Përshkallëzimi i situatës gjatë protestës së opozitës në Tiranë është pasqyruar menjëherë nga Associated Press që flet për një konfrontim të tubuesve me policinë.
Mbështetësit e partisë demokratike çanë kordonet e policisë ndërsa tentuan të hynin në ndërtesën e kryeministrisë, thotë agjensia e njohur e lajmeve, që shton se protestuesit lëshuan flakadanë dhe objekte të tjera ndërsa përpiqeshin të shkatërronin skelën e mbrojtëse përpara hyrjes kryesore të godinës, por demonstruesit nuk hynë brenda godinës thekson ajo.
Policia nënvizohet në shkrim, nuk ka bërë shumë rezistencë, ndonëse përdori gazin lotsjëllës dhe pompat e ujit ndërsa përmes altoparlantëve i ka bërë thirrje protestuesve që të shpërndahen.
Dy autoambulanca janë parë të marrin protestues që kanë pasur probleme nga gazi lotsjëllës, disa thuhet të kenë humbur ndjenjat.
Në një intervistë për Associated Press përpara protestës, lideri demokrat Lulzim Basha shpjegoi dhe një herë se ajo që po kërkohet është dorëheqja e qeverisë, krijimi i një kabineti tranzicioni dhe zgjedhje të parakohshme në mënyrë që të rivendoset sipas tij demokracia përmes parlamentit të zgjedhur me vullnetin e popullit dhe jo paratë apo kërcënimet e krimineleve.
Opozita sulmon selinë e qeverisë shqiptare, shkruan agjensia italiane e lajmeve Ansa, e cila e ka lajm kryesor pasqyrimin e zhvillimeve të fundit në vendin tonë; një grup manifestuesish kanë mësyrë kryeministrinë duke tentuar hyrjen në ndërtesë, por janë zmbrapsur nga forcat e gardës së republikës të ndodhur brenda saj që kanë lëshuar gaz lotsjellës, thotë Ansa.
o.j/dita

turp te kini 2 parti sharlatane PD LSI doni te mirrni pushtetin me dhune , po deshtuat , ikni me bisht ne shale .
CFAR KAZANI PIST QE JENI
SIKUR NUK E NJOHIN PER ATDHE SHQIPERINE
DHE SKAN ASNJI DETYRIM TE PAKTEN MORAL !!!!!!!!!!!!!!
Po nuk u var biri i kures sali vendi nuk ka qetesi
Basha pasi pastroi parate ruse per ata qe po denohen ne USA, me urdher te Rusise e antishqiptareve te tjere kerkon te destabilizoje situaten ne Shqiperi ne nje moment qe Kosova eshte ne nje moment shume shume delikat.Koordinimi gjithmone ka qene nga qendra ne Begrad, keshtu ka vepruar Saliu, keshtu edhe basha.Ata qe duhet te reagojne e kunderveprojne duhet ta bejne sa me shpejt nese u dhimbet e ardhmja e kombit shqiptar.llogjet per ndarje pushteti, drejtesie etj jane llogje kavaje ne keto raste.Shteti duhet ti sherbeje kombit si nje i tere.berisha e basha duhet te jene ne burg e shikoni sa bukur shkon para kombi shqiptar, nese per dy qelbesira doni te merni te ardhmen ne qafe vazhdoni me teorizime boshe per kompetenca te drejtesise etj.Stambolli digjet e kurva krihet.Shteti do burra shteti e vizionare jo llogje kavaje.
Shoke ne mediat nderkombetare eshte shkruar qarte duke u vene theksin tek korrupsioni qeveritar si arsyeja kryesore e protestes. E kuptojn qe jeni ne ndonje faze marreveshje me kriekaqolin por gjerat shkruajini tamam ose mos i shkruani fare. https://www.apnews.com/958f5716dac0428fa971ccdc133012ce
https://www.corriere.it/esteri/19_febbraio_16/albania-opposizione-piazza-tirana-assaltata-sede-governo-d839600e-31e0-11e9-852c-5b9cfb7b87c6_preview.shtml?reason=unauthenticated&cat=1&cid=mXggdrNr&pids=FR&origin=http%3A%2F%2Fwww.corriere.it%2Festeri%2F19_febbraio_16%2Falbania-opposizione-piazza-tirana-assaltata-sede-governo-d839600e-31e0-11e9-852c-5b9cfb7b87c6.shtml
Ne keto 30 vjet nuk na jane ndare fatkeqesite vetem nga Saliu dhe Shqiperia do rilind kur ai te ik nga faqja e dheut si Enveri.
info analitike
Arsyeja kryesore e protestes nuk asht ceshtje korrupsionit.Por kalimi ne zgjedhje te parakoheshme me kabinet qeveritare tranzicionit.
Korrupsioni nuk ndereqet me protesta.Por vetem me ndeshkime para ligjit.
Keshtu qe korrupsion kemi ne dy anet e krahve politike.Me kete do merret vetem me vendosjen e rrezultateve qe po kryen rreforma.Vettingu.
Pershendetje.