Silvia Bino, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, një nga zërat e pavarur e të drejtpërdrejtë gjatë gjithë pandemisë është aktive në Instagram herë pas here me lajme rreth Covid.
Lajmet që poston Bino tregojnë për atë që ajo mendon saktësisht.
Edhe Jennifer Aniston u shfaq në story-n e Binos, me lajmin për BBC ku shkruhet se aktorja ka shkëputur takimet me miqtë e saj, por që nuk janë të vaksinuar.
Aktorja ka treguar se nuk ka kohë për të humbur me njerëz që nuk dinë të shikojnë faktet:
“Ne të gjithë u bombarduam me lajme, me ankth, panik përgjatë pandemisë dhe shpresonim të zgjoheshim një ditë nga gjumi e të dëgjonim diçka shpresëdhënëse. Ajo që morëm, ishte akoma më shumë çmenduri. Ka akoma një grup të madh njerëzish që janë kundër vaksinës ose thjesht nuk dua të dëgjojnë faktet. Është turp i madh. Kam humbur disa njerëz që i takoja thuajse çdo javë, vetëm sepse nuk kanë bërë vaksinën”.

Silvia Bino ishte një nga mjeket që u infektua në punë e sipër dhe madje kaloi disa ditë edhe duke marrë kujdesin e mjekëve në Spitalin Infektiv.
Ajo ka promovuar vazhdimisht vaksinat anti-Covid pa bërë dallime.
e.r/dita

Qelbesirat e kriminelet e njerezimit, po bejne armiq e terrorista njerezit e shendetshem sepse ata nuk duan qe te marrin helmin e tyre.
Edhe ne te pavaksinuarit nuk i takojme te vaksinuarit moj Bino se na duken te rrezikshem nga ana mendore, sa lehte te manipulueshem dhe sa naive kundrejt sistemit. Gati-Tu…Gjihtmone Gati…Toga Shperndahu…etj etj
Se ti ke rrjedhur nga trute nuk do te thote qe te te ndjek dhe une e dashur Silva.Ti nqs beson se “vaksina” te mbron, shko beje dhe je ne rregull, na ler ne njerezve te shendetshem te arsyetojme lirisht, ashtu sic i ka hije nje qenieje njerezore te shek. 21