Si u ndodhën anijet e FLD shqiptare në Sevastopul në vitin 1960

Ornela

Jovan Bizhyti

 (Mbresa të jetuara)

Ishte janar i vitit 1960. Tensioni politik midis udhëheqjes sovjetike dhe asaj shqiptare, ishte ende në hapat e para. Baza luftarake detare e “Traktatit të Varshavës”, me nëndetëset dhe bazën lundruese “Katalnikov”, sapo ishte instaluar në gjirin strategjik të Vlorës. Ndërsa flota luftarake detare shqiptare me nëndetëset dhe anijet e tjera luftarake, ishte fuqizuar dhe qëndronte e gatshme në ujërat e qeta në thellësi të gjirit të Pashalimanit dhe në bazën luftarake të ishullit të Sazanit.

Kompletimi me mjetet moderne luftarake për ushtrinë shqiptare dhe për armën e flotës luftarake, e cila nga disa anije të vogla e primitive që kish trashëguar nga e kaluara para dhe veçanërisht pasçlirimit, ishte një arritje e madhe për kohën. Flota e jonë luftarake detare, ishte kompletuar me anije të vogla të shpejta katërsiliruese, me dragamina për fushat minuese në det, me gjuejtësa luftarak, anije polumbare e anije të tjera ndihmëse, si dhe brigada e nëndetëseve të teknologjisë së avancuar të viteve 50-60 me bazën e saj lundruese “Tomori”, ishin për Shqipërinë dhe për kampin komunist të lindjes, një nga bazat më të kompletuara dhe më të fuqishme në Adriatik e deri në Mesdhe.

Po ashtu, kjo flotë luftarake kishte dhe një sërë anijesh ndihmëse mbiujëse si, rimorkiatorë, çisterno për furnizimin me karburant e ujë të anijeve luftarake, një anije moderne për çmangnetizimin e mjeteve luftarake lundruese, kryesisht për nëndetëset, draga për thellimin e porteve e të tjera. Në ato fillime të vitit 1960, kjo teknikë e lartë luftarake që u sigurua me ndihmën e BS, duhesh përvetësuar dhe mirëpërdorur në funksion të mbrojtjes së atdheut. Për një periudhë të shkurtër, marinarët shqiptarë e përvetësuan shpejt atë teknikë dhe morën anijet në përdorim, duke larguar sa më parë ekuipazhet dhe instruktorët rusë.

Erdhi një kohë që kjo teknikë duhej mirëmbajtur dhe riparuar herë pas here. Disa nga anijet kishin plotësuar afatet e shërbimeve të remontit dhe duhet të futeshin në dokun e servisit. Për nëndetëset po ngrihej me urgjencë një ofiçinë dhe një dok remonti në Pashaliman, ndërsa për anijet mbiujëse, nuk kishte ende një të tillë. Në Durrës ekzistonte një kantier për riparimin e peshkarexhave, i cili nuk plotësonte kushtet dhe kapacitetet për anijet luftarake të përmasave më të mëdha. Ndaj duhej patjetër që disa prej tyre të dërgoheshin për të kryer këto shërbime remonti në BS dhe kryesisht në Sevastopul, ku ishte dhe përqendrimi i Flotës Luftarake Detare të BS për Detin e Zi dhe Mesdheun.

Anijet e para që u planifikuan për t’u nisur në Sevastopul në fillimet e vitit 1960 ishin, Çmagnetizuesja, një anije speciale për çmagnetizimin nga ngarkesat magnetike të nëndetëseve dhe anijeve të tjera luftarake mbiujëse, ndërsa anija tjetër ishte Çisternoja e madhe (Linda), që furnizonte anijet me karburant dhe ujë, po ashtu dhe disa dragamina, që i përkisnin bazës së flotiljes së ishullit të Sazanit, e të tjera më pas.

Në fillimet e janarit të vitit 1960, mjeti i parë që u nis për në Sevastopul ishte anija Çmagnetizuese. Kishte ditë që përgatitej teknikisht për një lundrim të gjatë në ujërat ndërkombëtare. Ishte e diel pasdite, kur ekuipazhi u rreshtua në kuvertë dhe në atë moment u gjend para tyre Komandanti i Përgjithshëm i Flotës Luftarake Detare në ato kohë, Kontra-Admirali Teme Sejko, i cili përshëndeti ekuipazhin dhe dha disa porosi, jo vetëm për përballimin e atij lundrimi të gjatë e të vështirë në ujërat ndërkombëtare, por dhe për të realizuar me sukses detyrën e rëndësishme të remontit të mjeteve tona luftarake detare, duke ruajtur të pastër dhe me besnikëri figurën e personalitetin e marinarit shqiptar, jashtë kufijve të atdheut në një shtet të madh, siç ishte BS.

Pa humbur kohë, u dha urdhri luftarak, që marinarët të vendoseshin secili në postet e tyre luftarake, duke përgatitur anijen për lundrim të gjatë në ujërat ndërkombëtare. Pasi u ndezën motorët, u ngritë spiranca dhe anija me sirenën e saj të fuqishme, përshëndeti qytetin historik të Vlorës dhe mjetet e akostuara në atë port, duke marrë drejtimin për në det të hapur. Pasi kaloi meso-kanalin midis Karaburunit e Sazanit, u drejtua për në jug në thellësi të detit Jon, e më tej në drejtim të Mesdheut.

Ishte një ditë e ftohtë janari dhe me erë të fortë, që ngrinte dallgë të fuqishme. Anija shqiptare Çmagnetizuesja, ishte e përmasave të vogla dhe me konstruksion druri, që era e fuqishme dhe dallgët e mëdha e lëkundnin në mënyrë të frikshme, veçanërisht kjo në hapësirat detare midis Jonit dhe Mesdheut pranë ishullit të Korfuzit.

Në këtë rrugëtim të gjatë, anija shqiptare shoqërohej nga një anije rimorkiator sovjetik, që udhëhiqte kursin e drejtimit, si dhe për t’u gjendur në ndihmë për çdo defekt e ngjarje të papritur që mund të ndodhte gjatë këtij lundrimi të gjatë. Së bashku me ekuipazhin shqiptarë, në anije ndodheshin dhe tre oficerë drejtues sovjetik, një komandant drejtimi, një oficer inxhinier mekanik për teknikën dhe një oficer radist-sinjalizues për ndërlidhjen me qendrën nëpërmjet radio-marrëses. Kjo për faktin se oficerët drejtues të anijeve luftarake shqiptare, nuk kishin përvojën e duhur në lundrime të gjata ndërkombëtare

Anijet tona dërgoheshin drejt Sevastopulit një e nga një, që të mos krijohej ideja e lëvizjeve të grupuara, për arsye se në Mesdhe zhvillonin stërvitje anijet luftarake të Flotës së 6-të Amerikane dhe druhej për t’iu shmangur ndonjë incidenti. Aq më tepër, që anijet luftarake shqiptare nuk kishin të drejtë të lundronin në ujërat ndërkombëtare, ndaj lundrimi kryhej me flamurin sovjetik, si anije të flotës luftarake detare sovjetike. Dhe jo vetëm flamuri, por dhe uniforma e marinarëve shqiptarë ishte uniformë ruse me shkronja rusisht në kapele dhe me yllin me simbolin sovjetik, drapër dhe çekan.

Deti ishte shumë i trazuar, veçanërisht lundrimi në ujërat e Mesdheut karshi ishullit të Korfuzit dhe deri në Peloponez, krijoi situata shumë të vështira nga dallgët e larta, që përplaseshin papushim në bordin e drunjtë të anijes, duke krijuar situata të ndera, jo më pak dhe të rrezikshme. Ndërsa ujërat e Egjeut ishin më të qeta dhe ditët e atij janari ndriçoheshin nga një diell me ngrohtësi pranverore. Lundrimi zgjati 6 ditë e netë pa ndaluar. Gjithashtu dhe deti Marmara, ofronte pamjen e një liqeni të qetë, me konture pyjesh të gjelbëruara në dy anët e tij, fshatra të bukura europiane dhe aziatike që qëndronin karshi njeri-tjetrit dhe qytetet si Çanakalaja e të tjera, që jepnin mirëseardhjen në hapësirat e shtetit të madh e të lashtë Turk.

Bosfori në vitet 60-të, ishte thjeshtë një ngushticë, që ndante dy kontinentet, Europën dhe Azinë, ku lëvizjet e njerëzve dhe mallrave bëheshin me varka dhe tragete, pasi nuk ishte ndërtuar ende ura madhështore lidhëse, që sot bashkon ato dy kontinente të mëdha fqinjë. Stambolli, një qytet i lashtë me minare xhamish të shumta dhe të larta, që dukeshin sikur preknin qiellin, dukej i heshtur nën përkëdhelinë e valëve të detit. Kafenetë, anës shëtitoreve buzë detit, zhurmonin të mbushura me klientë, që pinin kafe dhe çaj nën shkëlqimin e diellit të janarit. Marinarët, me kuriozitetin e tyre të veçantë, vështronin nga dritaret e vogla të anijes, pa lëvizur nga postet e tyre luftarake.

Lëvizja e anijes në gjatësinë e ujërave të Bosforit bëhej ngadalë, kjo dhe për faktin se hynin e dilnin edhe anije të tjera dhe veçanërisht motoskafe e varka të vogla të peshkatarëve, që lëviznin në mënyrë kaotike, sidomos në dalje të ngushticës. Përpara u shfaqën ujërat e Detit të Zi dhe bashkë me to dhe koha që ndryshoi pa pritur me re të ngarkuara me shi e dëborë dhe erëra të furishme. Radiogrami që erdhi nga komanda e Flotës Luftarake të Sevastopulit, njoftonte se në orët pasardhëse pritej një furtunë e fuqishme dhe duheshin marrë masa sigurie për t’a përballuar atë me sukses. Kursi në hartën që qëndronte mbi tavolinën e komandantit, kishte të shënuar me vijë të kuqe drejtimin tangent drejtë portit të Sevastopulit. Timonieri vështronte herë pas here shigjetën e busullës për të mos devijuar nga kursi i dhënë. Anija ecte me ngarkesë të plotë të motorëve dhe shpejtësia ishte në shkallën maksimale, 20-25 milje në orë.

Hyrja në portin ushtarak të Sevastopulit, ndodhi në mesnatën e gjashtë të lundrimit nga porti i Vlorës. Gjithçka për rreth ndriçohej nga dritat e anijeve në mes të asaj errësire janari me ngarkesa të dendura reshjesh dëbore. Gjithçka për rreth zbardhëllonte. Qyteti nuk dukej, qëndronte i fshehur pas disa kodrave të buta, që ndaheshin si gishtat e dorës nga gjire deti, që hynin në thellësi të gadishullit të Krimesë. Anija e flotës shqiptare u ankorua në një bankinë pranë disa anijeve të vogla luftarake ruse, dhe përtej më në thellësi dalloheshin gjuajtësa të rëndë luftarakë, si dhe kryqëzorë të përmasave të mëdha. Flota Luftarake e Detit të Zi, ishte nga më të mëdhatë e më modernet që kishte BS deri në vitet 60.

Të nesërmen kur zbardhi dita, ai gji i madh dukej si një qytet anijesh luftarake që lundronte mbi kaltërsi, mbushur me zhurma motorësh, e lëvizje marinarësh që popullonin atë qytet të mbiujshëm. Pas disa ditësh, erdhën një e nga një edhe anijet e tjera luftarake shqiptare si, Çisternoja, dragaminat e tjera.

Divergjencat politike ndërshtetërore sovjeto-shqiptare ende nuk ishin shfaqur hapur në popull dhe miqësia e marrëdhëniet e ngushta midis dy popujve ishin ende të ngrohta e miqësore. Fillimisht, marinarët shqiptarë u pritën si miq dhe në muajt e parë u përfshinë në programe vizitash e takimesh miqësore në fabrikat e uzinat ushtarake të Sevastopulit, në kolkozet e sofkozet e fshatrave dhe sektorëve bujqësorë që shtriheshin rreth atij qyteti të bukur e me ndërtime tradicionale të një arkitekture të hershme, me sheshe që mbanin emrat e heronjëve të luftrave të hershme ruso-turke, me simbolet e statujave madhështore, veçanërisht ato të gjeneralëve ushtarak, Ushakov, Nahimov etj. Në përgjithësi këto takime shoqëroheshin me koncerte të vogla, bankete, fjalime e përshëndetje të ngrohta miqësore dhe mbrëmje argëtuese vallëzimi. Ishte hera e parë që anije të flotës luftarake shqiptare dhe ekuipazhet me marinarët e tyre, vizitonin republikën e Ukrainës, si pjesë e Federatës Ruse dhe qytetin historik të Sevastopulit.

Në atë shtrirje kohore prej disa muajsh, nga Shqipëria nuk vinte asnjë informacion. Gjatë asaj kohe kishin ndodhur disa ngjarje të rëndësishme. Ishte arrestuar një grup i madh armiqësor, me në krye ish komandantin e Flotës Luftarake Detare të Shqipërisë, Kontra-Admiralin Teme Sejko, e kuadro të tjerë si bashkëpunëtorë me të. Po ashtu marrëdhëniet politike midis PK të Bashkimit Sovjetik dhe udhëheqjes shqiptare, ishin thelluar më tej. Marinarët shqiptarë ishin të izoluar, nuk dëgjohej as Radio Tirana dhe nuk vinin as gazetat shqiptare e materiale të tjera informative.

Mbrëmjeve shpesh, marinarët shkonin në pallatin e kulturës të qytetit për argëtim, ku zhvilloheshin programe koncertesh, filma dhe mbrëmje vallëzimi. Një natë, disa marinarë sovjetikë, që sapo ishin kthyer nga Shqipëria, në biseda e sipër, u shprehën se, “Komandanti i Flotës Luftarake Detare të Shqipërisë është arrestuar”! (E kishin fjalën për Teme Sejkon). Marinarët shqiptarë nuk kishin informacion, ndaj u shtangën si të habitur dhe këto fjalë po u dukeshin si provokime! Kur raportuan para komandantit, kur u kthyen në anije për sa kishin dëgjuar, ai u tha:

-“Mos u vini veshin, se dhe këtu ka provokatorë, është popullsi e madhe”. Qyteti i Sevastopulit ato kohë ishte me statusin, “Qytet Ushtarak”, i mbyllur, ku nuk hynte e dilte njeri pa leje. Edhe marinarët shqiptarë hynin e dilnin në bazën e anijes të pajisur me leje qarkullimi dhe sipas një liste emërore, që verifikohej nga rojet e postbllokut.

Meqenëse Sevastopuli kishte lidhje të ngushta me Shqipërinë nëpërmjet bazës detare të Vlorës, ku kishte shumë anije dhe marinarë sovjetikë që vinin shpesh në Vlorë, në përgjithësi opinioni për Shqipërinë në Sevastopul ishte pozitiv. Për këtë arsye, një ditë maji 1960, erdhi në Sevastopul udhëheqësi sovjetik, Nikita Hrushovi dhe organizoi një aktiv të gjerë në pallatin e kulturës të marinarëve me komunistë, kuadro drejtues, e ushtarakë sovjetik, për t’i sqaruar mbi marrëdhëniet sovjeto-shqiptare, sigurisht u fol dhe për udhëheqjen shqiptare si tradhtare e idealeve komuniste dhe devijimin nga rruga e kampit socialist të lindjes. Nga ajo ditë, qëndrimi ndaj efektivave të anijeve shqiptare, ndryshoi totalisht, u ndërprenë takimet miqësore, vizitat e aktivitetet e tjera.

Disa nga anijet e flotës shqiptare kishin hyrë në një dok të madh servisi së bashku me anije të tjera të flotës sovjetike, ku po kryhej remonti i tyre. Vizitat e oficerëve madhorë të flotës ruse në anijet shqiptare nisën të shpeshtohen, duke bërë presion ndaj komandave dhe efektivave, që të braktisnin anijet dhe të strehoheshin në një repart ushtarak tokësor, për t’u kthyer në atdhe pa anijet, me avionin e linjës Moskë-Budapest-Tiranë. Pra, kërkonin të mbanin anijet me çdo kusht.

Komandanti i Çmagnetizueses, kapiten i parë Xhevit Selimullari, një ushtarak trim, besnik dhe patriot, si dhe komandantët e anijeve të tjera shqiptare, përpara këtij presioni politik e ushtarak, nuk u thyen për asnjë çast. Pa humbur kohë i dërguan një radiogram komandës eprore të Flotës Luftarake të Vlorës, ku kërkohej sqarim për situatën politike dhe për qëndrimin që duhej mbajtur në kushtet kritike të krijuara. Vigjilenca dhe qëndrimi patriotik i marinarëve ishte i shkallës më të lartë dhe të vendosur për të mos i dorëzuar anijet me çdo kusht, qoftë edhe me sakrifica sublime.

Pas disa ditësh, vjen në Sevastopul atasheu ushtarak shqiptar në Moskë, gjeneral Ramohiti, një kuadër ushtarak i kohës së luftës, i përgatitur dhe shumë patriot. Ai mori takime me efektivat në çdo anije shqiptare që ndodhej aty, sqaroi me imtësi situatën politike në vendin tonë dhe qëndrimin e udhëheqjes dhe të shtetit shqiptar në marrëdhënie me BS dhe vendet e tjera të kampit socialist. Njëkohësisht, kërkoi që efektivat e anijeve luftarake shqiptare të mos dorëzoheshin me asnjë çmim, duke rritur përpjekjet për përfundimin sa më parë të remontit të anijeve, e për të qenë në gatishmëri të plot lundrimi drejtë atdheut.

Muajt korrik-gusht 1960 ishin vendimtarë. Pas përfundimit të riparimit, në dokun e remontit, anijet nisën të dilni një e nga një në gjirin e bazës ushtarake të Sevastopulit. Për anijet shqiptare ishte dhënë porosia që të pengoheshin me çdo kusht për të mos dal nga doku riparues. Anija Çmagnetizuese duke përfituar nga rasti, manovroi me zgjuarsi dhe shkathtësi të komandant Xhevitit, duke lundruar pas një kryqëzori që po dilte nga porta e dokut dhe ashtu papritur u gjend në ujërat e gjirit. Me manovrime të tilla mundi të dali dhe anija e Çisternos (Linda), ndërsa dragaminat u mbajtën forcërisht dhe efektivat e tyre u kthyen pas disa ditësh me avionin e linjës.

Pas shumë presionesh e pengesash, anijet shqiptare, Çmagnetizuesja dhe Çisternoja (Linda), mundën të dalin nga porti i Sevastopulit një ditë të fillim shtatorit 1960, duke marë rrugën e lundrimit të gjatë drejtë portit të Vlorës, drejtë Shqipërisë. Rruga ishte e gjatë dhe me det të ashpër, por marinarët të përmallur e të vendosur, e përballuan me sukses këtë lundrim heroik. Kur anijet tona mbërritën në gjirin e Vlorës gjithë krenari e gëzim, sirenat e anijeve të flotës luftarake të Pashalimanit, oshtinë në shenjë përshëndetjeje e krenarie për mirëseardhjen e marinarëve dhe të anijeve tona luftarake të kësaj baze detare, duke shpërndarë një jehonë të fuqishme, që përcillej deri lartë Karaburunit e lartësive të Llogorasë.

Dhe ato ditë të ashpra historike të viteve 1960-61, ishin kohë betejash e debatesh të zjarrta politike të gjeneralëve me grada e ofiqe të mëdha, të kapitenëve të rangjeve të ndryshme dhe të politikanëve të bindur të regjimit komunist. Zërat e gjeneralëve sovjetik me tone të larta dëgjoheshin si kakarisje korbash, ndërsa baza lundruese detare “Katalnikov” me nëndetëset e “Traktatit të Varshavës”, morën rrugëtimin e gjatë, për t’a lënë Shqipërinë të vetme nën kërcënimin armiqësor të fqinjëve të përtej detit.

Ata ikën një ditë vjeshte, duke marrë me vete ç’ka i përkiste “Traktatit të Varshavës”, ndërsa pjesa tjetër e flotës mbeti shqiptare. Gjiri i Vlorës u lehtësua nga pesha e nëndetëseve dhe anijeve të tjera luftarake të huaja. Ata ikën si dielli pas një perëndimi të vranët, pa lënë pas shkëlqim e dritë, ikën gjithë dëshpërim të lodhur e me shpirt të vrarë, duke marrë me vete dhe pasthirrmën: “Do t’a kujtosh Vlorën, Gjeneral”!

 

Share This Article
7 Comments
  • Na knaqe o Jovan Bizhyti me kete pershkrim te hollesishem.
    Sa keq qe ra komunizmi edhe ne Shqiperi.

  • Jovan ,
    as më njeh e as të njoh , por , duket që jemi të një brezi .

    Së pari , nuk të lejohet ty që Sevastopolin ta kthesh në Sevastupul , e nis me Sevastupul dhe e mbyll me Sevastupul , pra nuk është lapsus .

    Së dyti , dhe kjo është e rëndesishme , ti edhe sot , pas 61 vjetësh nuk e ke kuptuar ç’ndodhi atëhere .
    Atasheun Halim trimin që ti e lëvdon, më pas , shoku ynë Enver e mori dhe e plasi në burgun e Burrelit .
    Dhe mirë ja bëri , se edhe Halimi , si puna jote , nuk kuptonte ç’ndodhte , ose kuptonte dhe peqe-lepe Enverit për karjerën e tij , pa ç’e pret popullin pas këtyre heroizmave në thonjëza , këtë s’e quante punën e tij .

    Tradhetinë ndaj popullit , shumë si Halimi e paguan me burg , ndërsa shumë të tjerë e paguan me kokën e tyre .

    Jovan ,
    kur lexoj ty unë presupozoj se lexoj një ushtarak që vjen nga fronti i luftës dhe këtyre u besohet , jo si ata strateget e zyrave luksoze .

    Dimëri i Madh dhe filmi Ballëpërballë , psh , si histori kanë zero vlerë !

  • Gjithcka i detyrohet qendrimit te matur,njerezor dhe tolerant te Udheheqesit te athershem Sovjetik Nukita Sergejevic Hrushev.
    Hrushovi e kishte vuajtur Luften e Madhe mbi supe.
    Ishte Hrushovi qe mobilizoi Bashkimin Sovjetik ne Periudhen e pare te sulmit gjerman.Stalini u fsheh dhe nuk ndoli per dy jave nga daca e tij.
    Ishte Hrushovi qe mobilizoi forcat nen muret e Moskes,,solli Zhukovin nga fronti japonez,,Rokosovskin,Batutin,Vasiljevskij,dhe te tjere oficere te rinj qe u madheshtuan ne beteja(Stalinit i kishin mbetur xha Budjoni dhe Voroshillovi,se te tjeret i pushkatoi).Eshte Hrushovi qe organizoi mbrojtjen Heroike te Stalingradit,,”Ketu i thone Stalingrad,,hap prapa nuk ka.O do te vriteni nga armiku,o do te vriteni nga ushtria sovjetike.-Jane te Hrushovit keto fjale.
    E keni bere Hrushovin dordolec,qe qenka dhjere ne breke nga nje sharlatan,servil,bythepambuk,,qe ja mnbathi si lepur kur i vajti Haziss Bicaku ne Cermenike,,e mbajti frymen ne Gramsh te ballistet e Kishtes..Or po edhe Tito eshte plagosur ne beteje,,por ky trimi juaj:”pushka bam,,qy mushkes siper dhe hik shpejt se na zune!
    Enver hoxha s`ka pare lufte me sy,or Jovan,prandaj i trimerohesh Hrushovit,qe ishte trim ne lufte,por i urte ne paqe.
    Larg qofte mos ndodhte,por po ta kishte vendosutr Hrushovi,,i pari qew do t`ja mbathte do ishte enver hoxha.
    Ishin situata nderkombetare gati explozive(Ceshtja e Kubes,kercenimi berthamor dhe raketor i presidentit Kenedi),nderhyrja ushtarake ne Shqiperi do te ishte pika qe do te derdhte sapllaken.)
    Hrushovi u tregua i llogjikshem,se mbante fatet e botes mbi supe,,poor qe e kerkonte nje shuplake ay trimoshi juaj i betejave me lloqe,,e kerkonte.
    Dhe ti na tregon filma me 5 leke,si u arratisen nga Baza e Sevastopolit,,nje cisterne dhe nje C`manjetizuese,,vjedhurazi,nen hunden e armikut,,se nuk kishin ruset dy silure qe ti benin copa,,nuk kishin as supersonike qe ti mombardonin nga ajri..
    E ke pare luanin kur luan me nje majmun?Ben sikur e ka frike,,ne vend qe t`i ngule dhembet ,i kruan kurrizin.
    Ja keshtu i meshiroi Hrushovi shqiptaret.

    • Demo bolja, do beje mire qe te zhdukeshe per ca kohe me komentet e tua idiote, nuk te flet logjika, sepse ate nuk e ke, te flet vetem hakmarrja, pra shkruan me sy te erresuar. Po na e servir Krushovin me superlativa, mjerrish per ty, ai ka ngelur ne histori si udheheqesi me karagjoz qe ka pare Kremlini!

      • Mos ja ver re , se Demo eshte nje rot kari , qe nuk e ka haberin per azgje,
        se nuk ka lexuar azgje nga historia , Eshte idiot

  • Sovjetiket na trajtonin si te barabarte e si vellezer, por ne i zhgenjyem. Tani kemi te bejme me ata qe i meritojme, me pragmatistet amerikane qe vijne, mbarojne punet e tyre dhe lene pas token e djegur.

    Meqe ra fjala, Sevastopoli eshte ne duar te mira, nuk do katandiset ndonjehere si baza e Vlores sone. Prandaj ta gezoje Rusia ate dhe gjithe Krimene.

  • Jo për polemikë me demon……

    Nuk i hedh poshtë të gjitha ato që thotë demua , por ka pasaktësi .

    Nuk ishte Hrushovi që mobilizoi popullin sovjetik kunder sulmit gjerman , që mbrojti Mosken , që pruri Zhukovin nga fronti japonez, Stalini u fsheh etj etj

    Kur filloi Lufta Hrushovi ishte një sekretar partie lokal ( i Ukrainës ) , s’ishte fare në Moskë dhe s’kishte nevojë për të .
    Kur filloi Lufta Zhukovi ishte shef i shtabit të ushtrisë , që nga shkurti i 41 dhe se pruri Hrushovi nga fronti japonez .

    Stalini ka patur shumë të meta , por frikacak , absolutisht jo . Fshehjen imagjinare të Stalinit e sajoi Hrushovi pas vdekjes së tij .
    Në terrorin e paraluftës Hrushovi ka qënë nga më të zellshmit , saqë edhe Stalini e kritikonte ; duke qënë anëtar i këshillit ushtarak ( si komisar ) mban përgjegjësi për shpartallimin e ushtrisë në Kiev në 41 dhe në Harkov në 42 .

    Pas sulmit gjerman , në 22 qershor 1941 ora 4 e mëngjezit pati riorganizime .

    Më 30 qershor 1941 u krijua Komiteti shtetëror i mbrojtjes me fuqi absolute , mbi partinë e mbi qeverinë , me ketë përberje :

    Stalin , Molotov , Voroshillov , Malenkov dhe Beria .
    Hrushovi është mirë atje , në Kiev .
    Më von janë shtuar edhe të tjerë , por Hrushovi jo .

    PS
    Materialet e nxjerra nga arhivat pas 90-es lartësojnë më shumë Stalinin , jo Hrushovin .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *