Dërguar me sms
Në numrin e redaksisë
E ndritura DITA! Për çdo grabitje, vjedhje apo veprimtari kriminale që ndodh në vend, këta palo politikanë të pashkollë hiqen ekspertë të mëdhenj, bërtasin se po cenohet siguria kombëtare. Të gjitha veprimtaritë e krimit ordiner kanë të bëjnë me ruajtjen dhe jo me sigurinë. Sigurinë kombëtare politikanët tanë e kanë shpartalluar me sukses të plotë, duke prishur të tre llojet e Forcave të Armatosura dhe të gjitha strukturat e tjera legjislative dhe ekzekutive të sigurisë. Nga Durrësi.
