Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot furtunë në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit.
Rama e cilësoi AKU-në, nnjë vatër korrupsioni dhe gjobvënieje
Ndërkohë që situata alarmante e sigurisë ushqimore në Shqipëri është pranuar edhe nga vetë institucionet shtetërore.
Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit i publikuar dy muaj më parë konstatoi se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk garanton sigurinë ushqimore.
Raporti auditoi veprimtarinë e AKU-së për një periudhë 5-vjeçare.
Sipas KLSH, gjatë tij u konstatuan një sërë shkeljesh dhe parregullsish ligjore të cilat kanë cënuar sigurinë ushqimore dhe për pasojë jetën ekonomike e sociale në vend, me një ndikim të rëndësishëm në uljen e besimit të konsumatorëve.
Sipas KLSH, cënimi i sigurisë ushqimore nis që nga boshllëqet në kuadrin ligjor, ku edhe pse ligji bazë është miratuar para 9 vitesh institucionet ende nuk e kanë plotësuar atë me aktet nënligjore të domosdoshme.
Ndërsa vetë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit funksionon pa një rregullore të brendshme, në kundërshtim flagrant me ligjin.
Sipas raportit, në AKU mungon analiza e riskut në nivel drejtorish dhe sektorësh, e madje nuk ka një bazë të saktë të dhënash për kompanitë që importojnë produkte ushqimore.
Paralelisht, KLSH konstaton se lëvizjet e shpeshta të drejtuesve dhe emërimet politike të punonjësve kanë bërë që institucioni të mbushet me inspektorë të cilët nuk kanë asnjë lidhje me profesionin e sigurisë ushqimore.
Në fund të raportit institucioni suprem i auditimit jep 22 rekomandime, që nga plotësimi i kuadrit ligjor e deri tek mënyra se si duhet të funksionojë AKU, për të vënë nën kontroll, sipas KLSH, situatën e papranueshme me sigurinë ushqimore në vend.

Rritjet drastike te semundshmerive ne me te shumtet e rasteve, shpjegohen me cilesine tejet te dobet te ushqimeve qe konsumojme. Mos garantimi i standarteve te duhura, per mendimin tim, perben krim, dhe si i tille, duhet ndeshkuar rrepte dhe pa asnje hezitim!
Kam disa dyshime e mendime per AKU ne tone , thuhet se uji ne zonen e Yzberishtit eshte me puse qe furrnizojne pallatet por, ne ato pallate jetojne me mijra vete.
Nese do te shprehesha si i moshuar do te thosha se “,hemo se ne e hengrem kulloten “,por po femijet tane?
Ashtu si edhe une do te jepnim njemije jete per ta.Por ,a mund te lahen enet , te gatuhet , e te punohen buket ne furra me kete uje ….Tek ne makuteria e biznesmeneve te pangopur meqe kripa eshte e liere ne cmim dhe uji po ashtu pamvarsisht ne eshte i paster i bejne buket zeher te kripura dhe me nje lageshti dhe maja per tu fryre qe te ze frika kur e emerr ne dore(.Per ne te mesuarit me buke orgjinale qofte edhe prej misri).
Ligji nuk duhet te kete meshire per keta makuter vrastare te femijeve e niperve tane .