Sigurimet e detyrueshme motorike, tregu rritet 18.7 %

redaktor

Sigurimi i mjeteve motorike ka shënuar rritje në janar të këtij viti. Të dhënat publikohen nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit kapën vlerën mbi 1.176 milionë lekë, ose 18.77% më shumë se në muajin janar 2014.

Numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 74.401 me një rritje prej 2.06% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e jo-jetës, të cilat sollën 92.30% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e jetës me 7.70%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 43.98% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 56.02% të totalit të tregut.

Gjatë muajit janar 2015, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 216 milionë lekë, ose 7% më shumë se në muajin janar 2014. Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik arritën mbi 659 milionë lekë, ose 39.80% më shumë. Produkti MTPL e brendshme, në muajin janar 2015, pati një rritje prej 44.44% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me rritje të numrit të kontratave prej 6.87% krahasuar me muajin janar 2014.

Produkti sigurim kufitar pati një ulje prej 12.38% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një ulje e numrit të kontratave prej 17.58% krahasuar me muajin janar 2014. Produkti karton jeshil shënoi një rritje me 33.12% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me muajin janar 2014. Po kështu edhe numri i kontratave u rrit me 17.02%.

Rritje e lehtë e sigurimit vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar arritën rreth 517 milionë lekë, ose 1.43% më shumë se në muajin janar 2014. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ul me 2.55%. Sigurimet vullnetare të jo-jetës gjatë këtij muaji patën rritje me 11.07% kundrejt muajit janar 2014. Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë muajit janar 2015 siguruan rreth 266 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 80.58%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me 10.15% të totalit. Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, arritën në rreth 100 milionë lekë, duke shënuar rritje prej 43.00% në krahasim me muajin janar 2014.

Share This Article
1 Comment
  • Ritja e kontratave te sigurimit te detyrueshem i dedikohet punes se Policise qe kontrollon siguracionet dhe jo kompanive te sigurimit. Forca e ketyre te fundit duket ne sigurimet vullnetare. Keto te fundit kane rene si numer kontratash; cka do te thote qe kompanite e sigurimeve ne Shqiperi jane piramida te mirrefillta qe marrin para sa duan nga sigurimet e detyrueshme dhe paguajne pak ose aspak ne rastet e trajtimit te demeve. AMF duhet rreformuar nga themelet. Drejtuesja e AMF (nusja e Dash Shehit) eshte per te zjerre fasulet ne shtepi dhe ska haberin se si funksionon ky treg. Por Rama ja ka dhuruar si favor Dash pijanecit qe te mund ta perdore politikisht kur ti duhet.
    Prandaj punet vene lesh arapi ne kete mut tregu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *