Si u plagos bariu në Lazarat

redaktor

33- vjeçari Fatos Mukollari nga Pogradeci, i cili mbeti i plagosur ditën e djeshme në Lazarat, kishte tre muaj i punësuar si bari në fshat me një pagë mujore prej 25 mijë lekësh.

Në një intervistë, bashkëshortja e tij, Suzana ka treguar se si e mësoi lajmin e rëndë.

Tashmë 33- vjeçari ndodhet i shtruar në Spitalin Ushtarak, nën mbikëqyrjen e forcave të policisë.

Bashkëshortja e tij apelon për ndihmë.

Mukollari është personi i tretë që është plagosur gjatë aksionit të policisë ndaj kultivuesve të lendeve narkotike në Lazarat.

Dy të plagosurit e tjerë janë një polic i forcave të ndërhyrjes së shpejtë si dhe një 20- vjeçar nga Ura Vajgurore, edhe ky i punësuar si bari.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *