Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha sot se shefi i Forcave të Armatosura ruse, gjenerali Valery Gerasimov, ka folur në telefon me Komandantin Suprem të forcave të NATO-s në Evropë, Curtis Scaparrotti.
Siç deklaroi ministria, Gerasimov dhe Scaparrotti kanë biseduar për “çështje të rëndësishme të sigurisë ndërkombëtare”, bën me dije Radio Evropa e Lirë.
Në njoftimin e ministrisë ruse po ashtu u tha se Gerasimov dhe Scaparrotti po ashtu “kanë shkëmbyer pikëpamjet e tyre, mbi gjendjen aktuale të bashkëveprimit ushtarak Rusi-NATO”.
Scaparrotti pritet t’ia dorëzojë detyrën e komandantit, gjeneralit të forcave ajrore amerikane, Tod Wolters, i cili aktualisht është komandant i Forcave Ajrore të NATO-s.
v.l/ Dita
