E vërtetë apo thjeshtë një spekullim kjo mbetet për t’u parë por ajo që nënvizon Sport.es është se një prej kandidatëve kryesorë për t’u emëruar presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pikërisht Donald Trump mund të shndërrohet në aksionerin më të ri të klubit zikaltër, dhe nëse kjo ndodh në stolin e Interit pritet të ulet trajneri aktual i Atleticos së Madridit, Diego Pablo Simeone.
Erick Thohir po punon për të gjetur aksionerë të ri në mënyrë që të forcojë financat e klubit dhe sipas Sport.es është në bisedime me kompaninë Proto Group LTD, që është në pronësi të Donald Trump dhe Alessandro Prottos.
Një aksioner i ri në klub do të sillte më shumë para dhe këto para Interi është gati t’i investojë për El Cholon Simeonen. Me Mancinin që mund të marrë drejtimin e kombëtares italiane, drejtuesit zikaltër janë të bindur se argjentinasi është njeriu i duhur për të rikthyer Interin te sukseset.
18-herë kampionët e Italisë kanë gati një ofertë të cmendur për të bindur Simeonen të ulet në pankinën zikaltër. 20 milionë Euro në sezon për El Cholon dhe një kontratë që do të skadojë pas 5 vitesh. Si një ish futbollist i Interit nëse gjithcka rezulton e vërtetë Diego Simeone vështirë se do ta refuzonte një ofertë të tillë.
