Interi i ka humbur shpresat te Valter Mazarri dhe synon të marrë Diego Simeonen nga Atletiko Madrid. Është gazeta spanjolle “El Confidencial” që ka zbuluar planin e presidentit Erik Thohir, i cili synon t’ia besojë argjentinasit rilindjen e skuadrës së tij. Indoneziani mendon se kjo skuadër krejtësisht konfuze ka nevojë për t’ia nisur nga zero dhe argjentinasi shihet si njeriu i duhur, pasi bëri të njëjtën gjë në skuadrën madrilene. një fillim të ri nga zero me një figurë qëndrore e të rëndësishme, siç është identifikuar tekniku argjentinas, arkitekt i ringritjes me suksese të Los Colchoneros. Për më tepër, Simeone ka luajtur me Interin dhe në këtë aspekt tifozët nuk do të kishin asnjë kundërshtim. Problem mund të jetë fakti që ai është nën kontratë deri më 2017 me Atletikon, megjithatë vetë trajneri ka premtuar se do të mendohet për të ardhmen në përfundim të sezonit aktual. Për t’i prishur mendjen do të mendojë Thohir, i cili nuk do t’i kursejë paratë që Interi të kthehet te sukseset pas një sezoni pothuajse të dështuar, në të cilin rrezikohet edhe pjesëmarrja në Europa League.