Krishtlindja festohet në të gjithë botën nga besimtarët e krishterë, si dita e lindjes së Krishtit. Më poshtë janë 10 fakte të botuara nga revista “Time” rreth Krishtlindjeve që shumë njerëz ndoshta nuk i dinë.
1- Kur lindi në të vërtetë Jezusi?
Në kundërshtim me besimin popullor, Bibla nuk e përmend në të vërtetë një datë specifike për lindjen e Jezusit. Historianët besojnë se ai ka gjasa të ketë lindur në pranverë, jo në dimër, sepse vetëm kështu lidhet me përshkrimin biblik për barinjtë që dërguan kafshët.
Në shekullin e katërt, kur Kisha Katolike vendosi që të njohë lindjen e Jezusit si festë zyrtare, Papa Julius zgjodhi 25 dhjetorin si datën e njohur botërisht për festën “Lindja e Krishtit”. Kjo datë u zgjodh sepse përkonte me festivalin pagan të njohur si Saturnalia. Shkurt, 25 dhjetori nuk është datëlindja e vërtetë e Jezusit.
2- Si u ndal Lufta e Parë Botërore në Krishtlindje
Gjatë Luftës së Parë Botërore, trupat luftuese në frontin perëndimor bënë armëpushim për Krishtlindje dhe kënduan këngë festive për njëri-tjetrin në fushëbetejë.
Mëngjesin e Krishtlindjes ushtarët gjermanë dolën nga llogoret dhe filluan t’u afrohen trupave aleate, duke thirrur “Gëzuar Krishtlindjet” në anglisht. Fatmirësisht, nuk ishte një mashtrim dhe dhjetëra luftëtarë britanikë dolën gjithashtu për të përshëndetur armiqtë. Ushtarët tokën duart dhe shkëmbyen cigare si dhurata. I ashtuquajturi “armëpushim i Krishtlindjeve i vitit 1914”, mbetet një nga shembujt e fundit të kalorësisë në kohë lufte.
3- Fillesat e Santas me slitë
Autori që ka krijuar imazhin dhe portretin e Santa Claus duke fluturuar me slitë është Washington Irving.
Ai botoi në vitin 1819 serinë e tij me tregime të shkurtra, “Libri me skica i Geoffrey Crayon”, ku përshkroi një ëndërr në të cilën Santa Claus fluturonte në qiell me një kamionçinë pa peshë plot me dhurata.
Tregimet e tij u bënë aq popullore, sa u kthyen në imazh të festës së Krishtlindjeve në të gjitha Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Edhe Charles Dickens ka thënë se u frymëzua nga Washington Irving, për tregimin e tij të famshëm klasik “A Christmas Carol”.
4- Personazhet e Krishtlindjes
Lepuri Energjik, Dreri Rudolph, Hundëkuqi u krijuan fillimisht nga shkrimtari Robert L.May në vitin 1939. Ai ndihmoi supermarketin Montgomery Ward të tërhiqte blerësit për Krishtlindje. Më pas këta personazhe u bënë shoqëruesit e çdo eventi të Krishtlindjeve.
Kurse Frosty, njeriu i famshëm prej bore u përdor për herë të parë në 1890 nga një përpunues uiski që zbukuronte me të, vitrinat e tij. Ky njeri i parë dëbore kishte në duar alkool dhe në buzë, duhan.
Imazhi nuk mundi t’i shpëtonte kthetrave të industrisë së reklamës. Duhanpirësi prej dëbore u përdor edhe në posterat për Miller Beer, Jack Daniel’s, Ballantine Ale etj, për t’u ndaluar më vonë me ndalimin e alkoolit.
5- Skena e lindjes së Krishtit në një grazhd
Skena e lindjes së Krishtit, në SHBA nisi të shfaqej e rindërtuar në përmasa të ndryshme që nga koha e Depresionit të Madh. Sigurisht që e bënte festën e Krishtlindjeve edhe më të gjallë dhe spektakolare.
Por bota e kishte përdorur për herë të parë skenën e lindjes së Jezusit, pikërisht në vendlindjen e tij që nga viti 1224. Ishte Shën Francesku i Assisit ai që rikrijoi me detaje lindjen e Jezusit për t’ua shpjeguar gjatë meshave pasuesve të tij.
6- Historia e pemës së Krishtlindjes
Edhe para ardhjes së Krishtërimit, gjermanët kanë përdorur disa drurë të veçantë me gjelbërim të përhershëm për të ndriçuar rrugët e errëta në ditët e zymta të solsticit dimëror.
Por për herë të parë “pema e Krishtlindjeve”, u shfaq në Strasburg në shekullin e 17-të dhe u përhap në Pensilvani në vitet 1820 me ardhjen e emigrantëve gjermanë.
Kur mbretëresha Viktoria u martua me Princin Albert të Gjermanisë më 1840, ai solli traditën e pemës së Krishtlindjeve edhe në Angli. Tetë vjet më vonë, gazeta e parë amerikane botoi një foto të pemës mbretërore të Krishtlindjeve dhe amerikanët jashtë Pensilvanisë e ndoqën menjëherë në masë këtë shembull.
7- Krishtlindjet në NASA
Në vitin 1965, dy astronautë në rrugën e tyre të kthimit, njoftuan se ishin në rrezik dhe po shihnin diçka në hapësirë, të cilën nuk mundnin ta identifikonin. Menjëherë pas kësaj, ata ndërprenë komunikimin me sallën e kontrollit.
Pasuan minuta të gjata në një heshtje të tensionuar. Pas pak, kontrollorët në Cape Canaveral filluan të dëgjonin disa tinguj si gërvishtje të zbehta, që me kalimin e sekondave, u kthyen në një interpretim me harmonikë të këngës “Jingle Bells”.
E gjitha ishte inskenuar nga dy astronautët “e çmendur” pasi nata e kthimit të tyre në tokë përkoi me Krishtlindjen. Burrat e dhuruan më pas harmonikën në Muzeun Kombëtar të Hapësirës dhe Komunikacionit Ajror në Uashington DC, ku ndodhet edhe sot e kësaj dite.
8- “Feliz Navidad” nëpër botë
Traditat e Krishtlindjeve ndryshojnë nga kultura në kulturë. Finlandezët shpesh vizitojnë saunat në prag të Krishtlindjeve, ndërsa portugezët kremtojnë një festë për jetën dhe vdekjen.
Në Greqi flasin për “12 ditët e egra të Krishtlindjeve” dhe nga Krishtlindjet deri në epifaninë e 6 janarit, zakonet e hershme greke thonë që zjarri duhet mbajtur ndezur që shpirtrat e këqinj të mos hyjnë nga oxhaku.
Australianët dhe banorët e Zelandës së Re i festojnë Krishtlindjet në plazh. Spanja, ndërkohë, luan ditën e Krishlindjes shorteun më të madh në botë.
9- “Më puth mua, jam kelt”
Bashkë me bredhin, veshtulla është një nga pemët e Krishtlindjes. Legjendat thonë se veshtulla ka fuqi magjike sepse është një bimë që nuk vjen nga qielli apo toka, pasi rrënjët nuk janë në tokë, por as nuk qëndrojnë në ajër.
Veshtulla mbahet falë pemës që paraziton dhe sipas keltikëve dhe legjendës gjermanike të Teuktonikëve, ajo është magjike, mund të shërojë plagët dhe të ndihmojë fertilitetin, si mashkullor, ashtu dhe atë femëror.
Puthja nën veshtull sjell fat të mirë dhe largon shpirtrat e këqij. Deri në epokën viktoriane, në të njëjtin kontekst kryheshin akte seksuale, shpesh të dhunshme dhe jo në pajtim me normat e sotme shoqërore. Më pas kjo traditë u zëvendësua nga puthja.
10- Krishtlindjet si ditë pushimi
Në vitet 1600 të bëje pushim ditën e Krishtlindjeve ishte e paligjshme dhe e dënueshme në SHBA. Krishtlindja ishte aq e parëndësishme, saqë Kongresi, jo vetëm nuk e njihte si ditë pushimi, por madje e mbajti sesionin e tij të parë në 1789, pikërisht në ditën e Krishtlindjeve. U desh të kalonte gati një shekull që Kongresi t’i shpallte Krishtlindjet, një festë federale.
n.s. / dita
FELIZ NACVIDAD, Jose Feliciano feat. FaWiJo
https://www.youtube.com/watch?v=0UVUW11FENs
2- Si pushoi lufta në Krishtlindje
Gjatë Luftës së Parë Botërore, trupat luftuese në frontin perëndimor bënë armëpushim për Krishtlindje dhe kënduan këngë festive për njëri-tjetrin në fushëbetejë.
Tregua di Natale (Armpushimi i Krishtlindjes)
Historiku dhe pershkrimet nga shtypi i kohes:
https://it.wikipedia.org/wiki/Tregua_di_Natale
Se kane harruar, dt 25 u vendos si feste fetare e krishtere
ne shekullin 5 nga perandori Bizantin, pasi ishte nje
feste e njohur pagane dhe qellimi ishte te konvertonin
popullin ne te krishtere.
pra ishte nje vendim politik, pa lidhje fare me besimin
ne zot.
Doli edhe ky Arben leshi kontrabedal nga bota e ndyre islamike , te jape mendime , edhe pse eshte me budallai i te gjithe komentuesve . Allahu ha bar . Shqiptaret jane pellazge e ilire . Arben turku kaput , bashke me sulltanin Erdokar .
Apsolutisht jam kunder Arbenit ,sidomos po eshte me renje shqiptare, por edhe pseudonimi tent “Antiturku “tregon se nuk je njeri human por je nje zagar i ndyre ,i llumit ekstrem, te shoqeris greke.Turqit, Shqiptaret Grekerit, para gjithshkaje jane njerez,fete jane dogma luftendjellese per shkaterimin e bashkekzistences njerezore, per sundim e cfrytezim.