“Blerja e produkteve bulmeti në të gjitha ato tregje që nuk ofrojnë kushtet e duhura të shmanget sa më tepër”
Kjo është thirrja e bërë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për të gjithë qytetarët. Në një intervistë të dhënë për Report Tv duke u ndalur tek siguria ushqimore, inspektori pranë kësaj drejtorie, Manush Kullolli i bën thirrje qytetarëve të shmangin blerjen nëpër tregjet e papërshtatshme të këtyre produkteve, ndërsa bën thirrje për denoncime.
“Paraqitja e problematikave në sigurinë ushqimore, ka një gamë të ndryshme por specifikisht mund të përmendim produktet me origjinë shtazore të cilat kanë edhe një focus të veçantë në plotësimin e kushteve të ruajtjes.
Gjithashtu edhe një thirrje drejtuar të gjithë konsumatorëve dhe qytetarëve që doja ta shprehja dhe ta ndaja bashkë me ju dhe gjithë opinionin publik, kërkoj që të refuzojnë në mënyrë kategorike të gjithë ato produkte që shiten jashtë kushteve higjeno-sanitare, nëpër trotuare, nëpër rrugë, nëpër vende të ekspozuara në diell”, shprehet Kullolli.
Kullolli thotë se është kërkuar edhe një shtim i penaliteteve për të gjithë ato biznese që kryejnë shkelje të rënda.
“Masat administrative të cilat merren nga ana e trupave inspektuese në terren nga viti 2018-2019, roli që ka institucioni ynë parësor është këshillimi I bizneseve.
Kur konstatohet që kemi shkelje të këtyre kërkesave masat janë shumë mirë të shprehura në legjistlacion që janë bllokimi, asgjesimi, deri në mbylljen e subjektit”
Gjithashtu së fundmi është propozuar dhe presim që të miratohet dhe shtimi i masës së dënimit për fallsifikuesit dhe abuzuesit në pjesën e sigurisë ushqimore”, thotë Kullolli.
Sipas AKU-së, duke bërë krahasimin me një vit më parë, vihet re një rritje e cilësisë ushqimore.
Nga ana tjetër me ardhjen e stinës së verës, rriten edhe masat e sigurisë për shkak të shtimit të numrit të turistëve, por edhe denoncimeve të vazhdueshme të qytetarëve.
b.b/dita

AKU, te mos flase kot duke sugjeruar shmangien e tregjeve te pakontrolluara, pasi fshataret si ne periudhen e atij qe la partine plot me komisare shesin tepericat e prodhimeve vetiake. Mungesa e tregjeve grumbulluese e dikton kete menyre shtije, pasi fshati kete ka aktivitet jetesor per vehten e tyre. Prodhimet e tyre, krahas ushqyerjes i shesin per te perballuar shpenzimet e tjera jetesore per familjen. Ne vend te orientimeve te kota per te shmangur keto tregje duhen marre masa per te organizuar magazina te grumbullimit te perqendruar qe te shmangen tregjet informale
Keshtu si punojne keta te AKU-t mund tajne shume here me mire disa PENSIONISTE mbi 80 vjec!
Nje shtet rrumpalle,qe institucionet kontrolluese dhe shternguese e ndeshkuese si AKU,Tatim-Taksat,policia Bashkiake ,Drejtoria e higjenes etj,etj nuk kane nen kontroll te gjithe aktivitetin tregtar e shendetesor te bizneseve por bazohen vetem tek AKSIONET ish komuniste te kthyera ne ato FASHISTE!
Si na ben thirrje ky Sanco Panco neve qytetareve qe te mos blejme ne tregje te dyshimta dhe nuk merret me veten e tij se pse i le pa kontrolluar keto tregje?
Keshtu bejne edhe Tatimet,qe mjaftohen te vihet nje tabele ne dyqane me thirrjen qe i bejne bleresve se “Mos u largoni pa marre kuponin tatimor” kur kete kontroll duhet ta beje vete shteti?
Nuk do kete nevoje shteti te na beje thirrje te tilla karagjoze,por ta beje bleresin te interesuar qe ta terheqe kuponin duke i garantuar rimbursimin e shpenzimeve te bera duke i caktuar nje shifer te pranueshme!
Ne se bleresi do kete perfitim nga blerjes sa 1% e TVSH me siguri qe shteti do ta kete shume here me te lehte te arketoje me shumice 19% te pjeses tjeter te saj!
Pse nuk e ben sot shteti?
Keto pune nuk behen me nje kryeminister te pa afte,antishtet,karagjos,qe vetem ben spektakle mashtruese ndersa shteti ka marre tatepjeten e pakthyeshme!
Keshille me vend.
populli e di vete mer prodhimin e fshatareve apo prodhimet e monopoleve te aku.AKU shfrytzon shtetin per te vjedhur