Dërguar me email
në adresën e redaksisë
Pas asaj të vjedhjes së Bankës Shqiptare, vjedhja sistematike e kontributeve të Sigurimeve Shoqërore është megaskandali i dytë financiar, barra e rëndë e së cilës bie më së shumti mbi kurrizin e një qeverie qe nuk është e afte te bëjë gjë tjetër vec konstatimeve. Kjo qeveri duhet “kapur per veshi” se nga njera ane u jep dekorata nderi punonjesve rrogëtare te ruajtjes se rendit, kurse nga ana tjeter qysh prej nje viti e gjysëm nuk ka qene e afte te vëzhgojë nga afër rregullsine e hyrje-daljeve te faturave mujore te arketimit te kontributeve te sigurimeve te taksapagueve shqiptare. Pas skandalit te radhes eshte detyra e organeve te marre masat e nevojshme per spastrimin e menjehershem te te gjitha skorieve te ketij pseudoinstitucioni piramidal, ndëshkimin shembullor të hajduteve të pensioneve, dhe zëvendësimin e tyre me profesioniste jo në vjedhje, por ne zbatimin me perpikmeri dhe ndershmeri te detyres.
