Kur na ndajnë edhe pak ditë nga fillimi i vitit të ri arsimor, gjithçka duke se është gati.
Bashkia e Tiranës po i jep dorën e fundit si punimeve brenda shkollave, ashtu edhe në mjedisin pranë tyre. Duke shfrytëzuar orët e vona të mbrëmjes, ekipet e punës së Bashkisë së Tiranës janë kujdesur edhe për sigurinë e nxënësve duke plotësuar me vijëzime dhe sinjalistikën e nevojshme rrugët pranë shkollave.
“Gati për shkollë! Përveç infrastrukturës së brendshme të shkollës, ekipi po kujdeset edhe për sigurinë e nxënësve jashtë saj.
Sinjalistikë e re te gjimnazi “Petro Nini Luarasi” dhe në të gjitha shkollat e tjera të Tiranës për një vit sa më të mbarë shkollor”, shkruan Veliaj.




o.j/dita
