Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi janë ulur afër njëri-tjetrit në Kinemanë ABC në Kosovë.
I pari kryetar i Kuvendit dhe nënkryetar i PDK-së, ndërsa i dyti kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, morën pjesë në shfaqjen e filmit dokumentar për simbolin e rezistencës kombëtare Adem Demaçi.
Dikur bashkë në PDK, Veseli dhe Krasniqi tani janë kundërshtarë në politikë. Madje Krasniqi shpesh në deklaratat e tij akuzon rëndë krerët e PDK-së për mungesë transparence.
Afër Krasniqit është ulur edhe akademiku Rexhep Qosja, ndërsa në këtë aktivitet morën pjesë edhe zyrtarë të partive tjera politike, kryesisht ish-të burgosur politikë.
