Si votimet e Kolës…

anazapta

Kur në sistemin totalitar ndonjëri nuk denjonte të votonte,ai quhej armik dhe denohej me burgim,duke ia gjetur motivin dhe shkaqet e arrestimit. Bile, këtej në anët tona ka mbetur një shprehje ende sot e kësaj dite që përmendet rëndom gojë më gojë, “si votimet e Kolës”. Se ky Kola paska qënë një gjysëm budalla ,sipas fjalëve të hallkut,e nuk paska pasë dëshirë të votojë për kryetarin e këshillit,bashkëfshatar me të,pasi kur ky Kola ishte martuar ( para 10 vitesh nga ajo kohë që diskutohej ),kishte thënë se këtij budallait nuk i duhet nusja,se nuk ruan dot dy dhi e jo më nusen e tij,e ky Kola ia paska pasë kthyer përgjigjen duke i thene se po e hedhim në votë se cili prej nesh e ruan më mire nusen e tij.

Kërkoj ndjesë ndaj lexuesit të vemendshëm dhe të shumtë të “Dita”,por radhita rreshtat e mësipërm si parantezë,për të krahasuar një realitet të trishtë vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipërinë tonë, e për të sjellë në kujtesë se ende tani,pas 23 vjetësh demokraci,zgjedhjet janë bërë si ato të Kolës për nuse,duke aluduar se elektorati i turbulluar e ka shumë të zorshmen të vendosin për cilin të votojë.

Ish i përqasuri i Partisë Socialiste,Kastriot Islami ,me dy të përkëdhelurit e tjerë të PS-së,Asllan Dogjani e Gjovalin Kadeli, e akoma deputetë të kësaj force politike,pasi defacto nuk janë përjashtuar, kandidojnë në zemër të metropolit,nën siglën e PD-së,e Kadeli në qarkun e Lezhës,duke u bërë arenë e një afresku elektoral të mediave shqiptare,e duke helmatisur rëndë një elektorat që i kanë votuar.Kjo,siç i themi në anët tona,është prerje në besë,pra këta janë besëprerë. Shembujt janë në çdo krah të politikës shqiptare,e duket si një turbulence politike në elektoratin e lodhur gjatë dy dekadave. Se shembujt janë të shumtë duke vijuar me deputetë të PD-së,të përkëdhelur,madje fort nën sqerullën e Berishës, e tashmë kukatin si qyqet në rrem të thatë për padrejtësitë dhe kanosjet që u paska bërë lidershipi.

Mes këtyre dramave ,humbësi padyshim do jetë sovrani, e subjektet e fabulave do i kishte zili për t’i shtjelluar në romanet e tij edhe nobelisti Garsia Markez,ndonëse tashmë ka hequr dorë nga të shkruarit,por shkonte shumë për shtat të ishin si testament në fabulat e tij. Veçse një gjë duhet mbajtur mend: elektorati shqiptar ,ndonëse është i ndjeshëm,por edhe shumë i natyrshëm dhe i domosdoshëm për devijimin e turbulencave politike gjatë 23 vjetëve pluralizëm politik.Ndaj mendojmë se kuvendi i ardhshëm përseri e ka të vështirë çrrënjosjen të konfiguracionit dhe përbërjes aktuale të institucionit më të të ligjbërjes në emër të sovranit.

 

Email nga adresa: [email protected]

Share This Article
1 Comment
  • Shkrim interesant dhe teper aktual.Politika dhe politikanet duhet te mesojne tashme se 23 vjet me radhe nuk kane dhene asgje populloit,e sovrani eshte shume me perpara se politika.Po te kishte qenen per popullin,ai do kishte shkuar ne Europe te pakten tash 10 e kusur vjet me pare. falenderoj artikullshkruesin e ketij shkrimi. urime gazetes Dita !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *