Silvio Berluskoni vuan nga turpërimi i “Djallit”

redaktor

Presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni, nuk do t’i harrojë kurrë 90 minutat e fundit të sfidës mes Milanit dhe Napolit.

Kuqezinjtë janë turpëruar në “San Siro” nga Napoli, duke humbur 0-4. Gjatë gjithë ndeshjes, reagimi i Milanit ka qenë i vakët, ndaj dhe për këtë arsye ditën e sotme, presidenti Berluskoni ka dhënë një deklaratë, duke treguar zhgënjimin e tij.

“Nuk e shihja dot Milanin në atë gjendje. Nuk mund ta imagjinoni sa kam vuajtur”.

Menjëherë pas humbjes, numri një i klubit ka kërkuar të informohet rreth situatës së lojtarëve dhe gjendjes së klubit, ndaj dhe Berluskoni shumë shpejt do të ketë një takim privat me trajnerin Mihajloviç, nga i cili do të vendoset edhe fati i stolit, i cili duket se do të ketë ndryshim që pas 7 javëve të para të Serisë A.

Share This Article
2 Comments
  • Beni mire ta shkarkoni serbin o Berluskon sepse qysh ne fillim keni bere zgjidhjen e gabuar,.Ne se do vazhdoni me te nuk keni gje ne terezi.Milani i madh shime poshte.Shume i vogel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *