Dalgadalë po hapet thesi
Pus i qelbit po shpërthen
Dihet që nuk hiqet vesi
Që ngulitur ësht’ në gen.
Po mësojmë se si u ngopën
Si u trashën sa një ka
Si lëkurën ia rropën
Këtij populli fukara.
Dhe çudirat s’kanë të sosur
N’qeverisjen gërdeciane
Paçavure, katranosur
Me turi në shumë sahane.
Thonin: “Jemi në dietë
larg u rrimë edhe byrekëve”
Thonjtë ngulën mbi buxhet
Të marrosurit pas lekëve.
Kot nuk tha dikur shkodrani
Tek i qante hallet lokës
Nuk kalohet, mor amani
Po s’i ndihe diçka rrogës
Që t’mos prishet terezia
Të peshojë mirë kandari
N’bordero si kukafshehtas
Qindra orë jashtë orari.
Eh ju lumtë, dhe aferim
Si bareshë e molët shtetin
Kur t’ju marrin në testim
shpresojmë dini alfabetin
Me laps bënit llogari
Bukuri doli hesapi
Hapur syçkat plot çudi
Lekët shkuan te kasapi
Kudo ka administratë
T’i shërbejë nga pak miletit
Ju menduat ditë e natë
Vetëm për paratë e xhepit
Dhe këta që kapin zyrën
E n’ karrike rishtas ulen
Për të mos e nxirë fytyrën
Para ligjit të përkulen.
Nëse ligjin e përthyejnë
Përsëritet historia
Në buxhet po qe se ngjyejnë
Mos i mbroftë “nënë partia”

Dhe këta që kapin zyrën
E n’ karrike rishtas ulen
Për të mos e nxirë fytyrën
Para ligjit të përkulen.
Nëse ligjin e përthyejnë
Përsëritet historia
Në buxhet po qe se ngjyejnë
Mos i mbroftë “nënë partia”
Krijim i bukur qe shtron dhe i zgjidh vete problemet.
Besoj se shikon e degjon, cfare e si emerohen bijte e nenes parti.
Prandaj mos u lodh ziliii se keshtu ka per te ecur.
Ne populli nuk perfitojme asgje. Jemi si tifozet ne ndeshje besoj….ne se ke fituar ndonje dicka zotrote , nese do na i thuaj.
Sa per ne ,as dje as sot e me keq neser.