Teksa kompanisë në shërbimin e sigurisë ICTS Albania në aeroportin ‘Nënë Tereza’ po i përfundon kontrata, TIA ka hapur garën duke ftuar kompani ndërkombëtare për shërbimin e sigurisë në aeroport.
Sipas njoftimit zyrtar të Aeroportit të Rinasit, në tender ftohen të marrin pjesë kompani me përvojë ndërkombëtare në fushën e sigurisë në aeroporte.
Pas ngjarjeve të ndodhura në pistën e aeroportit të vetëm shqiptar, ku në një afat të tre vjeçar u grabitën miliona euro, TIA kërkon të lidhë kontratë 5 vjeçare me një tjetër kompani për shërbimin e sigurisë në aeroport por këtë radhë me eksperiencë ndërkombëtare. Kompania që do të përzgjidhet fituese duhet ndër të tjera të kryej edhe një sërë shërbimesh.
– Kontrollin e pasagjerëve dhe bagazheve të dorës
– Skanimi i bagazheve
– Ngarkimin e mallrave dhe postës
– Kontrollin e automjeteve në aeroport, stafin, ekipet dhe kontrollin e dokumentave të udhëtimit
– Ruajtja dhe patrullimi i aeroportit
– Monitorimi i aeroportit përmes sistemeve të sigurisë
Gara për kompaninë e re do ta zgjas 4 javë dhe shërbimi është planifikuar të fillojë në korrik të 2019.
Pas një vlerësimi të kujdesshëm të brendshëm, TIA do të njoftojë dhe ftojë vetëm kandidatët e përzgjedhur, nëse në gjykimin e TIA-s ata e përmbushin treguesin e përvojës minimale, rreth procedurave të mëtejshme që duhet të ndiqen duke përfshirë detaje lidhur me natyrën e shërbimeve dhe kriteret në lidhje me kërkesat teknike, financiare dhe ligjore që duhet të përmbushen nga kontraktori i mundshëm.
b.b/dita

S’jemi ne gjendje te bejme asgje, kemi ne krie te politikes, te vendit dhe te qeverise me maskarenjte me pushtin dhe pisllikun EDI RAMA.
Ju njoftoj se do te rriten perseri çmimet e biletave.
Me lire do te jene biletat qe shiten ne KOZMOS.
Spaske qene o EDI RAMA nje derdimen dhe hajdut klasi dhe profesionist. Edhe pak sa te ikin te gjithe shqiptaret nga Shqiperia do te keshe vetem MILITANTET e tu me mendje te pjerdhur qe nuk duan as vehten e vet por PARTINE.
Me ju komunistet nuk shkohet hiç gje kundi dhe nuk na ndahen triskat dhe tollanat ushqimor.