Megjithëse drejtori i Çertifikimit në MF ka tentuar shumë herë të tërheqë vëmendjen e kryeministrit me letra zyrtare ku denoncohen vjedhje të përmuajshme në shifra të mëdha nga Lojërat e Fatit, kryeministri nuk reagon…
Letra e mëposhtme i është dërguar Berishës në 11 shkurt 2012 nga një zyrtar i lartë i administratës, Drejtor i Çertifikimit pranë njësisë së mbikqyrjes së lojërave të fatit në Ministrinë e Financave, Viron Bezhani. Megjithëse ka tentuar shumë herë të tërheqë vëmendjen e kryeministrit me letra zyrtare ku denoncohen miliona lekë vjedhje të përmuajshme nga Lojërat e Fatit, kryeministri nuk reagon. Në këtë letër, bëhen edhe disa hesape për të kuptuar më mirë për çfarë shifra dëmesh bëhet fjalë. DITA botoi dje një analizë mbi koncesionin e lëshuar vetëm 3 ditë para zgjedhjeve që synon të “tranferojë” lojërat e fatit nga shteti në duar privatësh që sipas gjasave janë vetë të mundurit e 23 qershorit që tentojnë “të marrin me vete” afera miliardëshe, duke i kaluar nga zyrat e shtetit prej ku populli i dëboi, në zyrat private. A do t’i lejojë mosndëshkueshmëria?
Tiranë,më11.02.2012
Drejtuar : Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Z.SALI BERISHA
Z. Kryeministër,
Unë që po ju shqetësoj quhem Viron Bezhani, me funksionin Drejtor i Çertifikimit pranë njësisë së mbikqyrjes së lojërave të fatit, njëkohësisht anëtar i Këshillit Bashkiak dhe anëtar i Këshillit të Qarkut të Tiranës.
Jam i detyruar tju drejtohem juve duke shpresuar zgjidhjen e problemit tim pasi drejtori i përgjithshëm Z. Besnik Cobaj abuzon me emrin tuaj duke u shprehur : ”Për aq kohë sa të jetë Z. Sali Berisha Kryeministër unë nuk pyes për njeri”.
Nga Nëntori i 2009 deri ne Shtator të 2010 ku në vend të drejtorit Z. Avdi Mata erdhi Drejtori aktual Z. Besnik Cobaj unë kam punuar si shef sekuestro. Gjatë punës time si shef sekuestro kam sekuestruar rreth 2500 makina elektronike 2 Ruleta,3 Bingo,30 tavolina pokeri dhe nuk jam tërhequr as edhe në një rast të vetëm nga sallat e sekuestrimit dhe kam përballuar kërcënimet me armë duke u përpjekur të zbatoj me përpikmëri ligjin dhe urdhërat e Ish-drejtorit Z. Avdi Mata, kjo mund të vërtetohet shumë thjesht edhe nga vetë Z.Mata. Pas fillimit si drejtor i çertifikimit dhe pas mbledhjes së parë me inspektorët, nxorra problematikat kryesore në këtë sektor. Me Dt 26/12/2012 me Nr Prot 743 iu drejtova Drejtorit të Përgjithshem Z .Çobaj për këto problematika (po jua bashkangjis).
Problemi kryesor ishte se në treg operonin 9 firma me makineri të pa çertifikuara në kundërshtim me Nenin 24 për lojërat e fatit. Për habinë time drejtori më thotë që nuk duhet të merrem unë me këtë punë, kjo i takonte vetem atij.
Me Dt 28/12/2011 me urdhër shërbimi nr 752 drejtori më nis me shërbim në Tiranë në 3 salla lojëra fati për çertifikimin e disa makinerive, në përfundim të shërbimit sipas ligjit drejtori merr informacionin e shërbimit dt 29/12/2011 me nr Prot 752/1 ku në 3 salla që inspektova kishte 72 makineri elektronike të pa çertifikuara dhe pas kontrollit në zyrë konstatova se ato as nuk paguanin në shtet detyrimet mujore ligjore (megjithëse ishin të një firme serioze) detyrimet e një muaji janë:
72 makineri elektronike X 100 mije lekë të reja detyrim mujor = 7200000 lekë te reja.
Për habi drejtori përsëri thotë se:” Nuk të duhet ty, atë e di unë, ti nuk je drejtor i përgjithshëm”. Që nga ajo ditë drejtori dha urdhër që unë nuk duhet të dal më në terren.
Me dt 29-30/11/2011 më jep urdhër të certifikoj 2 salla që nuk kishin dokumentacion të rregullt, ato kishin vetëm një kërkesë për hapje salle, konkretisht shoqëria Alfa Game në Berat me nr prot 2404 dhe shoqëria Xhelili në Elbasan me nr prot 2433 (bashkangjitur). Udhëzimi nr 5 dt 19/01/09 ka 9 kërkesa ligjore për hapjen e një salle për lojëra fati. Kur shkoj në zyrë dhe i them se subjektet e lartpërmendura nuk mund të firmosen pasi ato nuk kanë asnjë dokumentacion, kurse drejtori Cobaj më jep një përgjigje mjaft të rëndomte,” SE NUK I PLAS ……NESE E FIRMOS UNE APO JO DHE DO BEJ CFARE TE DUA VETE DUKE U SHPREHUR SE JU TE LSI-SE BOLL E KENI EDHE KETU KU JENI, SA TE JEM UNE KETU NUK PYES PER FIRMEN TENDE.”
Dola nga zyra me mendimin se në zyrat e shtetit paska dhe njerëz të tillë (trima) që nuk pyeskan fare për ligjet e shtetit, po atë ditë i çoj një shkresë zyrtare drejtorit Z. Cobaj me nr prot 760 dt 30/12/2011 mbi arsyet e mosfirmosjes së shkresave. Pas kësaj date drejtori urdhëron qe ai i LSI-së (UNE) nuk duhet të protokolloj asnjë shkresë. Që nga kjo ditë inspektorët e mi ikin në shërbim pa firmën time; të gjitha makineritë çertifikohen pa firmën time.
Në analizën vjetore të zhvilluar me dt 02/02/2012 unë ia shtrova të gjitha problematikat, si për të ardhurat të cilat nuk kishin arritur ato te vitit të kaluar ashtu dhe për informalitetin i cili ishte rritur 3-fish.
Edhe pse unë po mundohesha t’i shpjegoja rezultatet në renie dhe informalitetin e madh që na kishte mbytur ku ishin rritur në mënyrë drastike sallat e lojërave të fatit pa leje, në zyrën time më vinin përditë firma serioze dhe ankohen për firma fantazmë që operojne në mes të Tiranës me reklama nga 4 deri në 6 metër dhe punojne ilegalisht me emra të ndryshëm. Për habi drejtori i përgjithshëm përsëri qeshte me ironi kur me fjalët e tij injoronte punën time dhe të Z. Avdi Mata.
Z.Kryeminister me Z.MATA kemi punuar me mjaft korektesi.E morem drejtorin ne nje gjendje jo te mir ku te ardhurat mujore ishin 3………iformaliteti ishte ne maksimum. Gjat punes ton aritem qe te ardhurat te riten ne 454510000,iformaliteti ariti te minimizohet ne maksimum,dhe ato salla qe ishin ne informalitet ne ja kemi dhen krimit ekonomik dhe policis dhe kur nuk kemi bashkepunuar me to,siç po ndodh tani.
Unë përsëri me qetësi i shpjegova se kur kaloj në Tiranë ka plot firma që nuk janë në database-in tim dhe nuk paguajnë në shtet detyrimet ligjore. Vetëm në Tiranë po të paguajnë të gjitha makineritë ilegale buxheti i shtetit do të 2-fishohet kurse Drejtori qesh me ironi.
Z.Kryeministër sipas të dhënave që ka marrë një inspektor i kontrollit ku vetëm firma APEX ka 26 salla në Tiranë pa përfshirë periferinë dhe llotot që kanë nga 4 – 5 kompjutera. Këto 26 salla kanë 565 kompjutera dhe një ruletë elektronike 8 vendesh. Kjo firmë paguan ne shtet 284 aparate. Pra firma APEX vetëm në Tiranë pa marrë parasysh periferinë dhe mini sallat nuk paguan 281 salla.
281 kompjutera x 1 milion te vjetra ne muaj = 281 milionë lekë në muaj kjo shoqëri nuk i paguan shtetit
Firma IMPERJAL ne tiran ne 3 sallat qe ka te liçensuara ka 81 makina dhe 2 rulete 8 vendesh. Ne shtet kjo firme paguan vetem 30 makina, pra 51 makina dhe 2 rulete nuk paguhen.
Firma VEGAS ne TIRANE ne 3 salla qe ka te liçensuara ka 81 makina 6 rulete 4 vendeshe si dhe 3 tavolina pokeri.Ne shtet kjo firme paguan vetem 30 makina, pra 51 makina 6 rulete dhe 3 tavolinat e pokerit nuk paguhen.
Po te ngarkonit nje person per te par ne Tiranë do kuptoni se çfarë behet ne kete drejtori sa firma fantazem operojne. Z. Kryeminstër ju shqetësoj për këtë problem me mendimin që ti sherbej sa më mirë qeverisjes demokratike si dhe kualicionit qeveritar.
Me shumë respekt,
Viron Bezhani
ju te lsi keni vjedh jo drejtori ,e kam verifiku ,sb
Ate e vertetoni shum kollai mjafton te beni nje xhiro ne kembe.Persa i perket asaj qe thoni per LSI ju shpjegoj se ate drejtori e keni pasur ju si Pd por drejtori nga njeri te tjetri eshte si nata me diten
qente cakajte gjeten fundin keti vendi
Keta qenkan vertete lavatrice parash,me to u be fushata ,Kujt kryeminister i ben letra more zoteri ai qe cdo meter katror e shiti per 1 euro A e din se pse heshte ai??? ,mire qe nuk te plasi brenda Cfare i duheshin afer njerez qe nuk dinin te vidhnin dhe te mos i mbushnin arken e PD per fushate
Kam punuar nje muaj si operator ne nje pike lojrash fati.Asnje dite bilanci nuk dilte negativ.Dua qe t’ju ”heq veshin” atyre qe luajne .Beni vetem pak llogari.Nje pike lojrash fati paguan qera,punonjesit(operator,bodyguard,etj)energjine elektrike,ujin,taksat(1 milione leke te vjetra per makine),taksat e bashkise etj etj. dhe prape del me fitim.A mendoni se ata sipermarres qe kane keto biznese dhe kane gjithe keto shpenzime mendojne qe t’ju lene te fitoniju.Ju genjen mendja o ”te shkrete”…..
Ky ka bere namin me te vjedhur, cdo lloj poshtersie qe mund te veje mendja. Ka qene edhe arkitekti qe lejonte lojrat e fatit pa license edhe nendrejtori i tatimeve ku ska lene biznes pa rrjepur duke krijuar hierarkine e hajduterise qe kemi edhe sot. Inspektori vjedh i kalon pjesen me te madhe drejtorit, drejtori vjedh i kalon pjesen me te madhe drejtorit te pergjithshem e nendrejtorave…
Normale, Merrte nga 5000 euro per vend pune te tatimet ku ka qene nendrejtor me pare. 7000 euro per inspektor kontrolli. Nje shk… i vertete