Simeone nuk nënvlerëson Milanin, i trembet Balotellit

redaktor

Tre trofe brenda 18 muajve, kryesim i La Ligas në të njëjtnë kuotë pikësh me Barcelonën dhe Realin e Madridit, 7 pikë më shumë krahasuar me sezonin e kaluar. Ky është Diego Simeone, arkitekti i mrekullisë Atletiko Madrid, që për fat të keq ka pësuar 3 humbje brenda 7 ditësh.

“Ndodh edhe kështu. Të mos harrojmë se dy humbje i pësuam ndaj Realit të Madridit, një prej skuadrave më të mira në botë.  Cdo skuadër e ka një moment të vështirë, tani të shohim sesi do të dalim nga kjo situatë. Në 38 javë kampionat është e pamundur të konkurrosh me Realin e Madridit dhe Barcelonën. Ata e bëjnë diferecën përgjatë gjithë sezonit.”

Nëse Simeonë duhet të zgjedhë mes La Ligës dhe Championsit?

“Për mua jeta e tifozëve është La Liga. Championsi është i mrekullueshëm, të bën të ëndërrosh, por La Liga është buka e përditshme.”

Më 19 shkurt Atletiko do të luajë në San Siro ndaj Milanit sfidën e parë të 1/8 të Championsit. Për Simeonen, kuqezinjtë duhet vlerësuar maksimalisht, pasi kanë traditë të jazhtëzakonshme në këtë kompeticion.

“Milani i Champions Ligë është shumë më i fortë se ai i Serisë A. Është cështje tradite. Pastaj Milani është jashtë garës në Kupën e Italisë dhe në Serinë A, kështu që i mbetet vetëm Championsi. Milani ka kampionë të mëdhenj, ndaj duhet përballur me përulësi, duke qenë të bindur se nuk do të luajmë me skuadrën që nuk po ecën mirë në kampionat. Jam i sigurt që ndaj nesh do të japë më të mirën.”

Dhe në fund një koment i argjentinasit për Mario Balotelin.

“Baloteli është një fenomen, që mund ta rrisë cilësisht skuadrën e tij. Është një sulmues të cilin e admiroj, ai mund të kthejë në jetë një ndeshje të vdekur.”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *