Sigurimsa në nivele të larta shtetërore? Fischer: Kjo është e tepërt

DITA Online

Ndërsa në Shqipëri është hapur debati për emrat e zyrtarëve të shtetit që kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-sigurimit, historiani i njohur Bernd Fischer vlerëson se hapja e dosjeve duhet të ishte një vendim i ndërmarrë prej kohësh.

Ndërsa në Shqipëri është hapur diskutimi për emrat e zyrtarëve të lartë të shtetit, që kanë qenë pjesë e sigurimit në periudhën komuniste, historian Bernd Fischer thotë se hapja e dosjeve duhet të ishte bërë me kohë.

Unë si historian mendoj se dosjet duhet të hapen, duke pasur parasysh edhe distancën e madhe kohore nga periudha e diktaturës. Mendoj se ka ardhur momenti që njerëzit të arrijnë ta shohin të shkuarën me objektivitet. Ndërsa për personat e sigurimit të shtetit që mendohet se punojnë në nivele të larta shtetërore, mendoj se kjo është e tepërt”, tha Bernd Fischer.

Studiuesi i historisë shqiptare, Bernd Fischer, ka vizituar vendin tonë në kuadër të ditëve të kujtesës, që zhvillohen në nder të viktimave të komunzimit”,

Në një intervistë për Ora News, historiani amerikan ka kujtuar kohën e diktaturës në Shqipëri përmes kujtimeve të tij personale, duke nënvizuar se komunizmi shqiptar ishte më i egri dhe më brutali.

I mbaj mend shumë mirë ato ditë kur erdha për herë të parë në Shqipëri. Pas vizitave në thuajse të gjitha vendet me regjim diktatorial në vendet Europës lindore, ajo që më bëri përshtypje në Shqipëri ishte se njerëzit nuk flisnin. Askush nuk fliste për situatën e rëndë në të cilën ndodhej vendi, ndryshe nga vendet e tjera, ku njerëzit gjenin guximin të shpreheshin kundër diktaturës. Për këtë them se regjimi komunist në Shqipëri ishte tejet brutal“, është shprehur Bernd Fischer.

v.l/Dita

Share This Article
9 Comments
  • Ne cilat vende te Europe’s lindore ishte regjimi me I” I mire “ , psh ne Gjermanine lindore, ku sundonte STASSI( ne se s,e kam gabim) ?!
    Mbeten te huajt duke na vleresuar e futur hundet gjithandej.
    Tere jeten me bajlozet pertej detit kemi luftuar.
    Sikur ka mjalte kjo Shqiperi, per boten, se ne vetem zeher po na japin ne keto 30 vjet.

  • Pse te flisnin kur edhe sot per mua kur krahasoj te kaluaren me te tashmen, i jap me shume pike asaj kohe! Pse do te thote dikush?! Sepse ai sistem qi..n…te ropte hajdutve, llapaqenve, dembelve etj.dhe vleresonte njeriun e ndershem e punetore, legenat i bente spiune per t’ua futur po legenave! Prandaj nuk kane folur.Nje gje po qe i shpetoi atij sistemi ishte kryelegeni kopili serb, qe u perdore si kryelegen atehere dhe tani nga ramizi dhe udb-ja.Vetem nje kryelegen mund te militonte si komunist fanatike ne radhet e ppsh-es per 30 vjet dhe me nje kerkese te ramizit te konvertohej ne “demokrat” per 30 minuta.

  • O Cari, po pas viteve ’90 per ty rregjimi me DEMOKRATI nga ish vendet Komuniste eshte ne Shqiperi apo jo, pasi ketakuar Sali Karaxhic-in.
    Apo nuk ka rene akoma Komunizmi ? O koqe.

  • Kur keta zorraxhinje hitlerian neonazist gjejne budallenje ne Shqiperine e sotme te djegur e shkaterruar nga shpellaret udebasher te Tropojes dhe Shkodres le te tallin menderen me nje popull naiv, qe hengri dhe djemte e tij ushtarak qe e mbronin nga klanet vrastare Serbo-Greko-Ruse.

  • Te gjithe historian – komunistet kete zoterine Bernd Fischer e citojne me shume zell kur behet fjale per Luften e 2 Boterore .
    Para ca ditesh ne nje konference ,historiani i dashur i komunisteve ,nxorri 2 dokumente ne te cilat thuhej se gjermanet u larguan nga Shqiperia me 4 dhjetor 1944 !!
    I pari ishte dokument i ushtrise gjermane dhe i dyti amerikan .
    Caktimi i dates se Clirimit te Shqiperise nga forcat gjermane ,ishte politik tha Bernd Fischer .
    Po pse u ndjene historian – komunistet .As nje debat as dhe nje kundershti .
    Data e Clirimit te Shqiperise u caktua ne te njejten dite me daten e Clirimit te Beogradit .
    Rastesi ???.Kurrsesi .Kelyshet e kuq te Beogradit bene detyren e tyre.
    A ishte diktatura shqiptare njesoj si ne vendet e tjera ?? Diktatura shquptare ishte nder me egrat ne bote se ne Evrope nuk kishte krahasim as me Rumanine .E kush mund te krahasohej me komunistin shqiptar per nga egersia ,brutaliteti ,servilizmi ,urrejtja ??
    Shikoni se ci bene njeri – tjetrit per 45 vjet dhe mos pyesni ,a ishte me e egra ne Evrope diktatura shqiptare

  • Ndaj te nhejtin mendim me Besnikun. Duhet thene se Sigurimi i Shtetit Shqiptar ishte institucion shteteror ne mbrojtje te shtetit…te ketij shteti 100 e ca vjecar. Hiqi 45 vjet shtet diktatorial dhe historia e shtetit tone mbetet 60 vjecare…Po ne kohen e Zogut nuk ka patur diktature, abuzime me pushtetin?! Nuk ia vlen te zgjatesh. Gati 30 vjet pas shembjes se sistemit diktatiorial dhe i bihet fyellit me nje vrime. A kemi demokraci, sistem denokratik tani?! Une kam rezervat e mia.

  • Historian leshi qe vetem dem i ka bere vendit tone ! Nuk e kuptoj pse i jepet kaq rendesi ketij qe kujton se e njeh Shqiperine !Kontrolloni mire ku e kane burimin te dhenat qe ka ky ”historian” dhe nga kush eshte paguar !!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *