Sikur të zgjidhej Saliu në një post të tillë…

anazapta

Mediat, diku si një lajm të thjeshtë, të tjerat paksa me indeferentizëm të shtirur, të tjera dashamirëse e me sens mbështetëjeje, u bënë shpërndarëse të lajmit se politikani Edi Rama, tashmë është zgjedhur zëvëndës/President i Internacionales Socialiste. Nëse do ishim në kushtet e një situate të zakonshme politike, jo thjesht për mirësjelljeapo kortezi, ky vlerësim ndërkombëtar i një personaliteti politik dhe i një njeriu publik të shoqërisë shqiptare e meritonte edhe përgëzimin apo përshëndetjen e liderëve të tjerë politikë të vëndit, e personaliteteve publike dhe pse jo edhe të intelektualëve të pavarur e dashamirës të zhvillimit.

Nuk janë ngjarje që përsëriten e ndodhin shpesh. Do duhej të shmangeshin qëndrimet politike. Në kushtet e nje vëndi demokratik

kjo do të duhej të ndodhte pavarësisht ngjyrimeve politike apo kampeve politike. A do t’a bëjë të paktën këtë veprim mirësjelljeje i pa ndikuar politikisht presidenti i vendit z.Nishani?.

E meqë një gjë e tillë ka pak gjasa të ndodhë le të abstragojmë për një moment dhe të mendojmë sikur një zgjedhje e tillë të ishte bërë për kryeministrin S.Berisha! E imagjinoni dot se, cila do të ishte atmosfera mediatike e politike në vënd për ditë e ditë të tëra ?. A mundet njeri të mendojë se kryeministri dhe mazhoranca do të linin të shpëtonte ky rast për të propoganduar vlerësimine politikës së ndjekur prej tyre?. Një vlerësim i tillë hipotetik për kryeministrin e vëndit ,do të ishte një flamur beteje që do tundej pa pushim nga mazhoranca e sotme dhe vetë PD në pushtet pa pushim, pa ndalim, pa asnjë sens mase dhe etike normale shoqërore.

Gjithsesi, unë ndjehem mirë kur në botën që na rrethon përmenden e vlerësohen emrat e bashkombësave tanë. Rasti i Ramës e meritonte një trajtim të tillë!. Vështirë nën trysninë e kësaj lloj “politike”, por jo e pamundur. SIKUR!?

 

Opinion i nënshkruar: Alqi Kadënasi

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *