Përshëndetje DITA. Ishte interesant fakti që për ta zbutur paksa nervozitetin e një pjese të qytetarëve të Tiranës, me prishjen e mbikalimit të Zogut të zi, u sajua shpejt e shpejt një shatërvan, nga ato që e hidhni ujin përpjetë, si për t`ua marrë mend gjindjes që mos mendonin se ç`dëm i ishte bërë kryeqytetit me prishjen e një vepre publike për hir të ca votave.
E tani pas 7 vitesh, Tirana vuan mungesën e mbikalimit në atë rrethrrotullim ferri, votat sigurisht nuk u morrën, e shatërvani ka mbetur pa ujin që e hidhte përpjetë. Kështu që tek suprina e ujit të ndenjur që ndodhet në basenin e saj, mund të pasqyrohet vetëm një gjë: mbrapshtia e politikës dhe e punëve të saj, si dhe fytyrat e deformuara të atyre që gatuajnë të tilla çorba.
Ndërsa mungesa e ujit, përcjell simbolikisht vizionin dhe dashurinë e munguar për këtë vend; është thatësia e shpirtit të atyre që kurrë nuk u ujitën me dashuritë qashtër për atdheun e tyre, të fëmijëve e bashkombasve; është vyshkësia e karakterit, që nuk rrezaton kurrë jetë.
Jo më kot, uji është bazë e jetës. Dhe kur nuk ka ujë, sigurisht që nuk ka dhe jetë. Shatërvani i tharrë i Berishës e i Bashës, është mesazhi më i gjallë e më kuptimplotë i kësaj metamorfoze trishtë sociale.
Dërguar me email

Vertete shatrivani qe bera une nuk e hedh ujin perpjete……por pa veshtro pakez kendeja:
-Jo vetem une e Xeni,por edhe Liria e Argita e hedhim shurren perpjete
E vertete, sikur disa ore ne dite te punonte ky shatervan do te ulte sa a sa ndotjen me pluhur dhe smogun e kesaj zone te tmershme . Ne banoret e kesaj zone kerkojme qe te matet sasia e smogut dhe pluhurit . Prandaj disa m 3 uje ne dite do ta ulnin kete super ndotje . Ku jane organizmat e mbrojtjes se mjedisit , qe nga Ministria e deri tek shoqatat qe ndoshta me te drejte kerkojne mjedis te paster ne plazhe dhe kudo ,por te vine aty tek ky rreth rrotullim . Ju lutemi pak m3 uje asgje me shume ,sikur dhe me riciklim ,mjafton te mbledhi ky basen 1/2 e smogut dhe pluhurit . Po faj kemi vet ne banoret qe nuk ngrihemi dhe te vemi te dera e bashkise , kur nuk punon perse u harxhuan leket per kete shatervan ????????????