Fundjava futbollistike e lënë pas, nuk përfundoi pa zhvillime në fqinjin tonë jugor, Greqinë, jo aq për rezultatet, por, për reagimet aq të ashpra dhe po aq absurde ndaj mënyrës së festimit të golit të Andi Lilës në sfidën e humbur ndaj rivalëve të Olympiakos, skuadër ku militon dhe një tjetër shqiptar në origjinë, Pajtim Kasami, i cili ka qenë gjithashtu objekt sulmi të ngjashëm vitin e shkuar.
Shumë gjëra u thanë në atë vend për kuptimin e mënyrës së shprehjes figurative të Lilës, por akoma më shumë, pikërisht këto “thashetheme” të bëjnë të reflektosh rreth integrimit të shqiptarëve në Greqi dhe pranimin të tyre nga shoqëria dhe mediat greke. Shpesh herë shqiptarët trumbetohen si shembull më i mirë i adaptimit në atë vend, ose dhe si një “prototip të emigrantëve të dëshiruar kundër prototipin aziatik dhe afrikan”.
Në kundërshtim me të mësipërmen, kanë qenë të shumta rastet ku ngjarje të futbollit tonë në nivel kombëtarë ose dhe veprime individuale të futbollisteve shqiptarë, janë trajtuar me mllef, sulme të ashpra si dhe injorancë katundareske nga fqinjët tanë evropian, madje edhe raste që çështja në fjalë nuk kishte absolutisht lidhje me vet ata.
Këtu mund të përmendim si fillim ndeshjen me Serbinë, ku mediat dhe shoqëria greke me një zë bashkuan “shpirtrat e tyre me vëllezërit serbë kundër nacionalizmit ekstremist shqiptarë”!. Nëse në këtë ndeshje grekët u acaruan nga një flamur që në përmbajtjen e vet përfshinte territore të Greqisë së sotme moderne, ndeshja miqësorë midis Italisë dhe Shqipërisë apo dhe reagime të futbollistëve shqiptarë në kampionatin helen, nuk kishin aspak dhe asnjë lidhje me “dinjitetin apo integritetin” grek, por, përsëri ka qenë subjekt të një lum akuzash skizofrenike.
Më saktësisht, në ndeshjen miqësore me Italinë, mediat dhe shoqëria greke, (keq)interpretuan me vetëdije të plote mesazhet e solidaritetit të popullit shqiptar për atë italian (edhe për fatkeqësitë natyrore që kishin goditur Italinë) ose dhe ato mbështetëse ndaj kombëtares, si “sulme të reja nacionaliste të tifozëve shqiptarë”. Në këtë rast, një bluzë e vetme të një tifozi të vetëm me hartën të “Shqipërisë Etnike” shqetësoi aq shume mediat greke sa që çdo gjë tjetër e ndodhur në atë ndeshje u prezantua si shpalosje e nacionalizmit shqiptar! Sigurisht që në kundërshtim total me këtë frymë, mediat italiane paraqitën një imazh krejt tjetër të tifozëve shqiptarë dhe të Shqipërisë.
Për sa i përket futbollistëve shqiptar në kampionatin helen, Ergys Kaçe ose shembulli më i mirë i shëmtisë së kristalizuar të qëndrimit (ende) negativ të vendit fqinjë. Postimi i një fotografie me simbolin e UCK-së solli një stuhi akuzash të shëmtuara ndaj futbollistit në fjalë dhe shqiptarëve në tërësi, si njerëz mosvlerësues në kurriz të zemërmirësisë greke! A thua se UCK-ja apo dhe Kosova kanë ndonjë lidhje tjetër me Greqinë, përveç qëndrimit pro-Serbë të palës greke!! Skualifikimi i heshtur i futbollistit në fjalë e bën këtë ngjarje edhe më paradoksale edhe pse pas njëfarë kohe, situata erdhi duke u harmonizuar.
Në fundit e rasteve të tjera të papërmendura, qe rasti i futbollistit të PAS Janina, Andi Lila, i cili në festimin e golit të nderit të skuadrës së tij, vendosi të shfaq me duart e tij shqiponjën dykrenore shqiptare, e cila është dhe simboli ynë kombëtarë, botërisht e njohur dhe e pranuar. Përsëri, shtypi grekë, tifozeria greke dhe shoqëria me gjerë, u vërsulën Lilës si të ketë ofenduar ose dhe vandalizuar “diçka greke”.
O ju popull i mjerë, të destinuar për të mbetur gruaja e perëndimit por dashnorja e lindjes, “burimi i demokracisë moderne” por dhe abuzuesit më të mëdhenj të saj, mësoheni njëherë e përgjithmonë se simboli i shqiponjës dykrenore është simboli ynë kombëtarë dhe shtetërorë, prandaj dhe çdo lojtar ka të drejtë ta shfaqi hapur atë dhe dashurinë e tij për atë, ashtu si çdo lojtarë amerikan-latinë, afrikan, evropian apo dhe aziatik, në fushat e lojës ku shpesh herë kanë shpalosur dhe puthur flamujt e tyre KOMBËTARË!
Futbollistët shqiptarë jo vetëm që nuk duhet të japin shpjegime për veprime të natyrës në fjalë, por, duhet ti përsërisin ato sa më shpesh për të krijuar kulturën e nevojshme të pranueshmërisë së diversitetit, sidomos ndaj shqiptarëve, të evoluar në atë vend. Për më shumë, e drejta e të shprehurit dhe liria e fjalës ndryshe, është një e drejtë e pranuar ndërkombëtarisht dhe vetëm vendet totalitariane dhe hibride i mohojnë ato!
Ju, çfarë dhe ku jeni?!
*BA Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare

Esht me shum tregues qfar perceptimi kan ndaj nesh.dmth pertokë na respektojn . Vetem ngritja e nje unaze te kurrizit tone esht per ata provokim !!!!
Po mire po edhe ky kavajsi nuk rri dot pa e ngritur sumen , pse duhet te festoje si islamik ne aspirojme te jemi pjese e Evropes ku ndodhemi edhe gjeografikisht.
Festoj si islamik? C’te keqe ka te puthesh token? Po kur papa Vojtila zbrit ne Tirane dhe puthi token ishte islamik? Cuditerisht ka shume islamofobi ndermjet njerezve, por e gjitha nga injoranca.
Ju gazetaret mos u merrni se beri shqiponjen apo nuk e beri. SHqiponja me dy koka eshte e krishterimit, ate e kane Ruset, Mali Zi; me nje koke e kane GJermanet, Polaket etj.
Kjo lufte qe po i behet nje lojtari Shqiptar nga Greket, tregon ne fakt se sa larg jane fqinjet tane nga Europa. Tregon mentalitetin e tyre perjashtues dhe anakronik qe s’diten kurre te shfarosin ndonese kaq vjet ne BE. Sot i shqeteson shqiponja, neser do i shqetesoj ndonje gje tjeter, e pasneser do i shqetesoj ekzistenca jone. Eshte e papranueshme qe vet ne te biem pre e anakronizmit te tyre dhe te justifikojme ate. Lojtari s’ka bere asnje gje te keqe, qe si takon te drejtave te tij njerzore, ndaj eshte e turpshme ky lloj interpretimi i tyre dhe lufta ndaj tij.
Greket dhe sllavet kane mbetur shume larg koncepteve moderne evropiane.Per ta eshte krim te ngresh flamurin kombetar shqiptar ne nje ndeshje futbolli.Ne Serbi kishin gjakosur nje shqiptar vetem se pse kishte folur shqip ne telefon.Pak vjet me pare ne greqi u vra nje i ri shqiptar,se ngriti flamurin shqiptar ne nje ndeshje futbolli,kur skuadra jone shenoi gol.Per te gjitha keto poshtersi dhe krime nga me te shemtuarat,fajin e kane vetem partite dhe qeverite e ketyre vendeve,qe nxitin ne popull antishqiptarizmin,shovinizmin dhe dhunen midis popujve tane.
******Ne simbolin e ketije djali shqiptar me shqiponjen e Andi Liles ne stadjumun grek ,shohim forcen shpirterore dhe idealin e lirise se shqiptarve qe do te jene ne gjendje me vone te ralizojne te drejtat e bashkimit te nje populli shqiptar ,dhe do ti lejoje atij te dale qofte perballe shovinisteve fqinje ,qofte edhe perballe europes .Andi Lila ,keshtu eshte bere zedhenes i ideve themelore te objektivave politike te levizjes se bashkimit te trojeve shqiptare natyrale,simbol i idese se unitetit kombetar .Nje bashkim i tere popullit shqiptar ne te gjitha trojet e saje, do gjeje forcen e saje si kombe ,aty eshte forca e saje .Kesaj i tremben komshijet tane shoviniste ,grek apo serb.Ketu eshte pikrisht edhe shkaku i kercenimit dhe acarimit te grekve me djaloshin shqiptar.#############.