76 VITE MË PARË / Pse u rrethuan, kush i spiunoi, si u vranë 5 Heronjtë e Vigut në gusht ’44. Dëshmia e rrallë e Mark Dodanit

J L

Plot 76 vjet më parë në pasditen e 22 gushtit të vitit 1944, një njësit i vogël partizan i çetës “Pukë-Mirditë” që përbëhej prej Ndoc Ded Markut, Ndoc Mazit, Naim Gjylbegut, Ahmet Haxhisë e Hydajet Lezhës, të cilët po udhëtonin në drejtim të asaj krahine me një mision të ngarkuar nga Qarkori i Partisë Komuniste të Shkodrës, në afërsi të fshatit Vig, në vendin e quajtur Buzabardh, u rrethuan nga forcat e xhandarmërisë së Komunës së Kalivaçit që komandoheshin nga vetë Kryetari i asaj Komune Pjetër Llesh Gjegjani, i cili urdhëroi vrasjen e tyre, pasi i mbajti tetë orë të rrethuar dhe ata s’pranuan kushtet e tij që ata të dorzonin armët.

Ajo ngjarje bëri bujë të madhe dhe që të nesërmen e asaj dite lajmi i vrasjes së tyre u përhap në të gjithë Veriun, e më pas në të gjithë Shqipërinë, pas një trakti që hodhi Partia Komuniste Shqiptare, e cila i shpalli ata “Dëshmorë të atdheut”, duke njoftuar se 5 komunistët kishin rënë duke luftuar më forcat mercenare të Gjon Markagjonit. Disa vjet pas mas mbarimit të Luftës, atyre i’u akordua tituli i lartë, “Hero i Popullit” dhe gjithashtu shumë viteve më vonë, atyre ju ngrit një monument i madh në qëndër të qytetit të Shkodrës, i cili njihet nga të gjithë, si monumenti i “5 Heronjve të Vigut”.

Si qëndron e vërteta rreth asaj vrasje të bujshme? Përse ai njësit partizan i përbërë nga pesë djem fare të rinj, po udhëtonte në drejtim të malësisë së Mirditës dhe cili ishte misioni që i’u ishte ngarkuar atyre? Cili ishte itinerari i lëvizjeve që përshkuan ata natën e 20 gushtit dhe tek cila shtëpi u strehuan ata për të kaluar atë natë? Përse burrat e asaj kulle nuk ndodheshin atë natë në shtëpinë e tyre ku bujtën pesë komunistët?

Kush ishte personi që zbuloi lëvizjen e tyre në mëngjezin e 22 gushtit dhe përse ai njoftoi Kryetarin e Komunës së Kalivaçit, i cili organizoi dhe rrethimin e tyre? A kishte lidhje familja e Kapidanit të Mirditës Gjon Markagjonit me vrasjen e tyre dhe a është e vërtetë akuza që u është atribuar atyre si të implikuar në atë ngjarje? A qëndron versioni i shumëpërfolur prej vitesh se ata të pestë u prenë në besë nga mirditasit dhe në bazë të Kanunit gjaku i tyre i ngeli në derë Mirditës? Si reagoi pushteti komunist kur erdhi në fuqi me personat e akuzuar si organizatorë të vrasjes së “5 Heronjve të Vigut” dhe kush ishte njeriu që zbuloi dhe organizoi vrasjen e Pjetër Llesh Gjegjanit e 20 pjestarëve të çetës së tij antikomuniste në nëtorin e vitit 1948 në malet e Mirditës?

Lidhur me këto e të tjera ngjarje dhe fakte nga jeta e tyre, na njeh intervista që i kemi marrë para disa vitesh nënkolonelit në pension, Mark Dodanit, njërit prej ish partizanëve të Çetës “Pukë-Mirditë” dhe më pas oficer i lartë i Sigurimit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendëshme, i njohur ndryshe edhe si skenarist i disa filmave dhe autor i shumë librave me temë nga arma e Sigurimit të Shtetit gjatë viteve të regjimit komunist. 

 

Shoku Mark, çfarë lidhje keni ju me “5 Heronjtë e Vigut” dhe në ç`rrethana i keni njohur ata?

Nga fillimi i vitit 1943 pasi u ktheva nga Korça ku isha student në Liceun e atij qyteti dhe i organizuar në Lëvizjen Antifashiste si i ri komunist i strehuar në shtëpinë e Vangjo Vangjelit që ishte bazë e qarkorit të Korçës, unë u lidha me çetën partizane “Pukë-Mirditë”, kur ajo ishte në momentet e riorganizimit të saj, në fshatain Laç-Susaç të Vaut të Dejës. Në periudhën 1943-’44, unë kam njohur së pari Ahmet Haxhinë dhe Naim Gjylbegun.

Ku dhe si i keni njohur ata?

Njohja ime me këta të dy erdhi pasi i deleguari i Qarkorit Komunist të Shkodrës, Nuri Llazani dhe Bardhok Biba (“Hero i Popullit”) që ishin në Çetën “Pukë Mirditë”, në periudha të ndryshme gjatë asaj kohe më dërgonin me detyra në Shkodër tek shtëpitë e tyre në lagjen “Zdrale”, tek nënë Gjylafja (e Naim Gjylbegut) dhe nënë Laja (e Ahmet Haxhisë). Kur kam shkuar për herë të parë, meqënse unë nuk i dija bazat, Nuriu me Bardhok Bibën më rekomanduan që të takoja një shok të quajtur Fadil Hoxha, me pseudonimin “Sedita”, (pas Luftës një nga udhëheqësit kryesor partiak të Kosovës dhe ish-Jugosllavisë), i cili do të më shoqëronte për tek shtëpitë e nënë Gjylafes e Lajes. Tek ato dy shtëpi unë takoja shpesh Osmanin e Nazen (vëllai i Ahmetit dhe motra e Naimit) si dhe Arif Gjylin, Haki Llazanin, Xhavit Gjylbegun (“Picirrukun”) Filip Vaso Pejën, etj. Kurse Ndoc Dedë Markun e kam njohur nëpërmjet Preng Gjin Lleshit nga Rrasi i Butë i Kashnjetit që ishte burri i tezes sime. Dy të tjerët Ndoc Mazin dhe Hydajet Lezhën, nuk i kam njohur fare personalisht.

Cili ishte qëllimi i vajtjes së atyre pesë komunistëve në zonën e Mirditës?

Me porosi të Qarkorit të Partisë së Shkodrës ku bënin pjesë Sadik Bekteshi, (sekretar politik) Arif Gjyli, (sekretar organizativ) Qazim Kapisyzi, Qamil Gavoçi, Seit Bushati, Tuk Jakova, (i deleguar i Komitetit Qëndror të PKSH-së), Nuri Llazani etj., u vendos që Ndoc Mazi, Naim Gjylbegu, Ahmet Haxhija dhe Ndoc Deda, të shkonin me një mision në zonën e Mirditës. Porositë që i’u dhanë atyre nga Qarkori ishin: Do të ndihmonin Çetën partizane Pukë-Mirditë që ajo të shtonte rradhët e saj me partizanë të rinj, me synimin që të bëhej batalion. Do të merrnin takime me familjet më në zë të Mirditës e Pukës, duke ju bërë atyre propagandë që të tërhiqnin në rradhët partizane edhe mercenarët që bashkpunonin me nazistët gjermanë. Dhe qëllimi kryesor i tyre ishte përgatitja e terrenit, që kur të kalonin andej formacionet e rregullta partizane dhe brigadat e Ushtrisë Nacionalçlirimtare për të çliruar Veriun, të mos kishte reaksion dhe të evitohej me çdo kusht vëllavrasja. Këto ishin detyrat kryesore që kishte grupi, sepse veç e veç, ata kishin dhe detyra të tjera që jua kishte ngarkuar Qarkori Komunist i Shkodrës, sidomos Ndoc Mazi dhe Naim Gjylbegu, që kishin peshën kryesore në atë njësit. Këto detyra i kishte dhe si qëllim strategjik Çeta “Pukë-Mirditë”.

Nga ç’drejtim janë nisur ata për të shkuar në krahinën e Mirditës dhe çfar itinerari kanë përshkuar?

Nga shtëpia e Sheuqet Begut (babait të Sitkiut që ishte partizan në batalionin “Perlat Rexhepi”), që ishte bazë e Qarkorit të Partisë së Shkodrës ku ata strehoeshin zakonisht, Ndoc Deda, Naim Gjylbegu, Ndoc Mazi dhe Ahmet Haxhija, në datën 19 gusht kanë shkuar në qytetin e Lezhës, ku kanë marrë pjesë në një aktiv të rinisë komuniste të atij qyteti. Aty gjithë kohën janë shoqëruar nga Hydajet Lezha e Refik Resuli dhe në mbrëmje janë strehuar në shtëpinë e tyre, që ishin baza të Luftës. Në mëngjezin e 20 gushtit ata të katërt kanë marrë me vete edhe Hydajet Lezhën dhe janë nisur për në drejtim të Mirditës, duke kaluar në Grykën e Manatisë dhe më pas drejt malit të Velës. Në mbrëmjen e 20 gushtit ata kanë mbërritur në fshatin Rras i Butë i Kashnjetit dhe aty kanë diskutuar me njeri tjetrin se ku do e kalonin natën.

Si vendosën, ku e kaluan natën?

Ndoc Dedë Marku ju ka propozuar shokëve të tij, që ata të shkonin për të bujtur në shtëpinë e Preng Gjin Lleshit që Ndoci e kishte probatin (vëlla gjaku, byrazer). Gruaja e të zotit të shtëpisë Gjin Lleshit, quhej Margjela Gjoka dhe ka qenë tezja ime (motra e nënës). Ata të pestë kanë shkuar në atë shtëpi dhe aty kanë gjetur vetëm gratë, dy kunatat, Margjelën me Mricën, si dhe fëmijët e vegjël, Frrokun me Ndrecën, etj., pasi burrat e asaj shtëpie, Gjini me djalin, Prengën, e nipin Pjetrin, kanë qenë të fshehur në mal, për shkak të një hasmërie. Pasi kanë ngrënë darkë dhe kanë fjetur atë natë aty, të nesërmen në mëngjez, të pesë shokët e njësitit kanë diskutuar me njeri tjetrin dhe Ndoc Dedë Marku që ishte nga Kurbini e njohës i mirë i Kanunit e zakoneve të vendit, ju kërkoi Margjelës dhe Mricës një shoqërues, për t’ i përcjellë. Meqënse në atë shtëpi nuk kishte burra për t’ i shoqëruar dhe fëmijët ishin ende të vegjël, Mrica me Margjelën u thanë atyre, se po t’i pyeste njeri rrugës, do t’i thonin se ishin miqt në bukë të Gjin Lleshit të Rrasit. Po ashtu ato u thanë atyre, se në bazë të zakonit, kur një shtëpi nuk kishte burra për të përcjell miqtë, ata duhet të lidhnin një shami nga të grave të familjes, në majë të një degë peme të thyer nga oborri i tyre, ose në grykë të pushkës. Kjo ishte dhe shenja që tregonte se ata ishin miq të një shtëpie që nuk kishte burra për t’ i përcjellë.

A e zbatuan ata porosi që u dhanë gratë e asaj shtëpie në bazë të Kanunit?

Nuk dihet me saktësi nëse ata e kanë lidhur ndonjë shami në grykë të pushkës, ashtu siç u porositën nga gratë e shtëpisë, por në mëngjezin e 22 gushtit, ata janë larguar nga shtëpia e Gjin Lleshit që ndodhej në fshatin Rras, për të shkuar në pikën e takimit ku i priste Çeta “Pukë-Mirditë”, vend të cilin duhet ta dinte vetëm Ndoc Dedë Marku. Ky vend quhet Buzhalë dhe ndodhet në mes Mnelës e Korthpulës dhe ballë për ballë Vigut. Duke ecur atë mëngjz të 22 gushtit, diku midis fshatrave, Rras dhe Vig, në drejtim të lumit Voma, bri Buzabardhit i njohur si vend me emrin Stanavere, një person i quajtur Dod Marka Gjoka, nga fshati Rras, u takua me pesë shokët e njësitit. Ky takim me këtë njëri, nuk dihet në ishte i rastësishëm, apo ai u është afruar atyre me ndonjë qëllim të caktuar.

Për çfarë qëllimi?

Po mundet që lëvizja e tyre si njësit partizan dhe të armatosur siç ishin ata me pushkë, automatikë dhe bomba, të ishte diktuar nga ndonjë njeri dhe Dod Marka Gjoka u është afruar atyre me qëllim të caktuar për të mësuar se kush ishin dhe për çfarë qëllimi kishin shkuar në ato anë, ku ndikimi i bajraktarëve të Mirditës ishte shumë i fortë si antikomunistë. Për koeçidencë apo e organizuar, ky person i quajtur Dod Marka Gjoka, që i shoqëroi ata, ishte një mercenar i forcave qeveritare, nën komandën e Pjetër Llesh Gjegjanit, i cili ishte Kryetari i Komunës së Kalivaçit të Mirditës.

Çfarë kanë biseduar ata të pestë me Dod Marka Gjokën dhe deri ku i ka shoqëruar ai?

Nuk dihet me saktësi se çfarë bisedash ka bërë Dod Marka Gjoka me njësitin, por rrugës, ai si duket e ka mësuar se ata ishin partizanë. Duke ecur, njësit arriti në vendin e quajtur Buzabardh, që ndodhet ngjitur me lumin Voma. Në këtë vend ata janë ndaluar për të pushuar dhe thuhet se aty, Doda u ka ofruar atyre ndihmë për t’ i shoqëruar, por ata nuk kanë pranuar, pasi ndoshta ata kanë dyshuar tek ai nga bisedat që kanë bërë rrugës.

Në atë vend, Doda është larguar prej tyre dhe ka shkuar tek posta e Milicisë së Komunës së Kalivaçit, vetë ose mund të ketë dërguar ndonjë njeri tjetër që e ka gjetur rrugës dhe brenda një kohe shumë të shkurtër, forcat mercenare të Komunës së Kalivaçit, të kryesuara nga Kryetari Pjetër Lleshi, kanë rrethuar vendin. Mbas rrethimit të parë, duke kaluar koha, rrethimi forcohej akoma më tepër nga njerzit e Pjetër Lleshit, deri sa u bë një rrethim i plotë i gjithë vendit ku ndodhej njësit i pesë partizanëve. Mbasi u krye rrethimi i plotë, thuhet se Pjetër Lleshi me anë të disa njerëzve të tij, u dërgoi fjalë që ata të pestë të dorzonin armët dhe vetëm pas kësaj ishin të lirë të largoheshin.

Si ju përgjigjën ata fjalës që u dërgoi Pjetër Llesh Gjegjani?

Fjalës së Pjetër Lleshit, të pesë komunistët ju përgjigjën duke i thënë se: “ata ishin në besë të shtëpisë së Preng Gjin Lleshit dhe në bukë të tij”. Ndërkaq, nga dikush që ishte me njerzit e Pjetër Lleshit, apo vetë Pjetri, u tha se ata ndodheshin në rrugë të madhe dhe sipas Kanunit në rrugë të madhe pa përcjellës, nuk merrej njeri në besë. Pas fjalëve të Pjetër Lleshit se ata ndodheshin në rrugë të madhe dhe sipas zakoneve të vendit dhe kanunit, në rrugë të madhe ata nuk mund të ishin në besën e askujt, të pesë komunistët përsëritën fjalët, se ata ndodheshin në besë të shtëpisë së Gjin Lleshit të Rrasit, që u kishte dhënë buk si dhe të vigasve në Vig.

Cili ishte reagimi i Pjetër Lleshit pas përgjigjies së pesë komunistëve se ata ishin në besë të shtëpisë së Gjin Lleshit?

Pasi ata ngulnin këmbë se ishin në besë të Gjin Lleshit, Kryetari i Komunës së Kalivaçit, Pjetër Lleshi, që kishte organizuar dhe rrethimin, për të mos u kompromentuar me Kanunin, dërgoi fjalë dhe thirri aty krerët e pleqsisë së fshatit Vig. Nga krerët kryesorë të fshatit Vig që erdhën aty, ishte Preng Marka Gjini, i cili nguli këmbë duke i thënë Pjetër Lleshit, se: ata të pestë që mbaheshin të rrethuar, duhet të liheshin të lirë të kalonin, pasi ishin në besën e një mirditori që ju kishte dhënë bukë dhe sipas zakonit, në asnjë mënyrë nuk duhej të përlyhej besa dhe nderi i Mirditës.

 

Çfarë bëri Pjetër Lleshi pas kësaj?

Pas fjalëve të Preng Marka Gjinit të pleqësisë së Vigut, Pjetër Lleshi përsëri ngulte këmbë në të tijën dhe kapej pas faktit se vendi ku ndodheshin ata të pestë, Buzabardhi, në breg të lumit të Vomës, ishte rrugë e madhe dhe në bazë të Kanunit, aty askush nuk kishte të drejtë të merrte në besë njeri.

Po si u zgjidh kjo gjë?

Debati ndërmjet krerëve të pleqësisë së Vigut dhe Pjetër Lleshit e njerëzve të tij zgjati shumë, deri kur ata i vunë kusht Pjetër Lleshit që të zbatohej Kanuni, ku një pjestar i shtëpisë së Gjin Lleshit, vetë Gjini i zoti i shtëpisë, apo djali i tij, Prenga, ose kushëriri, Pjetri, të vinte aty dhe të deklaronte, duke vërtetur se ata të pesë persona që mbaheshin të rrethuar, ishin miqtë e tij që i kishin ngrënë bukën. Pleqësia e Vigut i vuri kusht Pjetër Lleshit, se pa ardhur një njeri nga shtëpia e Gjin Lleshit, ata të pestë nuk duhet të prekeshin.

A e pranoi Pjetër Lleshi kushtin që i vuri pleqësia e Vigut?

Pjetër Lleshi e pranoi kushtin e pleqsisë së Vigut, sepse ai nuk mund të vepronte jashtë ligjeve e zakoneve të Kanunit dhe njoftoi se ishte në pritje të ardhjes së përfaqsuesit të shtëpisë së Gjin Lleshit, që do të deklaronte, duke vërtetuar se ata ishin në besë të tyre. Pas kësaj përfaqsia e pleqësisë së Vigut, dërgoi personin e posaçëm tek shtëpia ku strehoej Gjin Lleshi, për t’ i kërkuar atij të vinte aty. Pasi ju dërgua fjalë Gjin Lleshit, ai u konsultua me djemtë e tij që ishin të strehuar dhe ata në një shtëpi tjetër, për shkak të hasmërisë që kishin dhe ata autorizuan babanë e tyre Gjinin, që të shkonte në vendngjarje për të sqaruar situatën ku ndodheshin 5 personat që kishin ngrënë bukën e shtëpisë së tyre. Mirpo vajtja e Gjin Lleshit në vëndngjarje në Buzabardh, nuk mund të realizohej lehtë, sepse ai ishte në hasmëri dhe hasmi i tij ishte në pritë me njerzit e Pjetër Lleshit.

Si u zgjidh ky problem, a vajti Gjin Lleshi në vendngjarje?

Problemi i hasmërisë së Gjinit, vërtet ishte një pengesë e madhe, por ai u zgjidh, sepse pleqësia e Vigut, i kërkoi besë hasmit të Gjinit që ishte në pritë dhe ai u dha besën që Gjini mund të vinte aty pa asnjë problem. Pasi kishin kaluar disa orë, Gjin Lleshi erdhi në vendngjarje, në një kohë që debatet në mes pesë partizanëve të njësitit, pleqësisë së Vigut dhe njerzve të Pjetër Lleshit, vazhdonin ende për zgjidhjen e situatës. Sapo Gjin Lleshi erdhi aty, ai u takua me Pjetër Lleshin e njerzit e tij dhe ju deklaroi hapur se: ata pesë djem që mbaheshin të rrethuar, ishin miq në bukës të tij dhe njeri prej tyre, Ndoc Dedë Marku, ishte mik i shtëpisë. Për këtë arsye, ai u tha atyre se ata të pestë, në asnjë mënyrë nuk mund të prekeshin nga asnjeri, se përndryshe ata do të binin në gjak me shtëpinë e tij.

Ç’ndodhi pas fjalëve që u tha ai, a u ra dakort që të hiqej prita?

Me fjalët e Gjin Lleshit, u pajtua dhe e gjith pleqësia e Vigut, duke thënë se pesë të rrethuarit ishin në besë të tij dhe nuk duhet të prekeshin. Ndërsa Pjetër Lleshi ngulte këmbë akoma e më egërsisht, në faktin që ishte kapur që në fillim, se ata të pestë ishin në rrugë të madhe dhe Gjin Lleshi nuk kishte pse t’u dilte zot.

Pas këmbnguljes së Pjetër Lleshit, a u tërhoq Gjini nga marrja në besë që ju bëri pesë partizanëve që kishin ngrënë bukën në shtëpinë e tij?

Jo kurrsesi, Gjini jo vetëm që nuk u tërhoq, por ai duke u ndihmuar dhe nga krerët e pleqësisë së Vigut, që i dolën në mbrojtje, u kap në Kanun në bazë të zakoneve, duke ju kundërvënë ashpër Pjetër Lleshit. Gjini mbahej në fjalën e tij, duke thënë se ishte pikërisht Kanuni ai që e përcaktonte se: miku që dilte prej shtëpisë, duhej të përcillej deri sa t’i dorzohej një miku tjetër në besë dhe kurrsesi, ai nuk mund të lihej në rrugë të madhe.

Po pas kësaj a u tërhoq Pjetër Lleshi nga vendimi i tij?

Pas këtij debati të ashpër që zgjati jo pak, Pjetër Lleshi tepër i nervozuar, nguli këmbë duke thënë se ai ishte qeveri dhe si i tillë, nuk e njihte fare Kanunin dhe miqtë që ishin në rrugë të madhe, prandaj, Gjin Lleshi nuk duhej që t’i merrte në besë ata të pestë.

Pas presionit të Pjetërit si veproi Gjin Lleshi?

Gjini nuk lëvizi nga fjala e tij dhe ndërsa ishte duke u larguar për në kullën e ngujimit, i siguruar në besë të vigasve, ai përsëriti edhe njëherë fjalët e tij të fundit, duke thënë se: ata pesë djem që ishin të rrethuar aty, ishin në besë të tij dhe kush i prekte, do të binte në gjak me të dhe gjithë fisin e tij.

Përse u largua Gjini nga vendngjarja dhe nuk qëndroi aty që të mbronte miqtë që i kishin ngrënë bukën?

Gjini u thirr aty vetëm për të deklaruar se ata të pestë që ishin rrethuar ishin miqtë e tij dhe ai nuk mund të rrinte më tepër në atë vënd, pasi për aq kohë hasmi i tij që ndodhej me njerzit e pritës, ju dha besë pleqësisë së Vigut. Mjaftonte që ai i morri në besë miqtë që kishin bujtur në shtëpinë e tij dhe në bazë të kanunit, ai nuk kishte më detyrime të tjera, pasi ishte dhe vetë në gjak.

Si rrodhën ngjarjet pas largimit të Gjin Lleshit?

Pas largimit të Gjinit, pleqësia e Vigut diskutoi se si mund të zgjidhej ai problem. Aty ndërmjet atyre burrave të asaj pleqësie, diskutohesh, nëse duhet të merreshin në besë të Vigut ata të pestë apo jo. Pleqësia e Vigut u nda në dy pjesë dhe pjesa më e madhe e tyre ishin të mendimit, se ata duhej të merreshin në besë nga Vigu, sepse ata ngeleshin miq të Vigut. Mirpo kjo gjë kundërshtohej gjithnjë e më shumë nga Pjetër Lleshi, që vazhdonte të thoshte se ata ishin në rrugë të madhe. Aty në ato diskutime, pati dhe zëra se qeveria kishte ligjet e veta dhe nuk vepronte me Kanun, prandaj ata duhet të tërhiqeshin nga vendimi për t’i marrë në besë ata të pestë.

Si u vendos pas këtyre dy mendimeve që diskutohej në pleqësinë e Vigut?

Meqënëse problemi ishte shumë i ndërlikuar dhe nuk po gjente zgjidhje, në bazë të zakoneve të vendit që ishin të sanksionuara qartë në Kanun, për zgjidhjen e atij problemi duhej pyetur shtëpia e parë e asaj krahine, që në rastin konkret ishte dera princërore e Gjonmarkajve, Kapidanit të Mirditës. Vetëm ajo kishte kopetenca të plota për t’i dhënë zgjidhje atij problemi.

A u pyetën Gjonmarkajt për atë gjë?

Për vetë kushtet dhe diskutimet e gjata që po bëheshin që nga rrethimi i të pesë komunistëve, nuk e di nëse atyre i’u ka premtuar koha që të pyetej dera e Gjonmarkajve. Në atë vend që ishte rrugë kalimi, ishin afruar dhe disa fshatarë që ju kishte rënë rastësisht udha andej. Ndër ata mirditorë që kaluan aty, midis tyre kishte dhe burra që ishin të përkushtuar ndaj besës dhe kanunit.

A ndërhynë për zgjidhjen e problemit ata rrugtarë që kaluan rastësisht aty?

Disa prej atyre fshatarëve, pasi e panë se çfarë po ndodhte aty, përfituan e kaluan pritën dhe u futën në mes të rrethimit e shkuan dhe u takuan me pesë komunistët e rrethuar. Ata ju sugjeruan pesë partizanëve, që ata të kalonin disa hapa në drejtim të një vendi që quhej Kroi Lugjat, me preteksin për të pirë ujë dhe pasi shkonin aty, të lëviznin vetëm disa hapa më tej dhe të hynin në pyllin e Stanaverës, e të dilnin në kufi të Mnelës.

Po përse duheshin bërë këto lëvizje?

Sepse po të dilnin vetëm një hap aty në tokën e Mnelës, në emër të mnelasve, ata do t’ i merrnin ata në besë dhe nuk mund t’i prekte më njeri. Këta persona që ju sugjeruan pesë komunistëve këtë gjë, ishin nga fisi i Bibajve, e disa fise të tjera të Mnelës dhe ishin të gjithë të armatosur. Unë disa prej tryre i kam njohur dhe kam biseduar personalisht me ta, si Frrok Llesh Gjini, Ndue Lazër Markagjegja etj.

A e zbatuan pesë komunistët e rrethuar atë çka u sugjeruan ata fshtarë të Mnelës?

Të pesë partizanët e rrethuar ju thanë mnelasve, se ata kishin besim të plotë, se mirditorët nuk do t’i vrisnin dhe nuk do t’i prtnin në besë. Pas kësaj mnelasit ju thanë përsëri atyre se sidoqoftë që të shkonte puna, ata do t’i prisnin në vendin ku ju thanë. Në këtë koha ora po shkonte rreth 13.00 dhe bënte një vapë e madhe si rrallë ndonjëherë. Nga kjo gjë ata të pestë po digjeshin nga etja për ujë. Në këtë kohë një xhandar nga ata të pritës së Pjetër Lleshit, duke u përvjedhur njerëzve të pritës, u fut brenda zonës së rrethimit dhe shkoi e u takua me pesë partizanët e njësitit. Dy nga ata të pestë, kanë ecur bashkë me xhandarin, deri tek vendi ku ndodhej Kroi Lugjat, që ishte një vend i fshehur dhe i mbuluar me gjethnajë të Stanaveres. Në këtë moment pasi kanë pirë ujë, xhandari ju ka thënë dy partizanëve të njësitit, që ata të iknin kodrës nëpër pyll, në drejtim të kufirit të Mnelës. Xhandari i’u sugjeroi gjithashtu, që ata të fillonin të qëllonin në drejtim të tij dhe ai do bënte sikur po i qëllonte ata, me qëllim që të krijohej ideja se ata po luftonin ndërmjet tyre. Emri i atij xhandarit nuk më kujtohet, por dihet mirë se ai ishte mirditor. Për atë njeri për herë të parë më ka folur shoku i ngushtë i “5 Heronjve të Vigut”, Frano Jakova, i cili në atë kohë ndodhej në Çetën “Pukë-Mirditë” në pritje të atyre pesë shokëve komunistë që ndodheshin të rrethuar nga forcat mercenare të Pjetër Lleshit.

A vepruan ata dy pjesëtarët e njësitit sipas sugjerimit që u dha xhandari?

Jo, ata dy pjestarët e grupit që nuk dihet se kush kanë qenë, për arsye se jo vetëm xhandari, por asnjeri nga ata njerëz që kishin ngritur pritën aty nuk i njihte, nuk vepruan ashtu siç ju tha xhandari. Ata ju përgjigjën atij, se nuk mund të vepronin ashtu, pasi nuk mund të ndaheshin nga tre shokët e tjerë. Pas kësaj, xhandari u largua nuk dihet se për ku, kurse dy shokët e njësitit u kthyen përsëri mbrapsht dhe u bashkuan me tre shokët e tjerë që ishin duke i pritur dhe ishin të djegur nga etja për ujë.

 

Marrë nga portali “Memorie”. Vijon nesër

Share This Article
27 Comments
  • Pse kemi kete shprehi cfajesimi te arnikur duke fajesuar vetveten.Keshtu kane vepruar tradicionalisht,kane vepruar gjate hsitorise se shkuar te vjeter e te re.keshtu po veprohet edhe me UCK tash ne Kosove.

    • Pershendetje Gege Kosova.

      Ta them une pergjigjen se eshte shume e thjeshte. Shqiptaret ne pergjithesi kane nje mungese te nacionalizmit sepse vetem ne kohen e Enverit shteti shqiptar i frymezonte shqiptaret me nacionalizem. Ky nacionalizem ishte i mire per shqiptaret edhe nuk ishte shovinizem i eger si shovinizmi i eger i grekeve, sllavo-maqedonasve, serbeve dhe malazezeve. Edhe rumunet dhe bullgaret jane si shqiptaret per nga nacionalizmi dhe nuk kane shovinizem ekstrem.

      Prandaj ne pjesen lindore te serbise qe eshte ne kufi me Rumanine dhe Bullgarine 1.3 milione rumune dhe bullgare u asimiluan nga serbia dhe e quajne veten serbe. Ashtu u asimiluan edhe shqiptaret e Sanxhakut. Sot ne Sanxhak jane 0.6 milione shqiptare te cilet jane shume te asimiluar.

      Per propaganden kunder UÇK ne Kosove mos u çudit fare ti sepse te gjithe ata te LDK me Rugoven ne krye nuk e donin dhe as nuk e duan UÇK. Edhe shumica e mediave ne Kosove jane te tradhetareve qe e quajne veten kosovare. Arsyeja pse jane kaq shume tradhetare ne Kosove eshte pushtimi serb dhe propaganda antishqiptare qe i ka bere budallenj keta tradhetaret. Shume nga keta tradhetaret nuk e duan Republiken e Shqiperise edhe refuzojne te shkojne me pushime ne Shqiperi. Duhet qe t’i njohesh keta tipa tradhetaresh se jane me bollek ne Kosove.

      Nje media nacionaliste ne Kosove eshte Radio Kosova e Lire. Por duhet te dishe edhe nje gje tjeter. Gati te gjitha mediat ne te gjitha vendet e botes jane te komanduara nga rothschildet e Londres qe jane ne krye te iluminatit. Ata kane Xhorxh Sorosin me shoqerine e hapur te tij qe komandojne mediat dhe politikanet ne vendet e botes:

      https://m.youtube.com/watch?v=CwkWYd6DoAM

      Ata e bejne te gjithe politiken se e kane lojen e tyre dhe politikanet jane vetem kukulla te tyre. Edhe propaganden kunder UÇK ne Kosove ata e bejne.

      Lexo kete shkrim per te kuptuar te verteten plotesisht:

      Ne Shqiperi politikanet pas 1990 jane si ne te gjithe boten kukulla te Rothschildeve qe komandojne te gjitha vendet e botes nepermjet Amerikes, CIA, Bashkimit Europian dhe organizatave te tyre te fshehta. Nuk jane dhe as nuk kane qene kurre kundershtare mes tyre politilanet e Shqiperise. Vetem per te genjyer opinionin publik bejne sikur jane kundershtare ata. Prandaj Berisha nuk eshte denuar kurre per te gjitha vrasjet dhe krimet e tjera qe ka bere. Nano beri burg fallco dhe denimi i tij ishte qesharak dhe ai hynte dhe dilte nga burgu kur te donte. Edhe Nexhmija dhe Ramizi bene burg fallco. PS kishte Fondacionin Populli dhe Rrapush Xhaferin. Kurse PD kishte te gjitha firmat e tjera piramidale. Amerikanet i kane bere edhe ne vende te tjera firmat piramidale. Edhe 1997 ishte nje teater amerikan me kukulla politikanet e Shqiperise. Cfare cmedurie ishte hapja e depove te armeve dhe shperndarja e tyre ne popull. U vodhen popullit rreth 1.5 miliarde dollare dhe u shperndane edhe armet qe te vriteshin mes tyre. Cili shtet ka bere idiotesira te tilla si kryekrimineli Sali Berisha? Po gjithe ato vrasjet qe ka bere Saliu? Ne 1998 Saliu dogji kryeministrine dhe kriminelet e tij para disa muajsh godisnin deren e kryeministrise me sende te forta per ta thyer dhe nuk u ndodhi asgje. Kurse Saliu vrau me 21 Janar ne fund te protestes megjithese ata ishin paqesore dhe kryeministria kishte gardh. Ku ka idiotesi me te madhe se kaq dhe ka akoma qe jane me PD dhe Saliun ne Shqiperi. Edhe Gerdeci ishte vetem faji i tij por si gjithemone asgje nuk i ndodhi. Saliu eshte e keqja e madhe e Shqiperise. Ai dhe gjithe familja e tij nuk kane ndergjegje shqiptare por ndergjegje serbe dhe kete e ka treguar edhe mbesa e tij. Edhe te gjitha zgjedhjet dhe formimin e qeverive Rothschildet me nepermjet amerikaneve i kane vendosur ne kohen e demokracise. PS ka bashkepunuar gjithemone me PD dhe nuk kane qene fare kundershtare mes tyre. Prandaj edhe Rama beri koalicion me LSI ne 2013 megjithese ca nuk kishte thene per Meten e 21 Janarit dhe te floririt te vjedhur. Prandaj e beri hajdutin Meta qe doli hapur me ze dhe figure president pa pyetur as PS Rama. Per pallatin qe ia prishi i fali Bashes gati 17 milione euro duke mos derguar as avokat ne Strasburg Rama. Sheti e kishte te fituar ate ceshtje dhe ai pallat ishte edhe pa leje fare. Ku ka me hipokrizi se kaq? Ai pallat nuk do kushtonte as 4 milione euro nese do kishte perfunduar por ai as nuk ishte perfunduar. Kaq hapur dalin qe jane hajdute politikanet shqiptare. Edhe te gjitha krizat politike ne Shqiperi me protesta dhe cadra jane fallco ashtu si jane ne te gjithe boten fallco. Prandaj as nuk jane paditur kurre ata politikanet per krimet e tyre. Edhe vetingu eshte nje teater fallco dhe politikaneve nuk u ndodh asgje. Edhe anetarsimi ne BE eshte nje teater politik dhe nuk sjell asgje per vendet anetare. Ne BE sjellin aq shume aziatike dhe afrikane ata se kane si qellim perzierjen e rracave dhe BE eshte krijuar per te hequr pavaresine shteteve dhe perkatesine nacionale njerezve. Rothschildet jane me origjine nga Frankfurti ne Gjermani dhe me fe cifute. Kane 200 vjet qe e kane krijuar organizimin e tyre ata. Edhe shtetin e Izraelit ata e kane krijuar se e kane te tyrin. 11 shtatorin dhe te gjitha sulmet terroriste vet i kane bere. Ne 11 shtator nuk kishte as avione dhe ka filmime origjinale. Ishte rrezim me dinamit i kullave. Edhe te gjitha luftrat ata i komandojne. Edhe te gjitha bankat e botes ata i kane. Ata e komandojne parane dhe vendosin nivelin e rrogave dhe te cmimeve ne te gjitha vendet e botes. Edhe te gjitha firmat e medhaja dhe internacionale ata i kane. Eshte nje diktature e fshehte pushteti i tyre. Edhe vajtja ne hene nuk eshte fare e vertete se xhirimet jane bere ne Amerike. Eshte e pamundur qe astronautet te qendronin ne hapesire jashte tokes se rrezet gama te diellit do i vdisnim direkt. Edhe fotografite dhe xhirimet duken hapur qe jane fallco se hena nuk eshte e vogel sa nje skene xhirmi dhe jane edhe jashtezakonisht shume arsye te tjera. Ne nje film humori te 2001 me politikane amerikane ata i kane pranuar te gjitha genjeshtrat per vajtjen ne hene dhe tallen me gjithe boten qe u beson genjeshtrave te tyre.

      Edhe ngrohja globale nuk ekziston fare. Edhe rritja e nivelit te detit nuk eshte e vertete. Dioksidi i karbonit nuk eshte fare gaz sere. Jane te gjitha vetem genjeshtra te Rothschildeve per opinionin publik. Vertetohen lehtesisht te gjitha keto gjera per politiken dhe keto tema te tjera. Edhe lufta e pare boterore, lufta e dyte boterore dhe lufta e ftohte ishin teater politik i Rothschildeve. Ne te vertete vendet demokratike nuk jane aspak demokratike sepse te gjithe politikanet i komandojne ata dhe vetem sipas skenarit te tyre veprojne.

      • Shqiperia ka demografine me te mire ne Europe kujt i tregon keto perralla se Shqiperia ne kohen e Enverit shteti i frymezonte shqiptaret me nacionalizem!!!!! Çfare nacionalizme , lufta e klasave ne kohen e kriminelit enver vrau ajken e kombit dhe perçau e ndau shoqerine ne dy pjese ! Kete e quan nacionalizem ???????!!!!

    • Ata te kater qene agjente te sllaveve, te Serbise e Rusise. Ata po shkonin te perhapnin idete e sllavo-komunizmit te te rekrutonin ushtare per sllavet. Ata te kater qene tradhtare per shqiptaret.

      • Foli kurva sllave e Dule Ramutit. Sllavizmit ja shkerdheu nenen Enver Hoxha, po ju kriminelet qe lyet duart me gjakun e heronjve, juve duheni denuar dhe njehere nga e para, por te qerroheni deri ne fund, jo te shkoni ne Tepelene me pushime
        Mire thote V-L, mero kurva qe solli “te renet greke” ne Jug, dhe ky dashnor qelbesira ballisti i degjeneruar.
        Duhen denuar te gjithe tradhetaret dhe kriminelet e ketij populli.
        Plera, dhe mburreni per krimin. Maskarenj, ndaj ju denon historia dhe shumica e popullit eshte i majte, se jeni kriminele qe vrate bijte e nenave.
        Lavdi Heronjve te Vigut. Denim krimineleve.

        • Mirel, PUSHTI i Enverit,

          POR KUR DO TE SHKRUASH DICKA ME FAKTE QE KA LLOGJIKEN ELEMENTARE O KARAGJOZ?

          Po Qemal Stafen kush e spiunoi tek fashistet direkt nga vila e Bahri Omarit o PUSHT enverist?

          Po Injac Mazin e njeh ti o karagjoz qe lavderon Enver Bython me tollona dhe bunkere? Nese nuk e di ja ta tregon intelektuali: Ky ishte vellai i Ndoc Mazit qe Enveri e masakroi me liber shpie sepse e zbuloi me dokumenta qe i kishte sherbyer interesave te Jugosllavise se Titos, po pse me jashteqitje enveriste prej budalli pa kurfare serioziteti do te besh ti debatin o PUSHT fanatik? He nxirr nje dokument qe verteton se Enveri “…ja shkerdheu nenen sllavizmit…”, sepse intelektuali mund te nxjerre memijra dokumenta te besueshme nga interneti qe vertetojne te kunderten:

          ENVERI JA KISHTE SHITUR BYTHEN E HOMOS DHE SHQYPNINE TITOS DHE JUGOSLLAVISE KOMUNISTE

          Shiko evidencat e Tregetise se Jashtme qe te bindesh se ne gjithe importin enverist shqyptar deri ne Dimrin e Vetmise se Madhe, Jugosllavia Komuniste dhe vendet sllave kishin nje vend kryesor ne importin tone kombetar.

          Ndryshe do te ishte me reale dhe me aktuale qe gazeta DITA te heqe dore me ne fund nga propaganda e shemtuar enveriste,

          qe:

          VRISTE NATEN ME PABESI DHE TE QANTE DITEN ME HIPOKRIZI

          nese:

          Shqypnia do te behet pjese e Botes Demokratike dhe antikomuniste.

      • kurse ti , jo vetem qe je plis nga trute , por edhe maskara antishqiptar , kellire e Beogradit dhe e Athines , llumi i ketij vendi . Ata djem ne lulen e jetes , as ia kishin idene se cfar ishte sistemi socialist , por luftonin per nje Shqiperi e jete me te mire . Kurse ti je nje kafshe naziskine , qe nuk e di as vete se cfar kombesie ke !

      • @Plisi
        Ata qene tradhetaret e Pillit te Motres tende. Ata ishin luftetare per clirimin e vendit dhe rruga e madhe ishte rruge per cdo shqiptar por banditet e Gjomarkajve dhe bashkepunetoret e pushtuesve gjermane ( Gjonmarkajt nder te paret ) nuk mund te pranonin qe ne rrugen e madhe te kalonte kush pa i marre leje Bajraktarit, or Tij meci me plis ne koke. Prandaj, jo vetem nuk duhet ndier keqardhje per ato qe pesuan Dera antishqiptare dhe tradhetare e Gjomarkajve por duhet ndier gezim qe iu qine gjithe robt e shpise per 45 vjet dhe s’e marrin veten edhe 450 vjet te tjera.

  • Nuk e kuptoj sesi monumentin e heronjeve te vigut e hoqen nga qyteti ,keta djem te rinje nuk kursyen jeten per ideale dhe nuk e dinin se ne Shqiperi do te vendosej rregjimi i fam keqit Enver

  • Ngjarja qe pershkruhet ketu eshte zhvilimi origjinal e pike per pike i filmit perkates te Kinostudios Shqiperia e re. Kjo tregon dhe besueshmerine ne besnikerine e trajtimit te ngjarjeve edhe nga filmat etjere shqiptare te kohes.

  • Dhe… , mbas gjithe ketyre peripecive e “neneve” te kanunit mesjetar , qershia mbi torte e tradhetise kombetare dhe e cinizmit perbuzes , mbas shtate dekadash qe keta heronj i kishim si te gjalle para syve , te gedhendur ne shtatore , ashtu si e meritonin , vulen zyrtare e vuri Jozefina Topalli , nga froni i kryetares se Kuvendit , duke i hequr nga qendra e qytetit dhe degdisur ne landfillin ne periferi te Shkodres ! Dhe kane ende paturpesine te dalin e flasin para popullit Jozefina dhe babai shpirteror i saj , bajraktari serb i Vicidolit e taborrit te Pjeter Mustakuqit qe iu vene pas e qe i punuan 1001 te zeza ketij populli !

  • Per komentuesin e trashe ”Plisi” ata shkuan per te mbledhur njeres per te luftuar pushtuesin dhe jo per te perhapur idete komuniste. Nese ju pretendoni se gjermanet ishin kalimtare ne Shqiperi atehere perse nuk kerkuat nga ushtria gjermane te hidhte armet si vepruat me 5 heronjte e Vigut? Apo ju pelqeu bashkpunimi me pushtuesin.

  • C`deshe ti ne Karbunare?
    Pata hasem tre lushnjare.
    Po c`deshen ne Mirdite?Do t`i benin propogande komuniste Mirditoreve?
    Pak vuajten mirditoret nga komunizmi?Pas ketyre komisareve te drites,shkoi toger baba,i nderit,i beses dhe i zakonit.
    Mark Dodani pas 90 u be si prift i kanunit,i beses,i zakonit,pooor ne 50 shkonte u trokiste ne kulle malesoreve bashke me “Diversantat”..Kush e pranonte ne buke e nder e bese,perfundonte ne Tepelene.
    Keni bere nga keto pune o Mark?

    • Ne fakt historia e Shqiperise i njeh Gjonmarkagjonet si agjente dhe bashkepunetore te Beogradit. Po Dede Gjo Lulin, qe shkoi per t’u strehuar te Gjonmarket ne Orosh, kush dorezoi tek ushtria serbe?! Po “Republiken e Mirdites” a nuk e ngriti Marka Gjon Marku me parate dhe bajonetat serbe?!t

  • Debati eshte “a jane ne rrugë të madhe apo jo”. Ketu bazohet arsyetimi (!?) per me vra nje udhetar i cili eshte aplikuar edhe per ata te peste.
    C’lidhje ka kjo me antikomunizmin?!

  • HERONJTE E VIGUT, FLORIRI I ENVERIT DHE FLORIRI I HITLERIT, TEORI KONSPIRATIVE QE KANE MBETUR PA PERGJIGJE

    Perpara se te spyesim kush i spiunoi Heronjte e Vigur me aktuale eshte qe gazeta DITA te hedhe pyetjen me thelbesore:

    CFARE U BE ME FLORIRIN QE GRABITI ENVERI?

    Nje gazete kombetare eshte perpjekur te hedhe sado pak dire mbi kete teme qe ka mbetur pa pergjigje 30 e kusur vjet pas renies se Murit te Berlinit:

    http://www.arkivalajmeve.com/Sekuestrimi-misteri-i-miliardave-ne-ar-qe-grabiten-komunistet.1046923239/

    por:

    Mos u cudisni aspak, sepse kjo nuk ka ndodhur vetem ne Shqypni, te njejtin fat ka pesuar edhe nje pjese e floririt te grabitur nga Hitlerit, ne nje sasi afro 300 ton ar qe sot do te kushtonin miliarda dollare, ja nje histori nga intelektuali:

    MISTERI I ARIT TE GRABITUR NGA HITLERI:

    “Në një kthesë të sagës së arit nazist, zyrtarët gjermanë pranuan sot se 26 dosje të fshehta thelbësore që përmbajnë regjistrime prej ari të vjedhura nga hebrenjtë në kampe përqendrimi ishin zhdukur në mënyrë misterioze nga arkivat gjermane shumë kohë pas Luftës së Dytë Botërore. Zbulimi ngriti disa pyetje në lidhje me fatin e dokumenteve, duke përfshirë mundësinë që ato ishin shkatërruar me qëllim për të mbuluar gjurmët e ish zyrtarëve të bankave naziste, të cilëve u ishte besuar Aleatët me zyra të larta në Gjermaninë e pasluftës. Zhvillimi mund të kthehet në përpjekjet e të mbijetuarve të Holokaustit për të forcuar pretendimet kundër bankave gjermane dhe zvicerane për humbje të kohës së luftës. Lajmet për zhdukjen e dokumenteve dolën nga një raport i pabotuar nga zyra e Arkivave Federale këtu, thanë zyrtarët gjermanë. Raporti mbulonte përpjekjet abortive të arkivave vitin e kaluar për t’u dhënë hetuesve të Shteteve të Bashkuara detaje të dosjeve, të cilat, midis veçorive të tjera, sillnin shumat e arit dentar të dorëzuara në Berlin, pasi ajo ishte prishur nga goja e hebrenjve në Aushvic. Dosjet u emëruan për Bruno Melmer, një oficer famëkeq SS, puna e të cilit nga 1942 deri në 1945 ishte të grumbullohej ar dhe bizhuteri personale të vjedhura nga hebrenjtë në Aushvic dhe kampe të tjera vdekjeje, pjesë e një përpjekjeje të gjerë për të grumbulluar arin e plaçkitur për të financuar përpjekjen e luftës së Hitlerit. Pjesa më e madhe e arit të Gjermanisë u shit në Bankën Kombëtare Zvicerane në këmbim të franga zvicerane të konvertueshme që ishin përdorur për të blerë lëndë të para për të bërë municione. Një raport nga një panel i historianëve zviceranë këtë vit thoshte se Gjermania naziste vodhi ar në vlerë 146 milion dollarë me çmime të kohës së luftës – shifra sot do të ishte nëntë herë më shumë – nga individë, përfshirë hebrenj, dhe plaçkiti një 475 milion dollarë të tjerë me çmime të kohës së luftës nga bankat qendrore të tokave të okupuara. Shifrat janë domethënëse sepse pretendimet kundër institucioneve zvicerane nga të mbijetuarit e Holokaustit kanë sjellë një krizë thellimi për bankat zvicerane. Bankat po përballen me kërcënimin e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara sepse negociatat për kompensimin për të mbijetuarit u rrëzuan muajin e kaluar. Raporti gjerman kronikizoi pengesat nga zyrtarët gjermanë dhe amerikanë në ruajtjen e dokumenteve. ” Për vëzhguesit e jashtëm do të duket e pakuptueshme që dokumentet aq të lidhura me krimet e nazizmit mund të shpërndaheshin në mënyrë të shkujdesur dhe në fund të humbnin, ” thuhet në raport, sipas një zyrtari gjerman që insistoi në anonimitet. Dosjet u gjetën në vitin 1945 nga trupat amerikane në Gjermaninë lindore. Raporti thotë se dokumentet u dërguan në Shtetet e Bashkuara, ku disa ishin mikrofilmuara. Por pjesët, siç duket përfshirë 26 skedarët Melmer, nuk ishin aty. Dokumentet përfshinin skedarët Melmer dhe librat e tjerë të llogarive që rritnin pranimet e arit nga departamenti i metaleve të çmuar të Reichsbank, Banka Qendrore Gjermane. Në mënyrë të pashpjegueshme dokumentet iu dorëzuan autoriteteve gjermane në vitin 1948 dhe u lanë në kujdesin e Banka Deutscher Lander, pararendësi i bankës qendrore aktuale gjermane, Bundesbank. Legjendat konspirative tregojne per dy nendetse gjermane qe mberrijne ne Argjentine, thashethemet tregojne nendetset gjermane bashke me floririn e grabitur nga hebrenjte me Hitleri me Eva Braun ne bord me mberrijne inkonito ne kete vend latinoamerikan qe strehonte pas Luftes te gjithe kriminelet fashiste, me pas lajmet konspirative flasin per nje tren qe hyn dhe nuk del nga nje tynel ne malet e Argjentines, pyetja ishte:

    KU SHKOI FLORIRI I HITLERIT?

    Deri me sot asgje nuk dihet akoma.”

  • Gjthecka behet per te terhequr vemendjen nga realiteti i sotem ku hienat po bejne namin,ku Like bushtra na flet per “fermen e kafsheve” kur kete mund tia tregonte kafshes se Vicidolit dhe shume te tjereve ne burg! Tani eshte turp sesi veprojme o si e keqineterpretojme ne historine tone dhe heronjte e ketij vendi,biles as edhe nje date nuk fiksojme dot ti nderojme ata si kudo ne boten e qyteteruar e jo si fiset zulu.

    Jozefina e Bimbashit Sali qe kapte per zhelesh kedo si Taulant Balles dhe atij mire ja bente,beri edhe paturpesine me te madhe “per zhelesh” edhe ata e per ti”nderuar” si buce qe ishte i coi ne landfillin e pleherave. Nje kryetare parlamenti e nje vendi demokratike s’do ta bente kete. Bene Hero Azem tritolin dhe perdhunuesin dhe kjo “ish kryetare”ka qene nga viktimat e para te Hajdarit per te hyre ne politike (vete nga ata ka dalur pallimi i Jozit ne Lezhe) pra keta fatekeqer ishin ne lufte e Jo sic do ti pershkruaje ndonje mendje lehte ketu,se ata se kishin idene se cdo bente Enveri mbas lufte. Beni homazhe Markagjonajve e Zogolleve e gjithe llumit te tyre!

  • Remo djali:

    KUSH ESHTE SALIU?

    Ai qe gazeta DITA e nxorri ne foto si “VARKAR” i Enverit?

    dhe:

    KUSH ESHTE LIKE FLORIRI?

    Ai qe e pa gjithe Bota me ze dhe figure te vidhte ryshfetin pushtetar me tefter enverist ne dore?

    qe:

    Edi Rama, cuni i Kristaqit, Killerit te Enverit e hodhi Liken me parashyte enveriste ne postin me te larte te Shtetit duke e bere si President dhe Baba te Kombit?

  • Ky Mark Leshi, nuk e di cfare kerkon te tregoje? Shikoni kete birbo , sigurims , komunist nga zori, rrace injorantesh, qe edhe pas 76 vjetesh ne Tirane, ka ngelur dru me pre, dhe ketij injoranti i thone dhe shkrimtare sigurims.Ky idiot tregon injorancen e ketyre njerzeve, imagjino nuk te linin te kaloje ne rruge, njelloj sot me Tirane”TOKE E CANUN”,ky sigurimsi na tregon injorancen e te dy paleve, keta fare komunistash,”trima me flete” ,qe te rruanin bythen, luteshin qe jemi me besen e Prek Leshit, keta injorantat rrethues nuk i linin, ku eshte trimeria, karakteri dhe besa e ketyre njerzeve?Keta ishin nje tufe cubash, a
    qe dilnin per te vjedhur e vrare, njerez pa vlera, ky idiot me idiotsi e e tij i shpartallon komplet si injorante dhe te pa bese, njelloj si Frroku, Nikollaj, , Mark e preng, qe soy jane bere Arben,Ardian,Genci , por jane njelloje Mark Dodan te 1944,nuk ndryshon geni, ndryshojne vetem huqet dhe keto nje dite ncjerrin krye!!!##…..

  • Mark Dodanin e kan njohur ne voting 1968.Se sa shqiptar Ka çuar ne pushkatim ne litar ne burk e internime nje Zote e dine.Thot ky gazetaruci sigurisht ish spiun tregim i rrale,me qindra here e keni pare ne film,bile ne dy filma krejt te kundert.Nuk ishte fati I shqiptarve ta zdukshin qe ne fillim ate parti ozurpuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *