Nga Skënder Minxhozi
Fare shkurt dhe qartë: do ishte bërë nami! Një nga ato name të zeza që di të kurdisë vetëm Doktori i Madh, siç e quan Sali Berishën Presidenti aktual i Shqipërisë. Një nga ato name që di të qajë e të këndojë me vaje vetëm Partia Demokratike.
Një forcë politike, ku vdekja ka qenë dhe mbetet një forcë shtytëse madhore, një ritual i shenjtë dhe një totem i paprekshëm. E dimë se çfarë dramash kombëtare ka kurdisur rreth vdekjes dhe me vdekjen kjo parti, edhe në ato raste kur rrethanat i kishte kundër e vrasësit ishin të sajët.
Diçka e ngjashme po ndodh edhe sot, kur një anëtar i stafit shoqërues të Gazment Bardhit dyshohet si autori i një ekzekutimi në mes të qytetit të një aktivisti të maxhorancës. Është një nga ato vrasje ku pala e akuzuar e ka të vështirë ta faturojë krismën dhe plumbin në kampin tjetër, e ku për pasojë po përpunohet opinioni publik me rrethanat praprake të ngjarjes. Zarfa me lekë për blerje votash, provokime nga njerëzit e Taulant Ballës, reagim për vetëmbrojtje etj etj.
Kjo është avokatia e vetme e mundshme e atij që ka marrë jetë njerëzish. Është strategjia e tymueseve të atyre që e dinë se të marrësh jetë është faji suprem, përgjegjësia e paapelueshme dhe njolla e pashlyeshme. Cilado që të ketë qenë skena e krimit dhe rrethanat e tij.
Dhe meqë vrasësi nuk ka qenë bodigardi i Taulant Ballës, e as shefi i tij i fushatës, sot Elbasani, Tirana dhe Vlora kanë qetësi. Presidenti hesht “në pritje të informacioneve”, pasi vrapoi nga iftari tre netë më parë drejt Kavajës, ku akuzoi brenda orës Ramën dhe gjithë socialistët për plagosjen brenda degës së PD.
Jo vetëm kaq. Ilir Meta me gjuhën e tij zjarrvënëse, mund të këqyrë sot sesi pas deklaratave të tij me kosa e cfurqe, nëpër qytete po kërcet pushka vetëm pak orë para zgjedhjeve. Ndërkohë që ai vetë, edhe pse e ka pasur mik e bashkëpunëtor Pjerin Xhuvanin, nuk është në gjendje as të ngushëllojë familjen e të ndjerit!
Po ta kishte vrarë bodigardi i Taulantit Pjerinin e ndjerë, sot do kishim grumbullime para PD në Tiranë dhe në Elbasan, Lulzim Basha do anullonte turin elektoral e do dilte me tre oktavë ngritje zëri në të gjitha mediat televizive. Nëse do ishte bodigardi i Taulantit vrasësi, edhe kryetarët e partive aleate do i hiqnin pluhurin selive, për të bërë konferenca shtypi urgjente, edhe deputetët opozitarë të Elbasanit do bënin roje të koka e të plagosurve në spitalin e qytetit, edhe shoqëria civile me nuanca blu do brengosej para kamerave, ndërkohë që gjithologët e mediave opozitare do pikonin trishtueshëm nëpër studio, në kujtim të “Pjerinit të shkretë” që e vrau dora e zezë e shtetit.
Nëse vrasësi do të ishte bodigardi i Taulantit sot Sali Berisha dhe Ilir Meta do ta shpallnin ditë zije në të gjithë Ballkanin Perëndimor, kurse Presidenca do hapte dhomën funebër e librin e mesazheve për këtë dëshmor të 25 prillit.
Fatmirësisht qeveria nuk vrau sot një njeri. Dhe kur shteti nuk vret, gjithmonë ka vend për të marrë frymë pak më lirisht.
Fatkeqësisht sot u vra një njeri, të cilin pala e dyshuar si ekzekutore, po e akuzon si trafikant votash. Këtu mbaron e gjithë fabula. Ose më saktë farsa.

Dhe e vrane dhe e shane Pjerinin.
E akuzuan e dhe per makinen te mbushur me karta identiteti,pashaporta dhe dengje me para,me te cilat po “blente vota”.E ARRESTUAN,,E moren peng prane lokalit te tij,pastaj e vrane bashke me dhendrin,si “exponente te krimit”
E bene si me ate priftin,dom Lushin,qe e mbajten peng ne kishe per ta fotografuar duke nxjerre pushket nga Altari,qe i kishin futur vete.Pastaj e pushkatuan.
Ne radhe te pare Pjerin Xhuvani ishte nje mjek.Nga 2005 deri ne 2015 me sa di une kur ishte drejtor i spitalit psikiatrik te Elbasanit,udhehoqi Projektin e BE Sherim prane Komunitetit,,,duke hapur dy qendra Rehabilitimi per te semuret mendore ne Balashe dhe ne Cerrik..Askush flet per keto,,por NXJERRIN FAKT TE PAKUNDERSHTUESHEM KRIMINALITETIT,PAMJET KUR TAULANT BALLA I PASKA FERKUAR BARKUN,,diten kur Pjerini si mikprites i Dites se Veres qenka konfliktuar me ca qen te terbuar qe i therrisnin batutaxhiut Edi Rama,,-Jasht nga Elbasani…Rama ik etj.Ky eshte krimi i faktuar i Pjerin Xhuvanit,qe u vra dje -Me plumb Krese!
Ai i Taulantit qelloi i pari , por nuk e vrau dot
Ndaj dhe e piu te dredhur
Kete e thote vetem vrasesi.
Apo keshtu ju pelqen te besoni ju militantve?
Or ti me emrin edi, pervec se idiot je dhe i lig. E para edhe falet kurse e dyta perben mekat dhe nga qe je anonim ne mos ligji, e sigurt qe zoti do te te ndeshkoje. Nuk mund te te them turp se ti nuk degjon nga i vesh.
NJE ANALIZE BRILLANTE ZOTI MINXHOZI !
… se kuptoj c’kuptim ka ky shkrim…!Me pelqen nje shkrim qe godet krimin, qe elementi kriminal te mos politizohet, ku te jepet mendim dhe per denimet e rrenda we duhet te kete per kriminelin, deri me jeten..! Nuk behet ndryshe ne ate vend ku vete politika eshte pjese dominuese e krimit..!
Jo mor maskara gazetar sepse shteti vrau (plagosi) nje dite me pare dhe u mundua t’a justifikoje se ngjarja nuk ishte politike dhe per ti mbushur mendjen popullit e nxorren demokrat (qe hante e pinte me kryebashkiakun socialist dhe shoqerohej ne vrasje nga policia socialiste e bashkise.
Si mund te quhet medja pushteti i katert kur ne fakt ben pjese ne pushtetin e pare dhe duket qarte sepse tek ne asnje medje nuk eshte e pavarur por ose eshte ne krah te pushtetit (si ky minxhozi) ose ne krah te opozites.
SKENDER mINXHOZI NE STILIN E TIJ, NE STILIN E ZBULIMIT TE VERTETES DHE ANALIZES RELIATE TE NGJARJEVE POLITIKE.
Ekam ndjekur edhe ne analizat e bisedat ne studiu, e degjoj me kenaqesi per anlizat e mencura qe ben dhe llogjiken e ftohet qe ka.
Shendet dhe suksese!
Zot Minxhozi eshte nje gazetar i nderuar, analist objektiv, i vertete dhe i admirueshem. Eshte njeri intelektual me mend ne koken e tij, jo si disa kanaliste, qe vertiten pas zorres se trashe…dhe keta jane me shumice ne vendin tone fatkeqesisht.
Nuk ka sikur, sepse edhe ai i rames e plagosi nje nga
pala kundershtare.