Kryetari i Gjykatës së Krimeve të Rënda Lartë Sandër Simoni ka deklaruar se është kundër shkrirjes së këtij institucioneve.
Gjatë analizës vjetore të këtij institucioni, Sandër Simoni u shpreh se është e panevojshme që Krimet e Rënda të ndryshojnë emërtesë.
Sipas tij shkrirja e Gjykatës dëmton gjykimin e çështjeve që janë në gjykim.
Po ashtu Simoni ngriti edhe një shqetësim tjetër, atë të mungesës së prokurorëve gjatë gjykimeve. Ai tha se për këtë i jemi drejtuar me shkresë edhe prokurorit të Përgjithshëm.
