Blogu i njohur, Huffington Post, publikon një reportazh nga Stewart Sverdlov, që ndërmerr një udhëtim nga Amerika në drejtim të Ballkanit.
Pas vlerësimeve për Maqedoninë, të cilin autori e cilëson si një vend të mrekullueshëm për t’i vizituar, ku qytetarët perëndimorë gjejnë veten, ai vjen në Shqipëri.
“Tjetra në radhë është Shqipëria misterioze. Ky vend nuk ka qenë pjesë e ish- Jugosllavisë, por ka qenë e rreshtuar me Kinën e Kuqe për dekada. Zonat rurale janë të mrekullueshme dhe çmimet janë shumë të ulëta.
Rrugët janë të ngushta dhe të pjerrëta, duke gjarpëruar mes maleve. Nëse ke një kamion ose autobus përballë, kaq ishte! Por shoferët shqiptarë i shmangin këto kthesa dhe në mënyrë të verbër kalojnë nëpër kthesat e forta dhe maloret e vështira. Mbrojtëset anash rrugës janë shumë të ulëta dhe nuk do e ndalonin një makinë që të rrëshqiste poshtë.
Kryeqyteti, Tirana, është një rrëmujë. Rrugët përfundojnë krejt papritmas, ndonjëherë edhe në ndonjë grumbull plehrash. Askush nuk flet anglisht apo ndonjë gjuhë tjetër, përveç gjuhës shqipe, që është një formë e greqishtes së vjetër. Ata janë në periudhë zgjedhjesh dhe pasi ne u larguam, pati një përplasje me armë dhe një politikan u vra!”, shkruan autori për Shqipërinë.

ky injorant e miop ka origjin serbe….
nje artikull i armikut shqipetaR
Ne ka nje rini qe flet minimumi dy gjuhe te huaja ate e gjen vetem ne Shqiperi. gazetar pa piken e shijes dhe realizmit. Ne Shqiperi ka nje mije e nje te zeza, por ne disa gjera shqiptareve u vijne rrotull shume kombe.
FALEMINDERIT NUK PASKA SHKRUAR DHE AQ KEQ PER NE!
Do jete paguar kripur per keto cpifje te ulta. Tipa te tille duhen evidentuar dhe shpallur NON GRATA nga M.P.Jashteme!
Varini qillon ketij sllavi Sverdolov qe shkruan per blogun a grekes Arianna Stassinopoulos – Huffington …me siguri qe ate fjaline qe ” shqiptaret flasing nje form te greqishtes se vjeter” e ka bere qellimisht, me urdher te Arainnes, qe s’e di mire historine e gjuhes shqipe dhe greke se ka ikur e vockel (16 vjece) nga grrrrqia.