Siguria e ndeshjes me Serbinë, në duart e njeriut që kërkoi vazhdimin e ndeshjes në Beograd

Dita

Siguria më 8 tetor në Elbasan Arena është në duart e Kenny Scott. Bëhet fjalë për një prej zyrtarëve më të lart të UEFA-­s, që shërben në rolin e Oficerit të Sigurisë për institucionin e Michel Platini. Britaniku është i përfshirë në mënyrë të drejtëpërdrejtë në ndeshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë. Madje, prej ngjarjeve të një viti më parë, kur sfida në Beograd u ndërpre mes dhunës dhe racizimit ndaj lojtarëve kuqezi.

Kenny Scott ishte zyrtari i lart i UEFA­s që bëri të pamundurën për vazhdimin e sfidës së 14 tetorit, duke anashkaluar thirrjet anti­shqiptare, incidentet dhe brutalitetin nga huliganët serbë. Kjo konfirmohet ne tabulatet e zbardhura nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në vendimin në favor të Shqipërisë, për marrjen e tri pikëve në tavolinë, raporton Supersport.

Në pikën 25 të paragrafit për mënyrën si rodhën ngjarjet në Beograd, përmendet emri i Scott: “Sipas provave të paraqitura në panel, zyrtarët e UEFA-­s ishin në diskutime të vazhdueshme me Qendrën e Ndeshjeve të UEFA-­s në Nyon, veçanërisht me zotin Kenny Scott, Këshilltar dhe Oficerin e Sigurisë pranë UEFA­s”.

Në pikën 26 citohet edhe dëshmia e Scott, që pranoi se bëri të pamundurën për ta vazhduar ndeshjen: “I thashë oficerit të sigurisë dhe gjyqtarit të takimit se Qendra e Ndeshjeve pranë UEFA, ku i pranishëm ishte edhe Drejtori i Aktiviteteve zoti Marchetti që nëse ishin kushtet ndeshja të rifillonte. Takimi duhej të vazhdonte nëse ishte e mundur. Por, natyrisht vendimi final do të merrej nga gjyqtari”. Pak më poshtë, dëshmia e delegatit të ndeshjes në Beograd, Harry Been qartësonte se “qendrimi i UEFA-­s ishte gjithmonë që ndeshja të vazhdonte. Të bëhej e pamundura që takimi të rifillonte”.

Kenny Scott është Drejtori Ekzekutiv i kompanisë Sports Safety Solutions, klienti më i madh i së cilës është pikërisht Uefa. Scott është angazhuar në një numër të madh projektesh të sigurisë për Uefa­n, dhe ka qenë një ndër konsulentët kryesorë në organizimin e sigurisë për Euro 2012 në Poloni dhe Ukrainë, si dhe ka qenë oficeri i sigurisë së Uefa­s për disa nga ndeshjet më të rëndësishme të dekadës së fundit, si në finalen e Champions League në Londër 2011 dhe në finalet e kompeticionit madhor në Madrid mes Interit dhe Bajernit të Mynihut, në Stamboll mes Milanit dhe Liverpulit, dhe në Moskë mes Manchester United dhe Chelseat.

Keny Scot është angazhuar nga Uefa si oficer i sigurisë në ndeshjet me rrezikshmëri më të lartë në Europë në Itali, Spanjë, Norvegji, Kroaci, Turqi, Serbi, Holandë dhe Poloni.

Share This Article
4 Comments
  • Me mire se ce ben ky punen per serbofilin Platini se ben kush. Mos u mundoni kot me masa per mbarevajtjen e ndeshjes,Platini e ka ndare mendjen se cdo te beje me Shqiperine.

  • Caktimi i ketij zotnie per sigurine e kesaj ndeshjeje, eshte nje faktor me shume se pse duhet te bejm kujdes maksimal ne kete ndeshje delikate per ne, jo vetem nga rezultati teknik, por edhe per sjelljen e tifozerise sone.

  • ky vjen se eshte ” mik “i shqiperise, dhe shqiptaret miqte i presin me qetesi,e bujari.
    ne do do perkrahin kombetaren kuq e zi,
    nuk do japin fenomene me racizma se jemi me kulture
    e treguam ne beograd dhe do cuditet prap mikui mikut platini
    dhe do respektojme hymnin serb, e do kendojne hymnin e shqiponjave
    zoti na dhente fat e mend qe te fitojme

  • 3 piket qe na dha ne arbitrazhi sportiv do te na hiqen pasi te denohemi perndonje vogelsire ne stadiumin e elbasanit , platinit nuk mund te ja hedhim ne, ai per kete do te shperblehet nga federata serbe se dhe ai nuk eshte me i mire se drejtuesit e FIFA s, Prandaj kete ndeshje e shoh me pesimizem ,jo nga ana sportive se lojtaret do te japin maksimumin por nga prapaskenat, Agjente serbe ,tehuaj e shqiptare do te bejne cmos qe kjo ndeshje te mos permbushe standartet e nje ndeshje futbolli, Qellimi eshte nje ;Shqiperia te mos shkoje ne France,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *