Siguria në punë, Veliaj: Prioritet zbatimi i ligjit

redaktor

Ministri i Miërqënies Sociale, Erion Veliaj gjatë takimit me kryeinspektorët rajonalë të Inspektoratit Shtetëror të Punës i mëshoi faktit se zbatimi i legjislacionit të punës mbetet një nga sfidat kryesore të qeverisë.
Për këtë arsye, sipas tij, takimim i zhvilluar sot ishte një nismë e mirë më qëllim ndarjen e eksperiencës.

“Promovimi i sigurisë në punë dhe shëndetit, i kushteve të mira të punës dhe mbrojtjen e të punësuarve është në të njëjtën kohë pjesë e programit të Qeverisë së re shqiptare, dhe pjesë integrale e politikave strategjike të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Siguria dhe shëndeti në punë është jo vetëm një kërkesë e panegociueshme e dinjitetit njerëzor dhe vlerës së jetës, por edhe një standard që i shërben rritjes së konkurrueshmërisë dhe produktivitetit afatgjatë të një ndërmarrje”, tha Veliaj.

Në vlerësimin e ministrit, një inspektorat pune modern nuk do të thotë vetëm sigurimin e zbatimit të rregullave në rolin e policit, por një partner i punëdhënësve, këshilltar se si të zbatojnë kërkesat ligjore, për të parandaluar rreziqet, të jetë nxitës në transferimin e praktikave të mira në ndërmarrjet e tyre.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *