Dërguar me SMS
në numrin e redaksisë
Dita! Do të ndalem për një problem, që është mbarë kombëtar. Në fund të 2014, të ardhurat nga sigurimet shoqërore i kaluan 60 milion lekë ose rritje me 20%. Amnistia që bëri qeveria për faljen e kamatë vonesave, për të vetëpunësuarit në bujqësi, bëri që numri i fermerëve përfitues ka qenë i lartë. Por ç’po ndodh? Kontribuesve u kanë ngelur në xhep kuponat e bankave, sepse në drejtoritë dhe agjencitë e sigurimeve shoqërore ka mbi 7-8 muaj që mungojnë librezat, të cilat pasqyrojnë pagesën e kontributeve me vite. Shumë fermerë dhe qytetarë nuk i gjejnë këto libreza. Ka nga ata që vijnë edhe nga kurbeti. Po kështu ka shumë punonjës, që dalin në pension, e nuk pasqyrojnë vjetërsinë. Shiten nëpër kioska libreza të tilla, blihen, por nuk i pranojnë zyrat e Sigurimeve Shoqërore se janë fallco. Pse lejohen në treg?! Në këto zyra të thonë: “Kur të hidhet tenderi”. Ky problem kërkon zgjidhje. Nga Kamber Nebiaj.
