIQESHIN NGA LUFTA …DHE KESHTU U BE …CARI ISHTE NE FRONT TE LUFTES KUR U BE RREMUJA E MADHE … DHE REVOLUCIONERET E TJERE JA THANE SE LENINI ESHTE SPIUN E GJERMANEVE …SEPSE ERDHI ME DOLLARET E WILHELMIT ….. SIC E BERI EDHE ZOGU …POR ENVERI DHE BOLSHEVIKET SI TREGONIN TE VERTETAT E REVOLUCIONIT ..RUS … DHE LENIN PARA SE TE VDISTE THA … STALINI ESHTE BRUTAL NUK DUHET TE QEVERISI VENDIN… DONTE QE RUSINE TA QEVERISTE TROCKI ..POR STALINI E COI NE INTERNIM ME FORCE … DHE PASTAJ E VRAU JASHE SHTETIT … ME NE FUND SHQIPTARET PO MESOJNE LA VERITENE E REVOLUCIONIT ….

  • Jo te prishet Ai MAZOLRUM po te behet i ARTE !

    Lenini eshte LENIN dhe do jete i pavdekshem.
    Solli epoke boterore jo vetem per Ruset,po boten.
    Lavdi vepres Tij.
    Fatekqesi, pseudot,abuzojne me emrin e V.I. LENINIT, po c’bejne ate qe ideoji Ai dhe Koha e tij ;
    EUROPA dhe AMERIKA miratuar c’beri Ai (RUSIA).
    Jo t’i prishet Ai MAZOLEUM, po ti ribehet i ARTE….
    Lavdi revolucionit Tetorit 1917-dhe Proletariatit RUS.
    Turp jo vetm per Ruset qe jane kunder vepres tij.
    Dhimbia e madhe Popull !

  • ha ha ha tani disa cobane shqiptare po e mesojne te verteten ;;;.QE ENVERI E MBAJTI TE FSHETE PREJ VITESH … GJERMANET E CUAN LENONIN NE RUSI ..PER TE SABOTUAR LUFTEN E CARIT … KUNDER GJERMANISE HUNGARISE AUSTRISE …. DHE GJERMANET E FINANCUAN ME DOLLARE BOLSHEVIKUN LENIN…. QE E BERI RUSINE VENDIN ME TE PASU NE EUROPE ……….BRAVO GAZETA …LASHE NJE MESAGE QE NGA 2 DITE DHE SE BOTUAT …… PO BEHENI SI ZERI I POPULLIT ….. JENI NE DEMOKRACIE APO ME PUTININ ?????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *