Sigurohen barnat e munguara për disa nga shërbimet mjekësore në spitalin e Lezhës. Sa i takon shqetësimit të ngritur mbi mungesën e barnave të domosdoshme në shërbimet e këtij spitali, gjatë ditës së djeshme ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë duke komunikuar se është ndërhyrë me sigurimin e tyre. Sipas burimeve zyrtare të këtij institucioni, urgjenca ka qenë tërësisht e furnizuar me serume, ndërkohë që është kundërshtuar edhe mungesa e antibiotikëve oralë. “Ndërhyrja erdhi pas disa problemeve të kufizimit të pjesshëm të furnizimit me barna, një pjesë të antibiotikëve intravenozë dhe intramuskularë, (pasi ata oralë nuk kanë munguar në asnjë nga shërbimet”. E theksojmë se urgjenca ka qenë tërësisht e furnizuar qoftë me serume, dhe me elektrolite, etj. Dje në mesditë është plotësuar në mënyrë të menjëhershme çdo mungesë e raportuara nga mjekët e shërbimeve përkatëse”, ka sqaruar Ministria e Shëndetësisë.
