Gripi sezonal ёshtё njё sёmundje infektive qё përhapet nga personi nё person nёpёrmjet kollёs, teshtimёs dhe kontakteve tё ngushta. Simptomat e gripit fillojnё papritur dhe mund tё zgjasin nga disa ditё deri nё disa javё.
Simptomat mё tё zakonshme janё temperaturё, ethe, kollё, lodhje, dhimbje fyti. Shenja të tjera të mundshme janë: lodhje, dhimbje koke, të përziera, diarre, të vjella, dhimbje barku, rrjedhje të hundëve si dhe dhimbje muskujsh.
Disa sёmundje kronike, apo probleme shёndetёsore mund tё rrisin rrezikun pёr komplikacione serioze nga gripi.
Nga këto ndërlikime rrezikojnë më teoër personat që vuajnë nga obeziteti ekstrem, astma, sёmundje kronike tё mёlçisё, sëmundje të veshkave, probleme tё sistemit imunitar, sëmundje pulmonare kronike, sёmundje kardiake, diabet, sёmundje neurologjike dhe probleme tё neurozhvillimit. Duhet të bëni shumë kujdes, pasi dripi sezonal mund tё jetё serioz nёse vuani nga njё prej sёmundjeve të sipёrpёrmёndura.
Përgjithësisht gripi sezonal kalon lehtё pa kёrkuar ndonjё mjekim specifik. Megjithatё, pёr disa persona me probleme shёndetёsore specifike, gripi mund tё bёhet njё sёmundje serioze dhe madje fatale pёr jetёn. Pёr shembull, nёse ju keni diabet, sёmundje kardiake apo respiratore, gripi mund ta pёrkeqёsojё sëmundjen tuaj duke e komplikuar trajtimin e saj.
Gripi mund tё pёrkeqёsojё sёmundjen qё ju keni dhe si rezultat tё shkaktojë gjendje qё kёrkojnё shtrim nё spital. Kjo pasi, personat me kёto sёmundje kanё njё sistem imunitar mё tё dobёt si pasojё e sёmundjes qё kanё, apo mjekimeve qё marrin. Kjo e vёshtirёson trajtimin e gripit duke rritur rrezikun pёr komplikime tё sëmundjes.
Veprimet e përditshme të cilat ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së virusit të gripit.
• Mundohuni të evitoni kontaktet e afërta me individë të sëmurë.
• Nëse jeni të sëmure qëndroni në shtëpi për të paktën 24 orë.
• Nëse jeni të sëmurë evitoni kontaktet me të tjerët pasi virusi i kripit është shumë ngjitës.
• Mbuloni hundën dhe gojën me një shami kur të teshtini dhe kolliteni dhe hidheni pasi ta keni përdorur.
• Lani duart shpesh dhe me sapun dhe ujë ose përdorni solucione duarsh me alkool.
• Mos prekni sytë, hundën dhe gojën me duar pasi virusi përhapet në këtë mënyrë.
• Pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet dhe objektet që mund të jenë kontaminuar me virus.
• Konsultohuni me mjekun per mjekimin me ilaçe kundër gripit.
• Ilaçet kundër gripit mund të përdoren vetëm nëse jeni të sëmurë me grip, dhe të rekomanduara nga mjeku.
• Ilaçet kundër gripit duhet të fillohen brenda 48 orëve të para të fillimit të sëmundjes.
• Ilaçet ndaj gripit mund ta bëjnë sëmundjen më të butë, si dhe të shkurtojnë kohën që ju jeni të sëmurë. Ato mund të parandalojnë edhe komplikacionet e rënda që mund të vijnë nga gripit.
