Silva Bino tregon rastin e një pacienti: Ka dalë katër herë pozitiv

Leda Hysa

Nuk bëri me dije moshën apo nëse është akoma në spital, por shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP Silva Bino tha se është rasti i vetëm ku pacienti ka rezultuar katër herë pozitiv me koronavirus dhe për mjekët nuk quhet i shëruar, pavarëisht kohës së gjatë në trajtim.

Bino u pyet nga Ilva Tare se sa të sigurta janë testet në përgjigjen e analizave.

Ka një debat se tashmë gjërat janë paksa më të qarta, të gjithë lexojnë, thuhet se Kiti është 50-60 % i sigurt?

Tamponi nëse merret mirë, dhe është shumë i rëndësishëm të jetë tampon në hundë dhe pastaj një tampon tjetër në grykë. Tamponi duhet të fërkohet mirë që të merrren qelizat. Dhe pozitiviteti i metodës shkon 75-80. Nuk ka saktësi absolute në mjekësi.

Doli javën e fundit një studim në SHBA ku tregonte që për rreth dy javë tamponi ka qenë pozitiv, pra kemi shance të gjejmë virusin për javë, por sa më rendë të jetë i sëmuri ngarkesa virale është më e lartë. Këtë e kemi vënë re edhe ne, kemi pasur prezencë të viurist apo raste të tjera me negativitet por mund të kenë bërë vdekje për aryse të tjera.

Kemi pacientë që tamponi i parë del negativ dhe i dyti nuk me del më negativ?

Kanë qenë raste shumë të rralla, kemi pasur dy raste deri tani. Është një ras, në katër testime është pozitiv. Ka diskutime në botë, ka mundësi që ngarkesa virale të jetë pozitive por tepër e ulët sa të mos jenë infektues. E kemi një rast që nuk quhet për ne mjekët i shëruar por mendojmë që do të negativizohet.

 

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *