Ka përfunduar në pranga një 37-vjecar ka përplasur me makinë një shtetas me të cilin ishte grindur më parë. Në njoftimin zyrtar të policisë së Gjirokastrës deklarohet se arrestimi i tij u bë pasi “në datën 15.11.2012, rreth orës 18.00, në qendër të qytetit Tepelenë, shtetasi Neritan Beja është konfliktuar dhe rrahur me grushte me shtetasin Redinjel Abazi, i datëlindjes 1990, lindur dhe banues në Tepelenë, për motive të dobëta (pasi shtetasi Redinjal Abazi nuk kishte paguar një faturë të celularit të një numri me kontratë prej 9 mijë lekësh të reja kur kishte qene në punë tek një nga kompanitë celulare)
Pas ndërhyrjes së shokëve të tyre këta shtetas janë larguar, por pas gjysëm ore shtetasi Neritan Beja duke lëvizur me automjetin e tij tip “Benz” ka parë në rrugë që po ecte në këmbë shtetasin Redinjal Abazi dhe ka tentuar ta vrasë duke e përplasur me automjet.
Si pasojë e përplasjes shtetasi Redinjal Abazi ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal Gjirokastër .
Grupi hetimor në vendngjarje ka kryer veprimet e para hetimore dhe ka bërë sekuestrimin e automjetit si provë materiale .
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, vepër jo e parashikuar nga neni 76 e 22 të Kodit Penal”.
