Gjykata e Lartë zbardhi dje arsyetimin e vendimit gjyqë sor të dënimit me 4 vjet burg të anëtares së pezulluar të kësaj Gjykate, Majlinda Andrea, shkruan “Panorama”, e cila publikon sot pergjimet.
Në arsyetimin e vendimit, Kolegji Penal vlerëson se e pandehura Majlinda Andrea ka konsumuar elementët e veprës penale të “korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, Prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.
Sipas vendimit, në gjykim u vërtetua lidhja qe kishte i pandehuri Petraq me te pandehurën Majlinda, si kushërinj të dytë. I pandehuri Petraq Dashi ka dashur të realizojë qëllimin qe ai kishte bashkë me të pandehurit e tjerë, duke përdorur lidhjen qe ai kishte me “njerëzit e tij”, si dhe me “gocën e xhaxhait”, duke aluduar për të pandehurën Majlinda Andrea.
Në përgjimin e datës 24 qershor 2016 mes tyre komunikohet:
Petraqi: Hiç asgjë fare, as nuk më ka marrë as ashtu… nuk e di si e qysh e do vijë. Nuk po e marr vesh fare, më tha më prit, më prit, po të marr vetë në telefon e kaq.
Ilia: Mos është e nevojshme të vete unë një herë lart vetë…?
Petraqi: Po jo ore vëlla se e bezdis, unë merrem me njerëzit e mi atje, thashë një mendje me gocën e xhaxhait, t’i veja te shpija, por më duket si. N.q.s të ka thënë kshu është kot tha…
ÇËSHTJA PER PRONEN
Është vërtetuar në gjykim se, çështja civile me objekt “Përcaktimi i kufijve për sipërfaqen 40 ha e ndodhur në Ksamil”, ishte regjistruar ne Gjykatën e Lartë që më datë 21.11.2014 dhe do shqyrtohej nga një Kolegj në përbërje të të cilit ishte dhe e pandehura Majlinda Andrea.
Në përgjimin e datës 6 korrik, mes Ilia Çabirit dhe Petraq Dashit thuhet:
Petraqi: E mo Ylli?
Petraqi: Atij mikut i çova fjalë me të atin me një fjalë.
Ilia: Po?
Petraqi: Edhe tha është akoma në ashu, tha po e shikojmë, tha mos ki merak. Kjo ishte përgjigja.
Ilia: Mos ki merak? Kaq?
Më 10 Korrik 2016, në orën 18:35, i pandehuri Petraq Dashi ka marrë në telefon të pandehurin Ilia Çabiri dhe më pas, në orën 18:39, ka marrë në telefon të pandehurën Eleni Lino.
Petraqi: Unë fola me një fjalë direkt me mikun…
Ilia: Po?
Petraqi: Mos ta zëmë emrin.
Ilia: Mos zë emra, jo, jo, iç, vazhdo.
Petraqi: Ashtu tani që sa folëm bashkë ne në mëngjes, un kontaktova edhe me mesazh.
Ilia: Po.
Petraqi: Tani që nga mëngjesi deri tani që un i thash propozimet dhe më tha, Petraq, ai nuk pranon as me toka as me gjë, i do të thata. Në rregull?
Ilia: Po.
Petraqi: Dhe e vetmja gjë që na bëri ai ne është që nga 60 e çoj 50. Dakort? Ktë po ta them ty, do marr dhe Lenicen, do t’ia them dhe asaj tani, sepse për ne është gjë e madhe që e uli 10.

LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI
AI BEN PUNE NE SHQIPERI.
Edhe vetem kater vjet burg ?! Keta duhen kalbur ne burg, jane me te keqinj se kriminelet gjyqtaret,prokuroret,
juristet ,qe perbejne sistemin e drejtesise ! Qe sebashku
me politikanet formojne mafian shqiptare e cila si kanceri
eshte perhapur kudo ne Shqiperi ! Detyra e qeverise ak-
tuale eshte spastrimi nga rrenjet kete metasataze kaq te
rrezikeshme per shoqerine tone sidomos per rinine shqip-
tare .
te gjithe gjukatesit duhen futur ne burg ;;; lene jashte kriminelat dhe merren me te varferit ;;; turp te kete qeveria e RAMES … DHE RAMA NE CAU TRAPIN NE FACEBOOK … SI COBAN … SKA GJE TJATER VENDI …. KA NEVOJE PER PUNE PER LUFTEN E TE KORRUPTUARVE DHE PROJEKTE DHE RAMA …….
POPULLI MË HAJDUT NË RRUZULL.
NGA I PARI KE I FUNDIT.NUK VJEDHIN VETËM ATA QË
NUK KANË MUNDËSI.
GJYKATAT JANË VETËM PASQYRA DIREKTE.
KËSHTU NDODH NË TË GJITHË SEKTORËT.