Teksa beteja me krimin në vend po kthehet në një mision të pamundur, nisur nga shifrat alaramante të publikuara, PS deklaron se me ardhjen në pushtet të kësaj partie brenda një mandati do ta çojë në 50% nivelin e krimit. Gazmend Bizhga, deputet i PS por edhe anëtar i Komisionit të sigurisë kombëtare tha për Ora News se siguria në vend është rënduar nga dita në ditë, situatë për të cilën PS parashikon të ndërhyje me reforma të thella që në 300 ditëshin e parë të qeverisjes.
“Siguria ka ardhur duke u rënduar nga dita në ditë, këtë e tregojnë edhe të dhënat e dala nga vetë policia e stërmadhe. Opozita e ka denoncuar vazhdimisht këtë situatë, sesi policia ndihet e tradhëtuar. Nëse në 2005 kishim 8000 e ca krime në vit, për 2012 kemi mbi 22 mijë krime. Nëse në 2011 kishim 19 gra të vrara, në 2012 kemi 27. Ka disa kategori vrasjesh që lidhen me krimet e organizuara si të komisarëve, por edhe të politikanëve e deri tek rasti më ordiner, krimi në familje sic ishte rasti i një dite më parë. Maskat janë bërë një fenomen i përditshëm, prezente në qëndrat dhe qytetet e mëdha. Strukturat drejtuese e kanë humbur koherencën, një pjesë janë kthyer në militantëtë PD, pjesa profesionale është e rrudhur. Krimi i organizuar ka kapur deri tek drejtuesit më të lartë të policisë. Nuk kanë paga, janë të keqpaguar dhe të keqpërdorur. Kemi kërkuar në mënyrë permanente raportimin nga ana e Ministrit të Brendshëm, po ashtu edhe prezencën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në Komisionine sigurisë kombëtare, gjë që është refezuar vazhdimisht. Në programin tonë brenda 300 ditëve të para do kërkojmë reformat të përgjithshme në polici, reformim të strukturës së shtetit, duke rritur vlerën e pagesës, mbrojtjen ligjore. Pra së pari do kryejmë reforma të rëndësishme për ta futur në shina policinë, ndërkaq brenda vitit të parë do përpiqemi të mbajmë në kontroll kurbën e krimit, ndërsa brenda dy viteve të para do e ulim me 20% krimin, në fund të mandatit do synojmë ta ulim në nivelin 50%. Aq shumë ka humbur besimi tek policia aq sa edhe niveli i rekrutimit është shumë i ulët. Trajtimi financiar është mizerabël, diskriminues me kontributin që kanë dhënë dhe s’kanë mbrojtje shtetërore. Po kështu trajtimi financiar i familjarëve të policëve të vrarë është shumë i ulët, në shumë raste edhe nën atë minimumqë deklarohet nga shteti” tha Bizhga.
Bizhga ka ngritur shqetësimin edhe lidhur me një plan të Kryeministrit për t’i vënë strukturat e rendit dhe sigurisë në funksion të zgjedhjeve të ardhshme.
“Për të qenë të sinqertë kemi shumë indikacione që Kryeministri e sheh policinë si instrumenta për të marrë pushtetin. Kemi një shqetësim, pasi institucionet e sigurisë krijohen për vite e dekada të tëra, është investim i shoqërisë shqiptare, në monetin që drejtori që vjen është politik, liron oficerë pa asnjë lloj argument dhe pa i dhënë llogari njeriu. Ka të dhëna se Kryeministri do ti vërë në shërbim të votave elektorale. Ka një presion të madh mbi policët bazë nga krerët e tyre, që insistojnë ti vënë në funksion të zgjedhjeve të ardhshme. Po është e kotë, është e qartë që Kryeministri do të marrë një votë revoltë, dhe PS do dalë fituese në këto zgjedhje” deklaroi ai.
Deputeti socialist ka hedhur poshtë edhe akuzat e MB-së ndaj kreut të PS dhe anëtarëve të tjerë të kësaj partie për lidhje me krimin, duke e vlersuar një përpjekje të këtij institucioni për t’iu shmangur të vërtetës.
“Është qesharake, s’mundet dot zëri zyrtar i MB-së të akuzojë se kreu i opozitës është i lidhur me krimin, se në rastin më të keq tregon se paska kriminelë dhe ti si kontrollon dot. Por kjo është propagandë, përpjekje për ti ikur të vërtetës dhe për të përbaltur kreun e PS-së dhe anëtarë të tjerë të saj. Sot kemi territore të tëra që policiasi kontrollon dot për shkak të lidhjeve të forta të mazhorancës me botën e krimit. C’kontroll ka mbi Lazaratin sot? Asnjë, madje mazhoranca s’ka as vullnetin për ta bërë” përfundoi Bizhga.