8 maj – Dita Ndërkombtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe
8 maji është ditëlindja e Henri Dynant, themeluesit të Kryqit të Kuq. Kjo datë përkujtohet në mbarë botën nga miliona njerëz, dashamirës, anëtarë dhe vullnetarë të Kryqit të Kuq si Dita Botërore e Kryqit të Kuq. 150 vjet më parë, më 17 shkurt 1863, një ide ambicioze bëhej realitet me krijimin nga një grup qytetarësh të Gjenevës, të Komitetit ndërkombëtar të ndihmës për ushtarakët e plagosur, çka do të shënonte edhe lindjen e njërës prej ndërmarrjeve më të mëdha humanitare botërore, Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe. Henri Dynant është njeriu që me vizionin gjenial, angazhimin personal dhe humanizmin e pashoq, i dha jetë njërës prej lëvizjeve më të fuqishme vullnetare planetare që solli revolucion në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare ndërmjet shteteve, sidomos në rastet e konflikteve të armatosura.
Kryqi i Kuq Shqiptar është krijuar në vitin 1921 dhe është anëtar i Federatës Ndërkombëtare që prej vitit 1923.
Fundi i një lufte të tmerrshme
5 maj 1945 – Dita e Rënies së Fashizmit
Beteja mori pamjen më të egër të saj dhe Berlini do binte shtëpi mbi shtëpi dhe lagje mbi lagje. Nga luftimet në Berlin, pala e sovjetikëve do të kishte 305 000 të humbur, ndërsa nga ana gjermane do të kishte 325 000 të vdekur. Më 30 prill të vitit të fundit të luftës, Hitleri, ai që nisi këtë luftë të tmerrshme dhe të pakuptimtë do të kryente vetëvrasje për mos të rënë në duart e sovjetikëve. 9 maji do të ishte dita e festimeve të fitores së sovjetikëve, edhe pse në të vërtetë grupe ushtarësh gjerman ë do të vazhdonin akoma luftën për t’u dorëzuar përfundimisht më 12 maj.
