Vetëm në këtë muaj janë bërë nja 3 a 4, 5 a 6 festivale. Dhe jo festivale dosido, por marshalla: ndërkombëtar, mbarë-kombëtar, internacional, stër-nacional, ballkanësor, europian e mbarëbotëror…
Festivale për të gjitha, nga të gjitha, e me të gjitha. Jo! Le të dalë ndonjë e të thotë se filan qytet, krahinë o prefekturë ka mbetur aksh festival pa u bërë…
Bahhh… Do të ishte turp i turpeve…
Po… Ke parë: Ky zinxhir i festivaleve çoç më sjell ndërmend një histori që e rrëfenim për të buzëqeshur nën buzë në ato vite kur na kishte pllakosur, si ndo Zot sot, “begati e madhe”…
Para se të fillojë punë një grua si shitëse në një dyqan, shefi i tregtisë, midis këshillave të tjera i thotë: “Edhe… Vëre vath në vesh: Kurrë nuk do të thuash ‘s’ka’. Dëgjove! Kurrë… Të vjen ndonjë, p.sh. dhe të pyet: Keni oriz? Dyqani s’ka, po ti kurrë s’do të thuash ‘s’ka’. Kemi makarona, i thuaj. Ai të kërkon kafe, ti jepi qiqra. S’ka gozhdë – ka bulona. E kështu me rradhë.” Dhe kështu vazhdoi edhe shitësja, por një ditë një person i kërkoi “letër higjenike”.
-S’kemi letër higjenike, ia ktheu shitësja, por kemi letër… zumpara…
Edhe këto festivalet…
Vërtetë s’kemi filma, ama kemi… festivale. S’kemi teatro, s’kemi drama… kemi festivale të të gjitha markave…
S’kemi opera, opereta, simfoni, balet e orkestra, po… he… kemi festivale…
Festivale, libri, poezie, këngë, pianoje, defi e gërnetë, këngëtarësh e valltarësh, çorbaxhish e kulinarësh, rrobaqepsish e opingarësh…
He… Bir, o bir… S’kemi kozmonaut, kem festival. S’kemi patinazh, deve,
Himalaja, hieroglife, piramida, regbi, arra kokosi e më the e të thashë, punë e madhe…Vardo ore… festivale…
Punë e madhe, kush paguan e si paguan… Kush fiton e kush humbet…
Heeee… Pse? Me ato vepra e me ato / ata krijues dhe ekzekutues po të asaj kohe do të mbetemi edhe sot ne… Jo,moreee… Hajde, varda, jepi… festivale, festivale, festivale dhe… RED CARPET… Demode tapet te kuq… Edhe… Si i thonë, more? Ah, më rëntë një pikë mua, më rëntë që i harrova… VIPAT more… Vipat… Vipat more, të çfarëdo lloj yrneku…

Qekur ike o Astriit,kafeteatri `Skampa`ka mbetur pa aktore,pa regjisore,nuk ka teater,nuk ka estrade,po ama festival nderkombetar ka .para bashkia te paguaje aktore nuk ka,por per ate festival ka.Para bashkia per te paguar nje trupe profesioniste nuk ka,por para per te paguar 7 marangose,7 fonista,7elektricista,7 kompjuterista,7 oksigjenista,7 roje ke dera,7 roje pas dere,ka.Kjo ushtri me prapavije ju sul nje dite vere teatrit dhe i vu flaken.U dogj arkiva,u dogjen fotografite,u dogjen kostumet popullore,u dogj rekuizita,u dogj historia e kinoteateatrit 80 vjecar,por 7×7 prapavija shpetoi.Se kush pagoi,se ku i gjeten paret,se pare bashkia nuk ka,teaater kafe skampa u ndertua nga e para,me gjithe 7×7 prapavine,qe nuk dihet cfare plani sulmi po sajojne
Ja ke lujt piten ketyre festivaleve te leshit qe jane vetem me xhvat ca para te taksapaguesve shqiptare.Dhe fitojne menaxheret,jo artistet.Menaxheret-hajdutet e moderuar te koheve moderne.
Realitet i dhimbshem per kulturen dhe identitetin tone kombetar!