Sipas kushteve të përcaktuara në ligjin e sigurimeve shoqërore, të drejtën e blerjes së periudhave të kaluara për efekt të plotësimit të kushteve të daljes në pension, e gëzojnë të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe që nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sistemit të detyruar, personat meshkuj për periudhën e studimeve universitare, pasi periudha e studimeve pasuniversitare është me pagesë.
Gjithashtu, blerja e periudhave të kaluara mund të bëhet edhe nga shtetasit shqiptarë që kanë periudha të pambuluara nga sistemi i sigurimit të detyrueshëm dhe dëshirojnë t’i plotësojnë ato nëpërmjet sigurimit vullnetar.
Skema lejon blerjen e periudhave të munguara edhe nga personat që kanë lënë shtetësinë shqiptare mund të bëjnë sigurim vullnetar për mbulimin e periudhave të kaluara nga data 01.01.1994, deri në datën që kanë lënë shtetësinë.
Masa e kontributit që duhet të paguhet për sigurim vullnetar nga personi i interesuar për mbulimin e periudhave të kaluara përcaktohet nga koha kur bëhet pagesa (aplikohet masa që është në fuqi në momentin e kryerjes së pagesës, masë e cila miratohet me VKM, për degën e pensioneve).
Pagesa aktuale për të mbuluar periudha të kaluara, bëhet vetëm në kuotën minimale dhe është 5 184 lekë për një muaj sigurim vullnetar. Kjo kuotë i korrespondon pagës minimale mujore: 24 000 x 21.6 për qind.
Autoritetet e Institutit të Sigurimeve shoqërore bëjnë me dije se në këto pagesa që bëhen për blerjen e periudhave të kaluara nuk aplikohen zbritje, ndryshe nga sa ndodh me rastet kur aplikoni në skemën e sigurimit vullnetar për blerjen e vitit korent.
Përfitimet nga sigurimi vullnetar për periudhat e kaluara shërbejnë për shtimin e vjetërsisë së punës që duhet për plotësimin e kushteve për të përfituar një pension. Duke siguruar vitet e munguara nëpërmjet kësaj skeme mund të përfitoni pension pleqërie, invaliditeti, si dhe pension familjar, në nivel minimal.
p.k/dita

Dua te psguaj nga viti 1996 deri ne vitin 2006 ,periudhe 10 vjecare ,cfare dokumenta duhen edhe sa eshte shuma qe duhet te paguaj.