Dr.Sc. Ilmi VELIU
Kësula (Kapuçi, Qeleshja, Takija) shqiptare është e vjetër sa edhe vetë shqiptarët dhe në lashtësi ka pasur rolin e një simboli të shenjëtë. Atë e hasim në piktura e skulptura të kohës Pellazgo-Ilire. Duke krahasuar te gjitha kësulat që janë perdorur e që vazhdojnë të përdoren në botë, konstatojmë se vetëm kësula shqiptare është me ngjyrë të bardhë dhe është bërë nga leshi i deles. Serbët dhe sllavomaqedonët, nga urrejtja e madhe qe kanë pasur për shqiptarët, i kanë quajtur edhe “Kësulëbardhit” (Belokapci).
Fatbardha Demi në shkrimin e sajë shumë me vlerë, potencon se Plisi, Qeleshja, Takija e shqiptarëve të sotëm është objekti që ka ruajtur dhe përcjellë mitin e origjinës së njeriut dhe historinë e zhvillimit dhe të besimit pellazgo-ilir. Ka simbolizuar lidhjen e njeriut tokësor me Krijuesin, siç e shprehnin edhe vetë pellazgo-ilirët, duke e quajtur veten Hyjnorë.
Kësula e Dardanisë-Kosovës, që shtrihej në të gjithë Dardaninë dhe kufiri jugorë ishte Pollogu e Gostivari, e ka formën të rrumbullakët. Kësula që është përdorur nga teritoret në jug të Gostivarit; Kërçovë, Manastir, Prilep, Strugë, Dibër e ka formën e rrafshët.
Formë të rrafshët ka edhe kësula e Shqipërisë së Mesme dhe e Veriut por ajo eshtë pakë më e shkurtër se ajo dibrane. Kësula eShqipërisë së Jugut dhe Ҫamërisë, është e rrumbullakët, por shumë më e gjatë se ajo e Kosovës.
Kësula shqiptare me të tria format e saja është përdorur dhe vazhdon të përdoret edhe sot. Skulpturat dhe pikturat e lashta,të gjetura deri me tash, vertetojnë se kësula shqiptare me të gjitha format e saja është përdoruar nga shqiptarët në lashtësi po edhe në Mesjetë kur ata vehten filluan ta quanin Arbër dhe shtetin e tyre Arbëri. Se shqiptarët në lashtësi përkrahë shqiponjës dhe gjarpërit (Ilyrios), si simbol të shenjëtë e kan konsideruar edhe kësulën (plisin-kapuçin)shihet nga ajo se kësulën shqiptare e gjejmë të gëdhendur edhe te pllakat e varrit me të tri format që sot i ka kësula shqiptare.
Varret shqiptare me simbolin e kësulët te pllaka e varrit janë të viteve 1700-1800 dhe emri i shqiptarit është i shkruar në gjuhën osmane, por në majë të pllakës së varrit që eshtë tek koka e të vdekurit, është e prezentuar forma e kësulës shqiptare.
Kjo tregon dhe vërteton se për shqiptarin, siç ka qenë simbol i shenjtë gjarpëri e shqiponja, edhe kësula ka qenë simbol fetar e kombëtarë dhe ka dashur që shqiptarin ta përfaqësoi dhe prezentoi edhe te varri.


E sigurte per lashtesine iliro-shqiptare eshte fustanella..
Te deshmuar ne fillim te shek XIX ne pikturat e udhetareve evropiane kemi TAKIJEN e Myzeqese.
Plisi i Kosoves dhe qeleshja e Shqiperise,ndac e rrafshet,ndac e rrumbullaket,jane te njejta me disa ne Afriken Veriore(Algjeri,Marok,Siri,Egjypt).
Keto kokembuluese nuk i gjejme deri ne 1847,tek skicat e Lear,prandaj jane te vona fare.